Diskutime te lira - Nëntor 2018

Eshte vertet turp qe demokratet te vjedhin votat nen hunden e Secretary of State dhe Governor qe jane republikane. Kaq leshko te jene keta republikanet? Si nuk mesuan pak nga shteti fqinj i Georgia?

Ngjarja e peshkepise e cila shkaktoi nje incident nderkombetar me perfshirjen e disa vendeve e qe kulminoi me vithisjen e Berishes nga pushteti paska qene nje robbery gone wrong nga hajdutet e fshatit qe u maskuan si vorio epiriote …sipas Mero bazes.
"…Një natë dimri në vitin 2010 po kthehesha për Tiranë nga Peshtani. Më ngriti dorën në errësirë, mes erës që të kujton se je në Tepelenë, një burrë i thyer në moshë. Ndalova dhe e mora në makinë.

-Deri në Qesarat jam, më tha

Tunda kokën pa fjalë.

Pas pak ndodhi ajo skena e rëndomtë, që ai pasagjeri të njeh dhe të pyet për politikën.

Ishte koha që kisha një emision ditor në TV dhe fundjavën e kisha për t’u qetësuar.

-Po më bëre pyetje, do të zbres në Memaliaj, i thashë.

-Jam vëllai i Fatmirit, më tha me nxitim, sikur do ta zbrisja vërtetë. Atij oficerit të vrarë në Peshkëpi. E di që e ke njohur, se na ka pas thënë Fatmiri.

U ndjeva keq që kisha refuzuar bisedën dhe i fola me një lloj përgjërimi për të. Dhe i futa një të sharrë atyre banditëve grekë që e kishin vrarë.

-Duhet sqaruar ajo punë, më tha. Nuk është ashtu si duket. Grekët janë mburrur kot aty.

-Po si është, i thashë?

-Nuk e di si është tamam, por nuk vdes pa e zbardhur, tha. Ata minoritarët shqiptarë që janë përzierë në vrasje kanë pasur një kallauz brenda, kanë dash të vjedhin depon dhe materialet, dhe u ka ikur situata nga kontrolli. S’është punë “Vorio Epiri”, kjo është punë plaçke.

-Po Greqia e pranoi, i thashë unë. Ne desh hymë në luftë me ta, për atë gjë.

-E di, e di, tha. Qeveritë atë punë kanë, dhe këta që duan të duken si heronj atë punë kanë, por duhet hetuar ajo gjë. Unë dua gjakun e vëllait, jo koka turku.

Dhe nisi nga detajet, nga inskenimet, nga marrja peng fallco e kapterit, nga ata minoritarët, që kanë atë ndërtimin në anë të rrugës kur ikën në Jorgocat, ata që njohin atë… që kanë dash të vjedhin atë…që…që … që…

Një skenar krejt i ri, banal, shqiptaro-grek, shumë larg nacionalizmit me të cilin u ngrefosën të dy palët, po më dilte para sysh…"

Ishin veshur si gjermane qe ti merrnin per partizane.

E cuditshme se ata qe u mburren se e bene u liruan nga gjykata greke per mungese provash .nje prej tyre fred bejleri ka vite qe bredh lirshem ne shqiperi ?!!

rezultatet ishin rrote me rrote , nuk klasifikohet si mandat republikan.emerimi i AG qenka kondra kushtetutes thone gojet e liga …

Aha mire, meqe e tha cobani i Qesaratit ashtu duhet te jete. I ka vdek nena atij muhabeti.

nganjehere gjerat nuk jane ashtu si duken .nuk po ve doren ne zjarr por i duhet dhene the benefit of the doubt .psh a nuk u be nje grusht shteti ne 14 shtator 1998 me preteksin se A hajdari u vra me urdher te qeverise ?Apo ballist morina psh qe desh futi serbine e shqiperine ne lufte me ate dronin e beogradit kur ai e beri ate qe beri me qellim qe ballistat(grupim tifozesh) ta pranonin ne gang e jo per motive nacionaliste si u pershkrua me pas .

Muhabete thellesisht shkencore ne tv shqiptare ka se c’te mesoje njeriu :grinning:
"…Kaq ka mjaftuar që avokati t’i kundërvihet Barkës me etiketime si ‘budalla’, ‘injorant’ etj. Kujtojmë që Ngjela është me origjinë nga Zagoria, njësoj edhe si gazetari Artur Zheji. Më herët gjatë debatit teksa Ngjela po shpjegonte përse Shqipëria quhet ‘Albania’ nga të tjerët, Panajot Barka ndërhyri duke e pyetur se kush ia ka vënë këtë emër. Përgjigjja e Ngjelës ishte e menjëhershme: Jot’ëmë ia ka vënë…:joy:

C’lidhje ka Zagoria me pjesen tjeter te debatit? Apo qe te duket ai qe shkruan qe coc di?

