Diskutime te lira - Maj 2020

politika ne fuqi luftojne kundra monopolit te nj-tj mbi truallin e TK.
Meta i kundervihet autoritarizmit te Rames sepse ne te ardhmen mund te loboje per bizneset e LSIse te perdorin ate truall per ngrehina ne te njejten menyre si Fusha. Ose edhe per vete Fushen!! mjafton t’i vjele fitimet qe kalkulon Meta. Pa iluzion!

I vune fadromen as we speak .

image

qytetet e Maqedonise, si ish-qytetet tona, por me hapesira te ruajtura sot nga marrezite e bizneseve te ndertimit

http://www.gazetadita.al/maqedonia-e-veriut-ne-shtetrrethim-42-oresh-per-festen-e-fiter-bajramit/

Sot qe eshte dhe 28 vjetori i vrasjes makabre te magjistratit Giovanni Falcone, per mua eshte me vend qe ta kujtoj me nje shprehje qe ai e kishte perzemer - “the men pass away, but their ideas remain […] and walk on other men’s legs”.
image

E diela ishte nje dite karantine dhe izolimi per te gjithe shqiptaret, urdheruar nga kryeministri i vendit, si mase parandaluese kunder virusit covid19.
Nisur nga ky urdher, pata mundesine sot ti beja nje monitorim pjeses me te bukur te bregdetit, Rivieres se Jonit.
Ne fakt pashe dy Shqiperi.
Nje Shqiperi te mrekullueshme, te etur per te pritur pushuesit, por te ndaluar me urdher nga larte, per shqiptaret.
Asnje biznes nuk lejohej te qendronte i hapur. Asnje qytetar, i ardhur nga Tirana, apo pjesa tjeter e vendit, nuk lejohej te vendoste cader ne breg te detit, e jo me te guxonte, te futej ne ujerat e kristalta te Jonit.
Nje Shqiperi, ku policia te bente gjemen, duke zbatuar me rreptesi detyren. Nje Shqiperi, ku ende policet e Borshit kishin gati 20 dite te pezulluar nga detyra, pasi disa artiste publikuan foto nga plazhi ndersa festonin ditelindjen e nje gazetari.
Ne Borsh, Qeparo, Porto Palermo, Llaman, Himare, Dhermi, Drimadhes, plazhet ishin te mbyllur per qytetaret dhe bizneset.
Asnje cader apo shezllon, nuk mund te bente hije ne breg te detit, pasi policia te largonte menjehere, me pretendimin se po te ruante nga koronavirusi.

Ndersa nje kilometer me tej, poshte “Rrugeve te Bardha”, ndodhej Shqiperia tjeter.
Parajsa e te pasurve te ketij vendi.
Aty ku oligarket, politikanet, qeveritaret, pushtetaret dhe femijet e tyre, shijonin cepin e fundit te virgjer te Europes.
Pertej traut ne plazhin e Palases, hijeshonin vetura dhe fuoristradat luksoze.
Parkingu perbri super resortit te biznesmenit Samir Mane, qe u nis per resort turistik, por perfundoi ne vila lluksi per eliten e pasur te vendit, dukej si panair markash prestigjioze te automobilave.
Cadrat dhe shezllonat e vendosur ne radhe, muzika nga baret ne kupe te qiellit, qindra te rinj, pinjolle te elites se vendit, festonin ne liri te plote. Syri i ligjit, urdheri i kryeministrit apo uniforma e policise, ishin te ndaluar nga keto ane.
Policia e dinte se nuk duhej te shkelte ne ate oaz parajse, per te kamurit e vendit. Restorantet dhe baret ishin plote edhe pse zyrtarisht dhe ligjerisht duhej te ishin mbyllur.
Ne plazhin e Dhrales apo Palases, askujt nuk i binte ndermend per koronavirusin, a thua se kush kalonte traun e resortit, imunizohej automatikisht nga covid19.
Qe te jem korrekt, nuk kam asgje pse miliarderet dhe te pasurit e ketij vendi, kushdo qofshin ata, politikane, biznesmene, apo narkotrafikante, shijojne bukurite e Shqiperise.
Me shqeteson fakti, qe kjo qeveri, ne menyre arbitrare, ka vendosur qe te kete dy Shqiperi. Nje Shqiperi, te karantinuar dhe izoluar per popullin shqiptar dhe nje Shqiperi tjeter, per eliten politiko-ekonomiko-kriminale.
Nje Shqiperi, ku ligji ben te fortin mbi qytetarin e thjeshte, dhe pezullon policet nga detyra pse nja 10-15 veta kane pozuar nga plazhi ende i paprekur nga oligarket, i Borshit dhe në Shqiperine tjeter, ku ligjit, policit, tatimorit, i lejohet ta shikoje me dylbi nga Qafa e Llogarase.
Nese covid19 eshte ashtu si na keni thene cdo dite, per tre muaj me radhe, nje virus qe nuk ben dallim hierarkie shoqerore, atehere ndajeni mendjen: ose hiqini masat e izolimit per te gjithe shqiptaret, qe te shijojne bukurite e vendit te tyre ose respektojini masat tuaja, njelloj per te gjithe, te pasur dhe te varfer te ketij vendi.
Nese Keshilli i Eksperteve anti-covid19, ka zbuluar se virusi te ben gjemen nga Ksamili deri ne Dhermi, atehere te na thote, pse ai nuk vepron ne Palase?!!!

