Diskutime te lira - Maj 2019

Lista e veprave të ndërtuara në komunizëm nga ish të burgosurit politikë të shfrytëzuar deri në palcë nën presionin e diktaturës, vepra më të cilat mburrej regjimi vrasës i Enver Hoxhës.

image
1945
Përfundimi i stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, i filluar nga italianët dhe i lënë përgjysëm për shkak të luftës.

1945
Krijimi i fermës së Kamzës; hapje kanalesh, sistemim tokash

1945-52
Tharja e kënetës së Maliqit

1946
Hapja e kanalit të Jubës në Qarkun e Durrësit

1946-52
Ndërtimi i aerodromit ushtarak të Kuçovës (me ndihmën e rusëve)

1949-51
Ngritja e fermës së Gosës, në rrethin e Kavajës

1950
Ndërtimi i një pjese të trasesë së hekurudhës Peqin-Elbasan, dhe hapja e tunelit të Bishqemit

1950-52
Hapja e kanalit të Bedenit në rrethin e Kavajës

1950
Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan (kryesisht me të dënuar çam)

1950-53
Nxjerrja e mineralit të kromit në minierën e Bulqizës

1952-55
Kanali Peqin-Kavajë, 50 km i gjatë

1952-54
Kanali i Valshukut në Fushën e Myzeqesë

1963-67
Ndërtimi i pallateve “Agimi”, në Tiranë, ku u vranë 4 ish-të burgosur që donin të arratiseshin

1955-56
Tharja e kënetës së Tërbufit

1955-57
Aeroporti i Rinasit

1955-56
Bonifikimi i fushës së Zadrimës dhe sistemimi i lumit Gjadër

1956-59
Fillimi i punimeve në kombinatin “Tekstil” të Tiranës

1959-61
Ndërtimi i Kombinatit Ushqimor dhe i Fabrikës së Bukës, Tiranë

1960
Ndërtimi i stadiumit “Dinamo”

1960-63
Kombinati i Mishit dhe i Qumështit, Tiranë

1960-63
Bonifikimi i fushës së Thumanës, hapja e rreth 100 km kanale

1960-63
Ndërtimi i 500 apartamenteve të bllokut “Puna”, Tiranë

1960-63
Ndërtimi i sanatoriumit të Shtetit, Tiranë

1963-65
Ndërtimi i Kombinatit të Auto-Traktorëve, Tiranë

1963-65
Ndërtimi i Uzinës së Shkrirjes së Bakrit, Rrubik

1963-67
Uzina e Superfosfatit dhe e Acidit Sulfurik, në Laç të Kurbinit. Ndërtimi i pallateve të para në Qytezën e re të Laçit, dhe një pjesë të hekurudhës Vorë-Laç.

1965-66
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë

1966-68
Fabrika e Çimentos në Elbasan

1967-90
Hapja dhe shfrytëzimi i minierës së bakrit dhe piritit, Spaç

1967-70
Ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Reps të Mirditës

1967-91
Hapje tokash të reja dhe kanalizime në Fushën e Torovicës

1967-90
Punë bujqësore dhe kanalizime në Zejmen të Lezhës

1966-91
Ndërtimi i një pjese të taracave në bregdetin e Sarandës

1967- 71
Ndërtimi i Kripores në Skrovotinë të Vlorës dhe i stacionit të Pompimit në Pishporo. Tharja e pjesshme e kënetës së Nartës

1971-84
Ndërtimi i uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh

1977-87
Ndërtimi i Kompleksit Sportiv “Dinamo” në Tiranë

1982-90
Shfrytëzimi i minierës së bakrit e piritit, në Qafë-Bari të Pukës

Quhet feudalizem tu befsha.

Atëherë Amerika ishte vend feudal

Per Nexhin ene Enveri e donte Demokracine e Ameriken, peng i kishte. Ene per ju Zogji ishte dhemokrat e jo satrap. Nuk ndryshon shqiperia jo.

1 Like

Nuk e di se cpune ka Amerika ketu, po Amerika ish zapto sa te mundesh. Amerikanet nuk e kane mohuar ndonjehere kete.

Kumandari i ka ndertuar edhe keto Kaposh? I forte paska ken… Po si keni nxjerre te persekutum politik ene Mjekun e Simon Stefanit e Hysni Kapos apo sekretarin e Partise se Fakultetit te Mjekesise? Ah ky rishkrimi i historise…kurve e motit…

Paske pase vleresim te larte per berishen.
Edhe kryeminister, edhe president edhe jetegjate, ka qene sali berisha, o tunxh.

Hashim Thaci eshte thjeshte nje kriminel, o bir. Kri mi nel. Analfabet, hajdut, vrases, tradhtar. Te pakten tri vrasje figurash patriotike shqiptare i faturohen dores se hashim thacit: Patriotit Behajdin Hallaqi, Gazetarit Ali Ukaj, dhe Ministrit te Mbrojtjes kolonelit Ahmet Krasniqi.

Thaci i eshte lepire berishes gjate gjithe mandatit te tij si km. Rrugen e Kombit e kane promovu e pre shiritat e vjedhe milionat bashke. Thaci ka marre pjese ne fushate zgjedhore te pd ne perkrahje te berishes.

Ashtu e bëri edhe Berisha, ik zapto koksi në Sarandë :slight_smile:

Amerika ish kontinent me toke plot (kish vend per te gjith ata qe i shpetonin feudalizmit e shtypjes mesjetare europiane); ne nje byth vend jemi. Injoranca normal qe do ta lavderoje zogjin e berishen qe la jo vetem kodrat po edhe arat e bukes te pushtohen e te kthehen ne saraje fukarenjsh. Njihemi ne per vlersimin e akteve anti shqiptare, dhe serbet ashtu i kane zgjedhur gjithmone sherbetoret e dhenduret, gjithmone te gatshem per te kryer te tilla akte.