Por nganjehere edhe jane ama. Thjesht pse ja tha vellai i viktimes s’domethene qe ka te verteta. As une s’ve doren ne zjarr, por s’mund te zhvillohet argumenti me “ma tha njeri”.

Kete te ballistit hera e pare qe po e degjoj/lexoj.

s’ka lidhje fare .prandaj dhe eshte koment me vete . thjesht e vura per te treguar se me cfare temash humbet koha e debatit publik ne shqiperi.

Hapa nja 2 faqe lajmesh shqiptare dhe me zuri koka vetem duke pare titujt. Po e mbulojne kete varrimin e Kacifes sikur ju thote njeri “na nje shishe benzine e hidhja zjarrit afje”. Shume rendesi po i japin. Dhe vene e gjejne lajme koti nga Greqia se si ca boleshente ne Vergop a c’e ka ai fshati, dogjen nje flamur shqiptar.

Shpresa vdes e fundit them gjithmone, por per gazetarine shqiptare s’ka me shprese, le te thote c’te doje shkaba. C’me duhet dhe mua qe lexoj , mire jam ne rehatine time. Te lexoj ndonje liber me mire, mbase ma le ndonjera me kollaj me urdher nga ministrja.

eshte shkruar disa here per ballistin .fakti qe shqiperia s’e ka permendur me ngjarjen e peshkepise ka mundesi qe te kete qene grabitje ordinere :…"MAVI, një organizatë fantazëm, që mban gjallë shpresat për aneksimin e Jugut të Shqipërisë, krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, botoi në gazetës “Stohos” foton e “heronjve” që kishin sulmuar.
Një gjykatë greke dy vjet më vonë i nxorri nga burgu se nuk gjetën prova. Ishte koha kur Berisha ishte pajtuar me Greqinë. Mes atyre që ishin nën akuzë si vrasës, ishte dhe Fredi Bejleri, një minoritar, drejtues i OMONIA-s, që zgjedhjet e shkuara garoi nën siglën e Berishës për kryetar bashkie në Himarë. Dhe ta mendosh që Berisha për atë desh nisi luftë me Greqinë.

te dyja palet duan terheqje vemendje nga problemet e brendshme .

Jo, eshte me shume se aq dhe nuk eshte difekt vetem i mediave shqiptare, por fokusohemi te shqiptaret meqe jane tonat. Qe gazetaria shqiptare nuk ka standarte te larta, kjo s’do shume mend. Lajmet te cilesdo fushe jane me teper te tipit scoop, shkruhet e flitet per subjekte qe gjenerojne buzz, sepse nga njera ane ju duhen klikimet dhe nga ana tjeter per ate nivel qe ka gazetaria te tilla lloj lajmesh jane me te lehta per t’u shkruar se jane te nivelit te kafeneve. Per te shkruar editoriale dhe analiza duhet mendje dhe kohe. Shkruhet per ngjarjet ne Bularat, per vrasje ne nje vend tjeter, per sherret e emisioneve, per nje koment “pikant” qe beri nje VIP, etj. dhe shpesh keto I gjen te gjitha bashke ne te njejtin vend, 4 lajme per Bularatin, 1 per heren e pare te dhimbshme te moderatores, 1 per sqetullen e padepiluar te Madones dhe 2 lajme per sherrin per Elvana Gjaten qe ju befsha kurban. Nuk kane asnje lidhje me njera-tjetren dhe disa s’vlejne per faqe te pare, pika e vetme e perbashket eshte qe gjenerojne buzz. Dhe per njerez si une shkaktojne dhimbje koke, syri, dhe te vjella.

Per temat nacionaliste pastaj, ne nje kazan vlojme te gjithe ballkanasit, te njejten qasje kemi, si e si t’i fryjme zjarrit. Po te shkruaje ndonjeri ne Timbuktu pro ose kunder ceshtjes ne fjale, do ta gjejme dhe do ta postojme edhe ne.

imagjino te ndodhte ketej kjo

Nuk fsheh dot Instat numrin e vrasjeve o shtaze. Vrasjet deklarohen te gjitha, dhe ne gjithe 2017 aq kane qene, 47.

pa mbushur 48 ore.

Lol, ncq, Shkaba nuk lexon ate qe sjell, vetem sa sheh titullin. Shkabe, ma hoqen ketu te Peshku keshillen qe te dhashe te gjeje dashnore,

1 Like

E di ti si vriten balenat ne ishujt Faroe? E pse ta lexoje? Leximi eshte per adoleshente portalesh. Ose portale adoleshentesh, por une perhere ngaterrohem.