Diskutime të lira - Prill, 2021

Meqë në jemi ndërkombëtaristë dhe nuk kërkojmë shtet kombëtar,po vinë evropianët me anë të sllovenëve,të thonë të bëjmë atë që duhet të bëjë çdo komb serioz evropian. Krijimin e një shteti shqiptar në ballkan.
Po kujt i drejtohen?? Këtu janë të gjithë ultra të majtë!!

Si kak munsi qe spoo bisedohet fare puna e patronazhistave ne ppu :D?
Gjihtmon kam pas pershtypjen qe aksioni i pare i patronazhistave esht ber ne ket fare…qe esht be per gjynaf (mduket se mund ta gjesh ne gogole nje si tip dosieri me identietet e antareve t vjeter)…me t ardh keq sepse kam pas kalu vetet e universitetit duke e lexu ne menyre religjoze…nejse vl…ishalla ndryshon icik po humben punet ne ATSh dhe ku jan tjeter kta komentusin e pagum

Cfare jane patronazhistat?

Linja direkte Kukes-Londer.We’re sending England our best people :joy:

Cili nga komentuesit e ketij artikulli pellazg efendia :joy:

apo mos je shkaba ti mo

1 Like

Ça ke moj e kozmait,të kanë sharë egjiptianin🤣
Vë bast se ai jevgu që do të bëhet grek,voton salën🤠.
Është dhe antikomunist😀

shume po flitet ne internet per patronazhistet, po çfar jane keta ne te vertete,
ne nje koment meseva se jane ata 80 lekshit e dikurshem,
ne internet flitet se jane kontrrolluesit e votuesve,
tani, nese ti di diçka me shume, na thuaj ketu se, çfar jane,

Si ngelet tek blogjet edhe s’bet ndonje hap perpara ju peshqit e vjeter ne te gjitha kuptimet.

Ne Shqiperi ekziston nje portal i cili eshte i regjistruar ne domanin : e-albania.al. Ky eshte nje webside shteteror kur te gjitha te dhenat e tua me institucionet shteterore mund te aksesosh shume thjesht edhe vetem me disa klikime. Kjo do te thote qe : prona jote, vendi i punes, sigurimet shoqerore/shendetesore, historiku i te gjithe puneve ku ke qen i siguruar, kategoria e patentes edhe shume te dhena te tjera jane akumuluar ne nje baze te dhenash. Kjo eshte nje gje shume e mire, pasi qytetari, nuk ka nevoje te shkoj ne sportel per te terhequr nje dokument apo te presi ne rradhe, pasi mund ta “download” menjehere nga sistemi. Kjo gje shume e mire ka edhe problemet e saja. Problemi me i madh qe ekziston eshte qe keto te dhena, mund te keqperdoren. Ne rrjet qarkullon nje liste votuesish te rrethit te Tiranes te cilat kane te dhena te detajuara edhe te perditesuara te rreth 910 mij qytetareve te Tiranes. Ne kete liste jane nr e tel, nr personal te indetifikimit (ID), data e lindjes, institucioni ku punojne, bindjet politike, sa te sigurte jane per voten, edhe nje person i cili i ka ne patronazh. Patronazhisti eshte personi i cili ose i ka nxjerr te dhenat nga diku, ne lidhje me subjektin. Une jam interesuar per ceshtjen ne fjale edhe kam pyetur disa miq nqs te dhenat e tyre ishin te vjetra apo te dhena te cilat jane updatuar se fundmi. Shume me thane qe numrat e telefonave i kane marr rishtasi edhe gjithesi figuronin ne ate sistem, apo. qe kane ndryshuar pune se fundmi. Qytetaret shqiptar jane te detyruar te perdorin sherbimin e-albania pasi shume sherbime nuk ofrohen me ne sportele por thjesht ne rrjet. Nje sherbim qe i detyroj qytetaret te perdornin e-albania ishte leja per te dal jashte shtepise gjate kohes se karantines edhe shume qytetar, edhe ato qe nuk kishin asnje pune me shtetin ishin te detyruar te jepnin te dhenat e tyre ne e-albania per te marr lejen. Konkluzionin po ja u le juve ne dore…