Nuk presim qe Titistet te shprehin ndonje konsiderate per Heroin Hashim Thaci. E di pse e quajne Thacin analfabet Titstet? Sepse nuk flet e nuk di Serbisht. Thaci e ka sqaruar se ne fushate ja futen dhe e vune para faktit te kryer por Berishin e ka demaskuar publikisht si Argat te Milloshevicit. Nejse Titisteve nuk u dhimbset tradhetia e Birishit duke u shit kallashnikov e nafte serbeve ne kohe te embargos se kan nostalgji per ditet e bukura te marshallit Tito…ene Birishi Marshall ka pas qejf ta therrisnin, Bash si Hoxha kishte qejf me u krahasu me Diktatorin komunist Kroat…

Titist Albin Kurti?! Ty familjen…

Të dashur bashkëqytetarë,

Dje, pasi shpalli hapur se shqiptarët janë më mirë pa gjykata, Edi Rama më dërgoi mua një letër për të më ftuar në “dialog”, pra, që unë dhe ai të ulemi për të biseduar, sepse, sipas tij, kështu e kërkon demokracia.

Në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me votë.

Por për Edi Ramën arti i qeverisjes demokratike është i huaj, ai është artist në artin e mashtrimit. E gjithë qeverisja e tij ka qenë grabitje dhe mashtrim i popullit, i pasurive publike dhe dhunim i çdo vlere demokratike e perëndimore.

Sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit.

Ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kriminelët i kishte bërë deputetë; kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues; kur Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë; kur ylli i qeverisë së tij Saimir Tahiri doli që ishte trafikant droge; kur kompania e Qazim Sejdinit u kap me drogë; kur Fatmir Xhafaj u zbulua që mbronte vëllain trafikant; kur u zbulua se Olsi Rama ishte i lidhur me grupin e Xibrakës; kur plasën njëra pas tjetrës skandalet e koncesioneve qindra milionashe; kur u zbuluan 30 milion eurot që ai donte t’i vidhte dhe pastronte në Amerikë me një kompani fallco.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se ai i vodhi zgjedhjet e 25 qershorit me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe kriminelët më famëkeq të vendit.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur njerëz të varfër u rrahën dhe vdiqën në qelitë ku mbaheshin për fatura dritash apo shtesë banese pa leje; kur qytetarëve të Shkozës, Bulevardit të Ri, të Himarës e kudo në Shqipëri u prishi shtëpitë pa shpërblim dhe pa proces ligjor; kur helmoi me gaz qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen sa herë që Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatava nga BE; kur shqiptarët filluan të emigronin në masë pa asnjë shpresë; kur investitorët perëndimorë filluan të largohen njëri pas tjetrit nga Shqipëria për t’u zëvendësuar me oligarkë vendas apo me kriminelë rusë apo lindorë; kur qeveritë europiane u alarmuan sepse Shqipëria u shndrrua në bazë të sigurtë të krimit të organizuar.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e
Shqipërisë sikur Shqipëria të ishte pronë e tij private. Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Kosovës sikur Kosova të ishte prona e tij private.
Edi Rama nuk e dha asnjëherë dorëheqjen, por e mbajti pushtetin me çdo mjet, me kriminelë, me para, me oligarkë, me media, dhe po e shkreton vendin çdo ditë. I konsumuar tërësisht nga pushteti, i degraduar nga krimi dhe korrupsioni, i shteruar nga çdo ide e dëshirë për të qeverisur, ai sot po mban peng të ardhmen europiane të shqiptarëve.
Prandaj, ju ftoj që të bashkohemi të gjithë në protestat tona për largimin e tij, dhe në dialogun kombëtar për ndryshimin e vërtetë që duhet të sjellim për garantuar të ardhmen Europiane të Shqipërisë.

Sinqerisht
Lulzim Basha

Albi n Kurti…Marksist eshte apo jo? Anarkist apo jo? Spiun te Serbve e quajne ca dhe Spiun ai quan ca te tjere? Figura te dyshimta jane ? Ja kallin flaken Parlamentit te Kosoves sic ka dash bashvete milloshevici.
Ore Koqevar ce ke ket zakon moooti qe shan nga familja sa here qe nuk dakordesohesh per nje qeshtje? Kujdes ore se ty mund te ofendosh kollaj fare.
@kapo Kaposh do bojme si do bojme deri pasneser e do gdhihemi pa edvin Kristaqin. Po kum frike se nuk do boheni ma shume se 200 veta apo nuk po afrohet ene plazhi e njerezia sdo me ja dit per ceten sllavo-komuniste te Shqupit.
Thaci e tregoji si qe puna e fushates se Birishit…e kishin vene para nje fakti te kryer ne nje dreke elektorale mizerje thjesht per ta perdor… pse nuk bezan…apo se dije qe Birishi i pare kishte qejf ti therrisnin MARSHALL? gjeje vet.

Me te marr malli kur Farku me dhendrin e serbise perndiqte UCK-ne neper Shqiperi.

Thashetheme bushtrash, prape. Te gjithe ju te PD vetem me ato sorollateni.


:pray:

Eshte kthy blogu ne blog sinjalizues fuks edhe kur gjuha buron e paster si qelibari. Tani nuk mund ta quash as Salen… Marshall…pa te sinjalizu njeri. Na myten spiunat e kohes se komunizmes me petk demokrati…ymer ymer