Diskutime te lira - janar 2022

#rrotmrrot


immagine

ahahaha Mirjam i modh je! Po nuk e shof ke foto e dyte, ku osht mçef?
:laughing:

Ka ikur ne greqi tek delte pellazgu😀

#erdhierdhi
immagine

Gjë a gjëzë

Kush është ai që
ngado që vete,
merr shtëpinë me vete?

(ai që është në kërkim të “një jete më të mirë” “jasht shtetit”) :grinning_face_with_smiling_eyes: :grinning_face_with_smiling_eyes: :grinning_face_with_smiling_eyes:
Serres_Divers_07v

#F.L.Sh*


immagine

*fondi i lashtë i manjolës

shihni seç budalliqe shkruan nje gazetaruc i telegrafit ;

" … Ndërkohë SHBA po zhvillon bisedime me vendet prodhuese të gazit në mbarë botën për të provuar të sigurojë furnizime rezervë për Evropën në rast se Rusia mbyll tubacionet e saj…"

ti thuash nje belgu se amerika po interesohet per ty, ose do qeshi me te madhe, ose do mendoje se ç’ka ndodhur me shtetin e tij,

Edison Ypi
Gazi

Surrati i shqiptarit nuk ka qënë gjithmonë si është sot; me tul në qafë, mollëza të fryra, gushë të rënë, ballë prej budallai, sy prej skutthi. Surrati i shqiptarit gjatë shekujve ka qënë surrat si surretërit e botës.
Aty kah 44-a u çfaqën çrregullimet e para antropometrike, dhe konfigurimi i surratit shqiptaresk nisi përdhunimin dramatik.
Ndodhi pikërisht në atë kohë që, pjerrja e ballit, dalja e mjekrrës pak përpara, futja e syve në thellësi të kafkës, trashja e hundës, lëvizja e beftë e syve, zgjatja e veshëve, bënë që shqiptari të dukej, si majmun, derr, lakuriq nate, skile, gomar. Këto ishin disa nga deformimet shtazarake fillestare përmes të cilave diktatura gjatë viteve surratin e shqiptarit e shqeu.
Shqyerja e surratit nuk mund të fshihej. “Surrat qen”, “Surrat derr”, “Surrat majmun”, “Surrat kalë”, “Surrat kunadhe”, “Surrat skile”, “Surrat skuth”, ishin disa nga cilësimet e surretërve shqiptarë gjatë rrugës së mundimëshme të përdhunimit katastrofik.
Galeria e pafundme e surretërve të modifikuar diktatorialë përmbante disa surretër që binin më tepër në sy;
Surrati i spiunit, apo kryesurrati, ishte si një ledh balte Myzeqeje shkelur kryq e tërthor nga qerret.
Surrati i Sekretarit, ishte si në filmat e horrorit kur dikush e pret atë surrat me lëvizje thike lart e poshtë majtas e djathtas duke e ndarë në kuadrate të vegjël mbytur në gjak.
Surrati i komshiut ishte si tav dheje e ngrënë përgjysëm.
Surrati i Drejtorit të ndërmarrjes, dukej si pjesa e poshtëme e këpucës ushtarake me llokma të mëdhaja gome.
Surrati i kujdestarit të Këndit të Kuq ngjante me një trung të goditur nja njëmijë herë me sqepar bam-bam-bam.
Kishte dhe surretër të tjerë të spikatur. Si për shembull surrati i kolegut, surrati i pedagogut, surrati i puntorit pararojë, surrati i kunatit, surrati i baxhanakut, surrati i vjehrrit, surrati i shokut të ushtrisë, surrati i shokut të zborrit, etj. etj. edhe ata me deformime kataklizmike, po kush rri e merret tani me arkeologji surretërish.
Dukej sikur modifikimi i pandalshëm i ushtrisë së surretërve, nuk kishte një spjegim, një fill nga ta kapje për të pasur një ide sado aproksimative se di do vazhdonte rrokopuja e surretërve.
Megjithatë, për vërejtësin e kujdesshëm, ky fill ekzistonte.
Ta vije re mirë, modifikimi i surratit nuk ndodhte për ndonjë shkak të dukshëm, dhe as, si mund të supozohej, brenda dinamikës të mardhënies së shqiptarit me shqiptarin apo shqiptarit me njerëzit në përgjithësi. Katastrofizimi i surratit të shqiptarit u bë i mundur si produkt i një mardhënieje të tjetërllojtë, të panjohur, unikale, të paparë dhe të padëgjuar, i një mardhënieje me një, luaj vendit, send.
Dihen mardhëniet problematike të shqiptarit me sendet; kërrbaçin, hurin, ushkurin, litarin, sapunin, syzet, briskun, sëpatën, sqeparin, kalashnikovin ,barutin, tritolin, kondomin, lahutën, librin. Por, sa i përket produktit, mardhëniet e shqiptarit me këto sende nuk kanë të krahasuar me një tjetër send.
Ky send ishte një makinë, një automobil i vogël rus i quajtur GAZ 69.
“Shokët” e nomenklaturës kishin nga një Gaz. Ishin të gjithnjohura shprehjet; “Gazi i drejtorit”, “Gazi i sekretarit”, “Gazi i shokut Kadri”, “Gazi i shokut Hekuran” etj. Por Gazi ishte ideuar, projektuar dhe realizuar për tjetër “punë”. Për ndjekje, arrestime, internime.
Historia e surratit të shqiptarit nuk bën sens pa mardhënien me Gazin. Posaçërisht me të tmerrëshmin dhe më të llahtarshmin “Gazi i Degës”, i Degës së Punëve të Brendëshme, babagjyshes së egër të Komisariatit të sotëm.
