Diskutime te Lira - Korrik 2019

Te kuptoj. Por kjo eshte ‘lenda’, ‘materiali’, sekush pastaj sipas interesit (historik, per shembull) terheq (vjel) ate qe do. eshte dhe pune kohe. Une psh nuk shoh pothuaj asnjehere intervista te gjata (sepse eshte sh me kollaj me i lexu
Isha cik kurioz me pa “me ze e figure” Kalon, ndaj e solla videon. Doja te shihja mimiken etj. Plus disa foto autentike e ça gjera te vogla si keto…

Stalker, nuk e kuptoj psene e ketij citime qe ke drejtuar mua. Nuk me kujtohet te kem dhene mendim rreth kesaj çeshtje.

Jam gabuar në click-im

nuk behet fjale per “skema” sepse nuk ishte ajo llogjika e gjerave

sa here kam thene se esenca e shoqerise njerzore eshte eros-thanatos?

dmth desha te them se interesi i opinionit publik per vrasje dhe seks perputhet me interesin e Cuf Kalos qe ishte i njejte vrasje-seks si punonjes ne Bllok. Prandaj terhiqte Blloku atebote si perqendrim i ndodhise njerzore, si skene tragjike greke e lashte, krim dhe noçke. Cuf katunari u gjend rastesisht ne kete teater dhe gradualisht i ndjeu lezetin, edhe duke u rafinuar si tip.

Pse gjithnje kam tundimin qe ne vend te Hipokrati te them Hipokriti? - i Modhi :smiley:

Ik mor shketdhatacion. Fis BQ-mash nga Luzati Tepelenes. Pse sna trego si bente lufte klasash ai vellai jot I modh qe iu bofte vorri hale publike ishalla. Na ka dale me shit libra edhe Cufja fis q****ri. O tempora o mores e yadda, yada, yada…

gjithe keto personazhe qe luftuan per vendin dulle djegesi i shpalli armiq te popullit .
Në Kongresin e Parë të Manastirit

Në Manastir shkuamë me tim vëlla Bektashin se bëhej një mbledhje e madhe me gegë e me toskë të krishterë e myslimanë, për punën e gjuhës. Takuam disa miq korçarë dhe e ndjemë vehten të dlirë, që të krishterë e myslimanë fjaloseshin tërë merak për gjuhën. Ne kishim plot miq nga të krishterët korçarë, që ishin përpjekur aso kohe për gjuhën shqipe dhe ishin korçarët të parët që hapën mësonjëtoren, po tani i ndjeri zoti Pandeli Sotiri nuk ishte më. I takuam të gjithë me Mihal Grameno e të gjithë patriotë të klubeve korçare. Të tërë e kishin ndarë mëndjen, që shqipja të shkrohej me gërma latine e të vendoseshin vjetët e ditët allafrënga, se dhe alfabetari i Stambollit i Sami Frashërit që e doja aq shumë dikur i mirë ishte, por i kishte shkronjat dyshe greqisht, kështu që duhej bërë një shtypshkronjë vetëm për të. Kishin dhe një alfabet puro latin dhe im vëlla Bektashi, këtë donte. Në anën time ishte dhe i biri i Abdyl Frashërit e nipi i Samiut e Naimit, Mit’hat Frashëri. Prifti shkronjëtor katolik At Fishta pas fjalës që na preku të gjithëve i pari që e përqafoji ishte një hoxhë, që nuk e vrau mëndjen fare. U pamë me Bektashin sy më sy, por ai gati qysh ësht’ duke tundur kokën tha; – Këto fjalime u mban shkodranëve në kishë ky, hallall, prandaj Shkodra s’para i do osmallinjtë. Më mirë,- i thashë, as turqisht, as greqisht brënda alfabetit, vetëm latine, e di sa prehem kur shkruaj ndonjë kartë në gjuhë frënge, të kënaq.
http://www.nacionalalbania.al/2012/06/kujtimet-e-hajredin-cakranit-sherri-me-bimbashin-dhe-si-u-vra-ne-rruge/
Na llafosi se, qysh pas rrëmujrave që bënë e u rranë më Vlorë për ditën e flamurit me italiantë dhe sherrin që bënë këta me Qeverinë e Durrësit e që u thoshën: -Jeni shqipëtarë a jo, se që të shetisë flamuri ynë lidhur nëpër qëntë e sokakut, ju qofshi, se ne për atë flamur jemi vrarë e vritemi atças! Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të 919 më Vlorë kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Willsonë, dhe më shtëpinë e Osmën Agait, u mbëluadh gjithë paria. Me Hamza Aganë, Ali Asllanë, me miknë t’onë qëkur, ka- toliknë Dom Marknë, Jan Mingën, Qazim Aganë e vetë Imer Aganë e të tjerë dhe ishin llafosur e i kishin dhënë me vete, s’bëhet llaf dhe një mémorandum se Vlora do që t’i bashkohet Shqipërisë, si ç’është kaza e saj. Këtë t’ja çonte Ëillsonit më dorë, pa italiantë i ndaluanë as t’a shkojin nëpër mënd, e jo të vijin përfaqësonjës nga Vlora këtu. Kështu ajo punë e Amerikës i paska pasur ca rrënjë dhe më këta. -Paskeni bërë një punë të paktën, tha im vëlla Bektashi që j’a behu atças dhe tha që të vejim më Lushnje, se ishim në merak të madh nga që të deleguarit nuk i lijin ushtëritë italiane a ata të Durrësit dhe vajtja e Imer Agait, do të fillonte të paktën listën e vlonjatëve.
http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=6059