1 Like

Patronazhisti nuk eshte gje tjeter vecse nje aktivist ! Roli i tij eshte te grumbulloj te dhena per interesin e partise se tij , te informoj e te ndihmoj mbeshtetesit e partise se tij ! Ky rol eshte shume i zakonshen ne cdo parti ne Shqiperi e kudo ne bote ! Ashtu si kudo, partite i identifikojne votuesit me mjetet e tyre, nje nga keto mjete eshte pikerisht ky rol ! Nuk e kuptoj per cfare i duhet ID e dikujt nje partie, pasi asaj i intereson vetem orientimi politik, po ashtu nje ID e mare nga e-albania pa verifikim ne terren eshte e kote (ka me mijra emigrante pershembull), megjithese mbetet nje enigme per tu hetuar ! Sa per rastin ne fjale 3 gjera jane te dyshimta, e para eshte se te dhenat dukshem ishin te vjetra, si nga programi i perdorur ashtu edhe nga pasaktesia e sotme apo saktesia e dikurshme…pershembull kishte persona publik qe dilnin mebeshtetes te PS sot , kur nuk eshte ashtu, por kane qene dikur ! e dyta, portali ne fjale qe e nxorri kete histori e bertiste perse nuk hetohet , kur u thiren ne prokurori refuzuan ti dorezonin te dhenat qe publikuan , duke veshtiresuar hetimin ! e treta jane website qe u ofrojne njerzve ne kembim te vendosjes se ID gjetjen e patronazhistit te tyre ! E kam permendur edhe me pare qe ka nje fushate agresive informatike/on line ne keto zgjedhje ,nuk ka mbetur njeri pa u mare ne telf me shume se nje here nga PD-ja ku u kerkohet me edukate nese do i mbeshtesin ne zgjedhje apo jo, nuk di sa do ju ece, por keshtu eshte! Mua personalisht nuk me bezdisin telefonatat e PD-se, por ato makinat e saj qe na qelben e na bllokojne trafikun ! E bukura eshte se keto fushatat me makina nuk i ka as kapitalizmi…

1 Like

Bej si te besh se nje jave mbeti, po me maskat si do behet🤔

Ilir Meta

Të dashur “patronazhistë”,

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!

Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.

Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!

Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!

Asnje nga personat qe komunikova une nuk kishin patur ndonje eksperience qe dikush i kishte trokitur ne dere duke i kerkuar te dhena. Skandali i zgjedhjeve ne USA me “Cambridge Analytic” u be mbi informacione edhe te dhena ne FB, imagjino c’fare do kishte ndodhur po te dilnin te dhana qe kane lidhje me institucionet.

Gabim! Te dhenat ishin super te reja edhe kete e kam shpjeguar me siper.

Per c’fare e do gjurmen kur ke ujkun? Nqs shkon edhe sheh te gjithe “log-in” tek serveri i te dhenave, ta jep me saktesi te gjithe listen se kush eshte futur tek te dhenat e serverit. Eshte shume e thjeshte. Mua me duket se prokuroria nuk do te merret me kete ceshtje ashtu sic nuk do te merrret me shume ceshtje te tjera.

Këto nuk janë thelbësore.
Duan shqiptarët të largojnë qytetarin problematik rama,apo duan të sjellin modelin afgan të sali berishës??
Kjo vendoset në 25 prill.
Të dy palët kanë 30 vjet në skenë dhe njihen.

Shqipëri e dashur,

që të themi Nënë,

në ç’duar të zeza,

tridhjet vjet ke rënë!

Asnjë për t’u mburrur,

të gjithë për t’u sharë,

bir Selman i Nënës,

kë të qaj më parë!
A Duka

Nese di gje nga e drejta penale ne USA : pse Derek Chauvin, i akuzuari per vrasjen e George Floyd, nuk mund te akuzohet per, per shembull, vrasje pa dashje, nese juria nuk bien dakort per cilesimin si vrasës ? Sepse me sa kuptoj, denimi i tij eshte : o fajtor (per te treja akuzat), o hiç (pra: o juria eshte dakort unianimisht, ose po doli vetem nje anetar jurie kunder, del i pafajshem)

Nuk ç’motivohet policia për një zezak.
Tani,si do gatuhet që të paraqitet sikur drejtësia mori vendim demokratik dhe ligjor, është çështje tjetër.

pa merak, zezakun e ka bere lopa, dihet ajo

Edhe për të bardhët nuk e rruan njeri.
gishtat nuk janë njëlloj,megjithë dëshirën e mirë,konventat ,të drejtat ,e më the e të thashë, që të jenë!