Gazi i Degës ishte tmerri i rrugëve, rrugicave, lagjeve, fshatrave në përgjithësi, veçanërisht fshatrave të internimeve.
“Erdhi Gazi” ! tmerronte të madh e të vogël.
Gazi të dilte përpara si ujk, të kalonte anash si dhelpër, të vinte nga mbrapa si hizër.
Gazi kalonte dhe frenonte zhurmshëm edhe pa ndonjë shkak të dukshëm, vetëm për t’i futur frikën miletit.
Jo rrallë dëgjohej të thoshin; “Më ndali Gazi te këmbët, ma bëri gjakun ujë”.
Vinte-ikte Gazi, mbahej-lëshohej fryma, paksohej-shtohej fluksi i gjakut, zbardhej-skuqej surrati i shqiptarit.
Misteri i shëmtimit dhe shfytyrimit monstruoz të surretërve të shqiptarëve të këqinj, spiunave, servilave, sahanlëpirësve, zorraxhinjve, dhe të gjithë edepsëzëve të tjerë, mund të kuptohet vetëm duke kqyrur mirë surratin e Gazit.
Surrati i Gazit, me parafango, fenera, xhama, llamarina, pasqyra, goma, ishte tamam surrat kafshe, surrat bishe, surrat vrasësi, surrat krimineli. E gjithë pështirosja njerëzore, egërsia, ftohtësia, ligësia, memecllëku, qorrllëku, shurdhllëku, budallallëku, tuhafllëku, turpi, llumi, mungesa e stilit, mungesa e elegancës, mungesa e finesës, dhe të gjitha mungesat e tjera, ishin në surratin e këtij përbindëshit metalik.
Surrati i Gazit dhe surrati i shqiptarit jepnin e merrnin me njëri-tjetrin.
Njerëzit normalë i largoheshin Gazit, dhe i bishtnonin disi mimetizimit.
Zagarët i afroheshin, dhe nuk e kishin problem që surrati u bëhej si i Gazit.
Të jem a mos të jem si Gazi ?! ishte dilema.
Të shumtët e shqiptarëve, pa u menduar se çfarë do tu ndodhte me surratin, u afruan u miqësuan, ranë në dashuri me Gazin si me xhelatin.
Kështu ndodhi që me kalimin e kohës surrati i shqiptarit u bë si surrati i Gazit dhe shqiptari u bë si Gazi…i botës.
Përafrimi i surratit të njeriut me surratin e kafshës njihet. “Bishat naziste na dogjën kruan” apo “Italianët j’a mbathën si lepuj”, janë cilësime të njohura. Thuhet për njërin e tjetrin, që duket si ujk, si dhelpër, si gjarpër, si zhabë, etj. Ndodh edhe që njerëzit modelohen prej makinave. trashen, ngathtësohen. Por, që një popull i tërë të binte në dashuri me një makinë, dhe ta linte surratin e vet të bëhej si surrati i një makine, kjo vetëm në Shqipëri ka ndodhur.
Ka sot jo pak shqiptarë me surrat ende të deformuar nga afërsia me Gazin e dikurshëm që Mitsubishin e Komisariatit të Policisë e quajnë Gazi i Degës. Pa merak. Sot rreziku është i kundërt. Surrati i shqiptarit po i modifikon surretërit e Mitsubishit, Toytoa-s, Benzit.
Më pyesnin mua si inxhinier që jam; Si ka mundësi që me dhjetra vite fabrika që e prodhonte nuk i ndryshoi Gazit asgjë, nuk i bëri asnjë përmirësim, asnjë modernizim, nuk i ndërroi asnjë vidë, asnjë buton, asnjë llamarinë ?!
Ore, u thosha, Gazi nuk është bërë që ta ndryshojnë Gazin njerëzit. Gazi është bërë që t’i ndryshojë Gazi njerëzit.
Rrugaçi, banditi, krimineli, flliqsiri Gazi nuk erdhi në Shqipëri vetëm. Erdhi me gruan, një zuskë ruse që quhej “Pobjeda”. Kur i shihnin bashkë, thoshin; Ja Gazi dhe hareja.
Gazi, duhet ruajtur në muze’. Ta shohin brezat e ardhshëm. Të thonë; Ja pse s’ndjehemi mirë, s’gjejmë derman, s’bëjmë hajër. Qënkemi bastarda. Na i paska përdhunuar gjyshërit një makinë.

Duhet ta ruajne si kokoshin e fares se vetem si ka mbetur nga raca e leshte pellazgjike :joy:

Kush qenkan keto vepra per te cilat Shqiperia paguaka borxh kot fare ?? :flushed:

Lulush i PD u akuzua se coi 200 milion euro per lesh .por jane qindra e mijera projekte komunash ku parate jane paguar e puna s’eshte bere .

s’du

Lind SH-L (Partia e Shulit) :rofl:

Zbardhet marrëveshja që ka firmosur grupi i Sali Berishës me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të garuar bashke ne zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Partia udhëheqëse e koalicionit, sipas parashikimeve të nenit 65 e vijues të Kodit Zgjedhor është partia Lëvizja Socialiste për Integrim

image

Të autorizojmë zj. Monika Kryemadhi, Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ose të autorizuarin prej saj, që të paraqesë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) kandidatët për kryetar bashkie në këto njësi, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.

:joy:

:rofl:

Pushteti eshte pergjegjesi shumica e shqipove ndersa duan lavdine e pushtetit nuk duan pergjegjesi Prandaj edhe qekurse eshte krijuar shteti shqiptar vendi gjithmone bie ne duar te idioteve te cilet dalin ne krye sepse njerezit e mencem I shmangen pergjegjesise .