Diskutime te lira - Janar 2020

paradoksale .
kosova e gateshme ti ofroj ndihme turkie-te …?
ah ,kjo megalomania - si miopia…

Epo I kemi vellezer .ja ketej nga ana jone iu dhane ndihme ate qe eshte me rendesishmja mendimet e lutjet tona se ndihma morale ka rendesi .

ndjese per titullin allasoj
http://www.gazetadita.al/tё-integrohesh-me-atё-tё-sёmёs/

1 Like

Asnje lloj ndjese, perkundrazi falenderime nga zemra per kete titull te modh, aq i modh osht sa mjafton si titull, s’ka nevoje te lexohet shkrimi.

Monica Bellucci nuk do mari pjese, sipas thashethemeve refuzoi edhe gruaja VIP e nje futbollisti vip (lajm sh mire), do shkoka Alketa…

1 Like

Cfare ka ndryshuar prej atehere?
“… Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga Gjergj Fishta në vitin 1913 .

“Në Shkodër si një herë në herë, rrena, pluhun, balt, kuaj e ka tana, muzikë, peca e… Rrnoftë Shqipnia! – por punë pa të cilat Shqipnia nuk mundet me dalë në dritë pak e aspak. Njerëzit janë tuj ndejë hijeve pa punë, tuj pritë me gojë hapët, si zogj pëllumbash, pale se shka po u bjen nana-vida Europë. Por, për një herë prit zot veç… mizat, sepse me ç’andrra po shihen vonë a vonë do t’ju bien gja në skjep…”

" Viti 2019 u karakterizua nga problematika që i tërhoqi me vete përgjatë vitit 2018. Problematikat kanë qenë të lidhura me kursin e këmbimit valutor euro-lek, ku euro vazhdoi të nënçmohej dhe në 2020-n presim të njëjtën tendence. Kishte problematika që u trashëguan nga viti 2018, të cilat lidhen me kohën e rimbursimit të TVSh-së, pasi pati biznese prodhuese që nuk merrnin rimbursimin prej 8-9 muajsh. Ndërkohë që ky fenomen është krejtësisht i paligjshëm dhe i padrejtë për prodhuesit që eksportojnë mbi 70% të prodhimit të tyre, që sipas ligjit duhet të rimbursohen automatikisht dhe pa vonesë.

Gjithashtu, pati probleme në sektorin e bujqësisë, ku me ndryshimin e skemës së TVSH-së në sektor, u krijua ngërç midis fermerëve, grumbulluesve dhe përpunuesve. Gjatë vitit nuk pati rritje të eksporteve, përkundrazi pati luhatje të eksporteve nga njëri tremujor në tjetrin. Një tjetër problematikë, që u shënua edhe gjatë vitit 2019, ishte ajo e lidhur me punësimin. Mungesa e kualifikimit të duhur profesional dhe rritja e emigracionit të punonjësve të kualifikuar ka sjellë një ngadalësim të produktivitetit duke ndikuar ndjeshëm në konkurrueshmërinë. Këtë vit pamë një përpjekje të qeverisë për të analizuar problemet e modelit të aftësimit profesional, pasi kjo reformë nuk dha rezultat.

Industritë prodhuese vazhdojnë të kenë mungesa të theksuara për punonjës të kualifikuar dhe nëse politikat publike të orientuara drejt arsimit profesional nuk do të konsultohen dhe bashkërendohen me sipërmarrjen, do te kemi një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes dhe të konkurrueshmërisë.

Duhet theksuar se edhe aksesi në kreditim, nuk shënoi rritje për vitin 2019, madje mund të themi që për industritë prodhuese është bërë mjaft e vështirë pasi konsiderohet si një sektor me risk.

Një nga problemet e paparashikuara në vitin 2019 ishte edhe situata e krijuar nga tërmeti i nëntorit, i cili rezultoi me dëmtime të rënda infrastrukturore dhe bllokim të aktivitetit ekonomik për shumë sipërmarrje. Kemi pasur informacione për dëmtime dhe ngadalësim të veprimtarisë ekonomike të bizneseve prodhuese në zonat Tiranë, Durrës dhe Lezhë."

Arben Shkodra, sekretar i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë
" … ë treti, problemet kryesore, që do ta bëjnë të vështirë situatën gjatë vitit 2020 do të vijojnë të jenë të lidhura ngushtë me politikat e gabuara ose të munguara të qeverisë për sa i përket industrisë dhe prodhimit. Aktualisht nuk kemi një vëmendje të veçantë për prodhimin vendas ashtu siç e kanë vendet e rajonit. Meritat për zhvillimin e industrive prodhuese i takojnë vetëm sipërmarrësve të cilët jo vetëm kishin vizionin për të investuar, por edhe kurajën për të përballuar vështirësitë dhe pengesat që shpesh krijoheshin nga politikat e gabuara…"

" … Nga informacioni që kemi, vende të caktuara të rajonit, pasi kanë studiuar tregun tonë, kanë mbështetur në një formë të strukturuar disa nga produktet e tyre të forta me qëllim kapjen e tregut, ndërsa qeveria shqiptare me papërgjegjshmëri vijon të ngarkojë prodhuesin vendas me barrë të lartë taksash, tarifash, procedurash të cilat ndikojnë ndjeshëm në koston e prodhimit dhe në konkurrueshmërinë…"

Pjer, na jep akoma edhe i cik ekonomi, se vdiqem per i cik lek.

te te jap nje lajm te mire, qe fiton lek indirekt :grin:
fillon fluturimet me tiranen, firma e lire apo low-kost, wizzair, biletat e te ciles qenkan jo me shume se 50 euro vajtje-ardhje, bergamo - tirana dhe trevizo - tirana

https://wizzair.com/#/

1 Like

Kapo bolja na jep ene i cik politike, se vdiqem per i cik intriga t’qelbta.

Ik o rame te vije luli,ik!

Gjynah dhe ai i ziu! Ka kalamanj per te rritur. Ka anglezin e fahriut,ka ate me mbiemer serb-srazimir,ka nard filozofin!
Ka dhe kapo(ta)t qe çajne menderen.

1 Like

edhe une nuk do ta kisha shkruar me bukur :grimacing:

Tenori me famë botërore, Agim Hushi, njëherësh ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, duke i sugjeruar të japë dorëheqjen dhe të largohet si zotëri.

I dashur Edi Rama!

Po ju drejtohem siç do të kishit dëshirë ju t’ju drejtoheshin të gjithë qytetarët e këtij vendi, kryeministrit të tyre!

Ju jeni kryeministri ynë dhe këtë s’e luan as topi! Jeni dhe - ndryshe nga ç’e thotë opozita - keni dhe merita e suksese te padiskutueshme në qeverisje! Por me sukseset e tua do të bashkëngjitej edhe dorëheqja juaj e parevokueshme!

Është e tmerrshme që mos ta keni kuptuar që shumica e popullit s’ju do apo mbase s’ju kupton!

Është e tmerrshme që mos ta kuptoni se po përdorni pushtetin dhe po e konsideroni Shqipërinë si pronën tuaj!

Mos e mendoni veten veç si objekt të opozitës!

Është e tmerrshme që shqiptarët të kenë një krye një llafollog që thotë gjithçka, por që s’thotë asgjë!

Të mos ju vijë keq dhe mos t’ju shkojë nëpër mend se përveç jush s’ka se kush t’i udhëheqë shqiptarët!

Të jesh i bindur se do të gjendet një njeri më i mirë se ju!

S’ju duan të rinjtë, studentët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, nënat!

Ju akuzojnë për vjedhës dhe vazhdoni të ruani me përpjekje pozitën e një të ndershmi të paprovuar nga drejtësia!

Si mund ta mbani pushtetin?!

Përzutë kombin dhe akoma s’po bindeni se ikja e popullit është një krim në duart tuaja?!

Ju jeni një kryeministër me disa arritje, por jo i mirë dhe më i miri!

S’keni faj edhe kur agravoheni se pushtetin e keni fituar me meritë dhe rrugë demokratike! Por jo si demokrat i vërtetë!

Ju mbani në këmbë një pushtet totalitar në thelb me vota 100% moniste!

Ikni si zotëri dhe çlirojeni popullin tuaj prej pushtetit monist!

Merr me vete se e ke forcën, të gjithë zagarët që mbajnë peng demokracinë shqiptare!

Bëhu “Heroi i Kohës Sonë”!!! Bëhu i rrallë!

Dhe atëherë do të jesh vërtetë, do të jesh heroi ynë!

Si për fund, do t’ju thoja diçka: Kur flisni, nuk gaboni kurrë. Kur qeverisni, jeni e kundërta!

S’ju duan të rinjtë, studentët, pensionistët, punëtorët, sipërmarrësit, nënat!
Ju akuzojnë për vjedhës dhe vazhdoni të ruani me përpjekje pozitën e një të ndershmi të paprovuar nga drejtësia!
Si mund ta mbani pushtetin?!
Përzutë kombin dhe akoma s’po bindeni se ikja e popullit është një krim në duart tuaja?!

Agim Hushi is an world class tenor, Albanian-born, Australian-naturalized spinto tenor currently living and working in Vienna,
…ky zotnia nuk I drejtohet fuksave 5 lekshe dhe enveristeve, per ju thote qe tju mare palloshi me vete :grinning:

1 Like

Never a big fan, but WOW !

RIP Kobe Bryant

Vertet nje humbje e madhe! :frowning:

Delta pa dhom, na jep i cik lekure inox, se jena jevgj me lekure xingato.

1 Like