1 Like

Damn, ky duket tamom si " the pillow guy " , ai qe i fshi sumen Trumpit me klluf jastiku.

Hoxhe efenia ia beri bam … ne pleqeri :joy:
http://www.gazetadita.al/foto-martesa-me-gruan-50-vjet-me-te-re-si-i-terhoqi-1-milion-euro-ne-nje-dite-kryemyftiu-i-maqedonise/

Ky “dhrimadhes-si” ku gjëndet??
Vitin tjeter do shkruajne “avlona” dhe “argjirokastro”, loqegazetaret debile shqiptare qe një cope dule u imponon vendemertimet greqisht pa asnje lloj mundimi!

hic mos cuditemi, Drimadhes e raportonte policia para 3 ditesh incidentin me biznesmenin qe kish hedh inerte ndertimi ne plazh.
Policia shteterore e raportonte ngjarjen ne “Drimadhes” jo Dhermi!

Dhe ankohen pastaj shqiptaret se u kane bere padrejtesi te huajt!
Po kur gjen lolo,nuk do tallesh menderen??
Ça te thuash,turp i botes! Shqiperine e drejton alba me zamete.
Mungesa e nacionalizmit eshte tregues i evgjiterise

po delta po, i yni eshte faji

si tha jovan bregu i Teatrit te madh kur Fredi i shkoi Perikliut ne zyre, di gje une c’ka mbrockullisur ai birbua im KM me Micotaqisin vitin qe shkoi…
Km-ja deshte mbeshtetje greke per ne BE

Nuk ka faj ndonjehere ai kur thote qe ju nuk keni shkuar ne Shqiperi ka vite. Nuk e di pse i thone keshtu tani por Drymades eshte nje gji/plazh ngjitur me Dhermiun.

1 Like

Greket e mutit .Evgjiteria emigron ne Greqi😂

O ilir o trim I marre
Se cu plekse me radare :joy:

" nuk e di pse i thone keshtu,po,"
Ashtu i thone greqisht dhermiut,gjëmb!
Nuk do shume mend per ta kuptuar qe po perpiqen ti greqizojne vendemertimet,qe kur te vije koha,lubonja i radhes ta deklaroje truall grek.
Me ndihmen e shqiptareve qe " nuk e di pse i thone keshtu " ,e quajne argument te mjaftueshem per te pranuar pushtimin qyteterimor grek.

mbrapa protokollit, fshihen kontradiktat :grin:

Me ne fund po e kuptojne nderkombetaret se sa kohe kane humbur me rrenuesin e vendit. PD e vetmja qe mund ta ktheje ne shinat e duhura Shqiperine.

Kapo me qafsh,duhet te kesh qene duke pire raki nga ajo e mira qe te ka derguar Pjeri :joy:

kapo ja mori frymen Lulzimi perkthyeses nuk donte t’ia dinte ne duhet te beje pauze apo jo, te pakten te sigurohej qe ambasadorja te merrte vesh gjithe cfare thoshte po Lulzimi e kish mendjen te mikrofonat dhe kamerat shqiptare hic tek ambasadorja

This shit is funny …Facebook