çudi, i lexova artikujt, dhe asnjeri nuk i thoshte tjetrit “m’ha karin!”. Thua ngrenia e karit te jete fenomen modern? Kur te kete filluar valle, ne ç’moment?
Apo edhe atehere e thonin, por nuk e shkruanin, dmth eshte fenomen letrar. Por edhe si fenomen letrar, ne ç’moment ka filluar?

Nuk e kuptoj ket fashinimin morbid me “bllokun”.

duhet te kete filluar kur nuk eshte me turp te flasesh ne menyre te tille ne publik apo me te tjeret .kur plasi cipa medemek :grinning:te habit se elita para 100 vjetesh ishte me elokuente se ajo sot .

http://www.njekomb.com/?p=1797

“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguam me të vertët shqiptar sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit. Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim.

– U terbova nga inati, U çova në kambë e u fola: – O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës?

– Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?

– Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue?… Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I?

– Burra po u flas me zemër në dorë se asht marre e turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona.

– Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret!…

– Aferim! P.Gjergj!… Aferim të kjoftë, . bërtiti më të madhë një hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e e erdh drejt te un, e më puthi në ballë e më tha: – Kështu flet shqiptari që e di që asht shqiptar!…

Ulnju burra, – u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komisjon e në krye të vemë Pader Gjergj Fishten e vetëm komisjoni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot-për të mirën e popullit shqiptar neser…

Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje e më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të isjte tregue toleranca e eme që të pranojshm dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos.

Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shterjt në jëtë sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue e kur u ktheva më tha :Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë! …

Por Shqypnija nuk mund të bahej ndrysh…”

Nga, Gjergj Fishta

Nuk besoj se eshte fashinim; eshte histori (shqiptare, ne rastin konkret) qe kap harkun kohor 1945-1990. 45 vite jane me shume se gjysma e jetes se nje njeriu. Presidenti i superfuqise se vetme boterore, para 3 vjetesh, kish si slogan fushate presidenciale evokimin e nje pjese te historise se vendit te tij. per shembull, ok?

1 Like

Historia eshte nje gje, po te merresh me krruarjen e hallateve…

epo po mos ta sillnim ketu Cufen, si ti mesonim bemat e vellait te tij?

tellallit i thenkan town crier , an extinct profession

'oo milet… degjoni e mbani vesh… shesim siguracion (llaf i madh ky)…badjava ne te zeze (??) … ryshfeti starton nga €500 deri sa… t’ju doje e bardha (me sakte All shades of gray from white to black) zemer …

@B-O-H-I-C-A, kur nuk do t’ja dish fare per hetimin:

67088875_2342524115827786_4194277830764265472_n

3 Likes