Diskutime te lira - Janar 2021

Tiku per keta topat kanadeze vetem po te kete bere ndonje gje me koke te vete madheria e saj Elisabet se une me xhastinin nuk kemi dijeni!

Po mirë ,pse s’del ky tjetri,ky hollandezi që nënshkroi marrëveshjen me grekët e u dha 350 km/2 e të deklarojë që nuk i njeh 12ml ?
Të dalë të anullojë edhe marrëveshjet e salës për 4 varreza grekë në shqipëri!
Të dalë dhe ta votojmë.
Përndryshe të loz gur nënç me djalin e fahriut

Po merre njehere ne telefon mos te pergjigjet. :roll_eyes:

Përse duket sikur ka kaluar në orgazmë i barastunduri kështu, se nuk kam lexuar gazetat e papolitizuara të Zenit. Do të na e shpjegojë në ndonje artikull post-modern pa parti, apo do të na e lërë të papërtypur?

Pyet Nicola Gratteri-n

pallo 100 vete, e pallohu si di vete!

I Moth tregoja pak kush eshte Gratteri 50 centit

r.v.
Ja kjo qe po ben ti eshte gjeja me e nyte ne bote. Ftesa jote, gjasme thelbi i politikes ne çdo nivel, eshte shkaku i shkaterrimit te Peshkut dhe ka shum mundesi i gjithe botes, e cila eshte nje bordell ku te gjithe jan shok me te gjithe dhe te gjithe tradhetojne te gjithe kunder te gjitheve. Te gjithe kurva dhe kriminele, edhe ata me te miret. Veshtire t’i besosh ndonjerit.

https://www.syri.net/politike/399656/zbulohet-emri-lidhjet-e-ndragheta-me-shefin-e-policise-se-tiranes-qe-u-ble-me-mish-derri/

Une per vete kam respekt per Gratterin.

r.v.
nuk e di kush eshte Gratter, por ka rrezik eshte ai greku me syze dhe turku me sandalle, personazhe qe ti e hedh ketu si bajga vazhdimisht. Por nuk e kisha llafin per Gratterin pa breke, e kisha llafin per ftesen tende te aleances politike futja ketij e qitja atij tjetrit, qe ne fund fare te futet ne sume tende, qe eshte muhabet i vazhdushem me peshqit, dhe pertej Peshkut, kudo, edhe neper partira, ndermarrje, shoqerira, gati ne çdo familje. Por ti je trangull i idhet qe nuk kupton, ose je dyfish trangull idhet qe ben sikur nuk kupton.

Ftesa ime nuk ishte as per aleance poltike, mendova se e njihje Gratterin, sepse nqs nuk e di historia nuk mbaron me Revolucionin Francez. Fakti qe un bej ironi me “bemat” qe degjoj cdo dite sdo te thot qe une jam pale me ndonje krah politik.

r.v.
megjith rrezikun se behem i merzitshem qe po e bej terkuze rasti ja vlen te shpjegoj me tej se e kisha fjalen se s’ke pse me fton te futem ne pilaf me 50 cent Arbanin per te krijuar artificialisht nje shoqni politike kunder nje armiku te perbashket qe me siguri matematike mbas nje jave ose mbas nje muaji do te ftosh Arbanin kunder meje ose Arbani ty ose une kurder tij ose kunder teje, keshtu futja njonit e futja tjetrit nderkohe qe te gjitheve jua fut sa krahu Marloni. Shiko pak me siper se e njejti fut e qit pa kuptim ka ndodh midis Pjerit dhe Vlonjatit me pjesmarrjen e zjarrte dy peshq e gjysem qe kan ngel. E kjo eshte histori konstante ne Peshk edhe ne kohen me te lavdishme te tij. Asnje ne Peshk nuk vetequhej militant politik si edhe sot, e megjithate i gjeje te grindeshin ne dy banda qe nuk kishin mendime baze te kunderta, te gjithe ne parim ishin demokrate dhe mbronin parime demokrate: lirine, drejtesine etj, e megjithate grindeshin midis tyre e s’kuptohej perse grindeshin, perveç qefit per tu grind, gje i bi te jete qefi per tu qi n’mythe, se s’mund te gjesh arsye tjeter. E kjo eshte ndodhi banale edhe jasht Peshkut neper partira, shoqnira te ngushta, miqsira, komunitete fetare, tribu dhe familje, ngado ku ka umane vihet re i njejti fenomen politik.

ta bej akome me terkuze, ky eshte thelbi i muhabetim tim, dhe njekohesisht thelbi i politikes me perkufizim shkenca e lidhjeve njerzore:

Intimiteti në shoqni ka natyre seksuale, njëri fillon të joshë tjetrin duke i treguar një intimitet ose sekret, dmth fillon të zhvishet, e tjetri i joshur ose i detyruar nga rregullat e lojës fillon e zhvishet edhe ai, dmth tregon edhe ai një sekret të vetin. E kështu nga intimiteti në intimitet, nga sekreti në sekret, dy shokët e ngushtë përfundojnë lakuriq në një ampleks (dëshmi për sekretin origjinal primordial ). Por nuk mjaftohet me kaq, si rëndom në seks-makin, mbas ampleksit vjen pendimi, dhe më pas në mënyrë fatale vjen neveria, për veten dhe tjetrin: “ç’mu desh mu që u ngatrrova me kët!”, me përfundim aktin e tradhëtisë nëpërmjet ampleksit me shokun e radhës ku tregohet në intimitet se çfarë ka thënë në intimitet shoku i mëparshëm.
Sekreti i zbuluar lakuriq krijon shoqërinë njerzore.
Jo rastësisht, si në shoqëri ashtu edhe në seks, si katalizator fuqizues i intimitetit shërben alkooli.

Pra problemi i politikes eshte problemi seksual, dhe pa u ndrequr ne origjine ky problem, nuk ndreqet problemi politik dhe shoqeria. Dmth problemi boleve te marlonit te permendur ne pafundesi meje sepse ne pafundesi ferkuar bolet e Marlonit nga ju.

Tiku me duket se kot me.ke marr si shembull. I ke rene shkurt kam pershtypjen. Kemi komunikuar shpesh bashke per te kuptuar qe ne peshk nuk jam natyre antagoniste ( mos ngaterro shpotite qe bejme). Eshte mejdan per te bere ndonje pushim te shkurter nga rutina.
Ama nqs ka ndonje gje qe vleresoj ne peshk, jane shkrimet qe shkruan dhe replikat qe jep :grinning:. Je vertet autentik apo si i thone ne frongjishte belgjishte authentique!

1 Like

vlonjat, te te bej edhe une ca fuçe ty si shperblim meqe me ke bere mu :stuck_out_tongue: E di qe te kam dashamires dhe te jam mirnjohes, njekohesishti t’i di vlerat jasht faktit se je dashamires me mua. Por ne rastin qe te kam permend jam pjesmarres edhe vete ne nje muhabet shume te komplikuar, por njekohesisht shume i thjeshte, jemi te gjithe ne te njejten barke, dmth une nuk kursej veten, prandaj nuk kam perse te kursej ty. :slightly_smiling_face:
Konkretisht reagimi i Pjerit kunder teje duket i pakuptueshem nga jasht, eshte jasht natyres se tij ky lloj reagimi, por edhe Pjeri eshte ne te njejten barke. Po njesoj reagimi i Albes nuk ishte kunder teje, por te perdori ty per te godit armikun Arban. Me sa kuptoj une ka rrezik se nga ky incident Alba nuk ka per te komentuar me per fat te keq, sepse nuk eshte person tipik agresiv. Edhe nga ky koment qe po bej une dal qe mbroj Alben sepse jam jevg, person pa shtylle kurrizore, globalist etj nga persone qe po luftojne per Shqiperi ne Peshk. Pranej them qe eshte e komplikuar gjendja, shpesh ben ate qe nuk do te besh.

Do te na e pertype i barastunduri qe ka bere edhe nje shkrim kush eshte Gratteri, apo do te na e lere pa e pertypur. Si te doje, po duke na e pertypur mund te na beje pjesetare te kauzes se tij per ta bere Shqiperine si Africa bashke me Qimin, Zenin, ah se mos harroj, edhe Fahriun.

50 centet qe me jep Rilindja po i shkojne kot me duket, i barastunduri nuk tundet nga vendosmeria e tij revolucionare prej Çe Gevare per ta bere Shqiperine si Zimbabwe bashke me Fidelin, kryeqytetar Stresin.
Nejse, ky ishalla eshte i barastundur i vjeter sic thote, se me qene i ri, gjynah nga Zoti, ne vend qe te shkoje te gjeje ndonje dashnore, arrin orgazme me shume edhe se Grande Kapo kur lexon ndonje gje nga Qimi. I Mothi ngeli duke i thone qe nuk do t’ia dije per politike, ky vazhdon. Pse e la Alben me zamete dhje te ftohur ngambrapa nuk e marr vesh, po i eshte qepur te Mothit si ai pas kepuce.

vlonjat, a te thash, nje tjeter komplikacion i paparashikuar :smiley:

bjeni burra deri ne shkaterrim te plote! :smiley: