Diskutime te Lira - Qershor 2020

Thone qe c’eshte per te thene u ka pas thene qe tre mije vjet perpara .Prej asaj kohe njerezimi I bie legenit duke perseritur veten .

e para punes nuk eshte tamam keshtu, ka te re si vazhdimsi e te vjetres ne nivel me te larte, pavaresisht se eshte e ralle dhe e paperfillur nga intelektualet dhe elitat qe gjithnje jane te interesuar te ruajne status quone, dmth famen e tyre, poziten sociale, rrogen, racionin e noçkes qe ju perket.

e dyta, ne Kete Blog nuk ka me komente, 0 komente, as nuk perseritet komentet e 3 mije vjeteve me pare, mbasi nuk ka me ngjarje fatkeqe (Berishe, karantine, Teater), eshte menxyra qe stimulon intelektualet. Prandaj historia perseritet, intelektualet futen ne burg qe te bejne komente, vepra artistike te pavdekshme. Ne fakt figura e madherishme eshte “komandanti i postes kufirit”, xhandermaja, fuksi, gardiani i qelise, pastaj ben vaki fenomeni poet i modh, artist i modh, mendimtar i modh qe i kruhet suma vazhdimisht. Mir qe ky knoqet, por le dhe te tjeret e pakulturuar ne kete mizerje pafund te perseritje se amshueshme te se njejtes, se bota eshte pa kuptim e qellim, e kam shkrujte una intelektuali i modh ne nje liber t’modh qe e ka lexu sinjora Bertini me shalehap.

e shef, prap Enveri, parullat e totalitarizmit. Vari karet, 30 vjet akoma vazhdon studimi i vrimes se Enverit, ne sherbim te Monumentit te Kujteses. Po te harrojme, atehere historia perseritet, po te mos harrojme historia rri ne vend, qindra vite tu pa intelektualin e modh si shkru artikuj kunder Enver totalitaristit.
E gjithe kunjin e ka me baben e vet, kompleksin e Edipit e trasferon tek Enveri top sheqeri, se s’mund ta zgjidhi dot drejtperdrejt me Fjodor Pavlloviç Karamazovin.

Ta thashë më lart,që vetëm kombëtaristët duheshin liruar dhe dëmshpërblyer. Hajdutët e domateve,bollanot,komunistët spiuna,si lubonja, dhe lloj lloj legenash ordinerë,duheshin lënë brenda. Me pak fjalë 10-20 % e tyre.
Fakti që pas 90-s nuk u formua asnjë parti më program kombëtar,flet qartë për këtë që them.
Shiko edhe këtu të peshku pa qëndrimesh kanë ish të burgosurit. Full internacionalistë i ke të gjithë.
Ju mungon tërësisht objektiviteti,karakteristikë kjo e jodinjitozve, ose jevgve .

ku i ke ish te burgosurit ne Peshk? Ketu ka vetem njerez te burgosur ne Peshk!

30 vjet jo duke analizuar vrimen totalitariste te Enverit, por 30 vjet duke u ankuar se nuk e kemi studjuar sa duhet vrimen e Enverit. :slightly_smiling_face:

Dulla ishte grafoman .Shkruante 500 faqe pa thene asgje .Librat me kujtime ia shkruan bukur ,por ishin te gjitha rrena.gjysma e fjalimeve ishin me elegji per popllin tone trim te bukur te mencur engjell I pafajshem qe te tjeret I kane rene gjithmone ne qafe por qe tani s’duhet ta cante me bythen se kishte Dullen qe e mbronte dhe gjysma tjeter me mallkime per armiqte tane barbare te eger e dinake ne bashkepunim me armiqte e brendshem .tingellon qesharak tani po atehere ishte serious shit .

Ky eshte nje fenomen i zakonshem per figura historike qe kane rol mesianik, fals apo te vertete kjo eshte nje gje tjeter, e kam fjalen per nivelin e te shkruarit dhe sasine e stermadhe te fjalimeve. Fjalimet politike kane funksion nxites, jo estetik, ose kane nje estetike tjeter nese mesia eshte i vertete dhe fjala e tij eshte e vertete. Fjalimet e Enverit, Stalinit, Hitlerit nuk jane te Kadarese, Pasternakut, Borghesit dhe seres se tyre, qe thone gjera per te thene si estetike divani. Fjalimet e komandanteve stimulojne per te bere gjera praktikisht, pranej nuk thone asgje filosofike dhe estetike, bile ndertohen ne menyre te tille qe nuk thone asgje, nuk duhet te thone asgje me perkufizim, kane vlere vetem ne kontestin dhe momentin qe shqiptohen. Kete virtut te fundit e kane edhe politikanet demokrate, llap e llap per te fshehur qellimet e tyre te verteta qe jane vetem per te vjedh :joy:, sipas te njejtit intelektual t’modh qe analizon vrimen e Enverit per 30 vjet me radhe, dhe brimen e Stalinit, Hitlerit, Musolinit per 80 vjet me radhe.

Shkurt muhabeti, nese nuk kupton rolin mesianik qe ka Sekretari i Pare, Fyhreri, Duçja, flet budallalleqe te çdo lloji, edhe sikur me qene Kadareja, Pasternaku, Borghesi. Ne fakt jane te tyre budallaqet qe ndegjojme e merremi me to per dite, jane kadareizma dhe pasternakeizma qe kalojne goje me goje te tretura ne mediokritetin e diskursit publik.

Sapo vij fresko nga nje diskutim pa kembe e koke per çeshtjen e barazimit midis nazizmit, fashizmit dhe komunizmit nga Parlamenti Evropian. Nuk e ke idene çfar vuajtje te jesh midis nje lemshi paraporte, kthe andej e kthe ketej si te çmendur te njejtat koncepte qe ne fakt jane aksioma baze qe sistemojne, rregullojne dhe harmonizojne kuptimin dhe diskutimin. Tamon nje muhabet te çmendurish, sikur behej muhabet gjeometrik per gjeometrine nga profesore qe nuk pranojne aksiomat e Euklidit.

Ne fakt ti nuk di asgje ! Jeni nje njeri banal dhe mashtrues , si gjithe historia e treguar ne keto 30 vjet nga barbaret anti-komunista si puna jote ! Po te tregoj kush ishin dhe sa u shpallen armiq te popullit, nga udheheqesit e luftes se Vlores :

Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare prej 12 vetash: Osman Haxhiu, Beqir Sulo Agalliu – Vlorë, Alem Mehmeti – Tragjas, Ali Beqiri – Velçë, Hysen Shehu – Sevaster, Murat Miftari – Tërbaç, Hamid Selimi – Dukat, Qazim Kokoshi – Vlorë, Myqerem Hamzarai – Kaninë, Sali Bedini – Armen, Duro Shaska – Vlorë, Hazbi Cano – Mavrovë. Ndërsa Ahmet Lepenica u caktua Komandant i luftës dhe nuk duhej të ishte në komitet. Komandat u caktua Ahmet Lepenica dhe pas dy javëve Qazim Koculi.

Osman Haxhiu - vdes ne 1937 ! Djalin e tij e bejn Gjermanet Kryetar Bashkie ne 1943, u aratis nga Shqiperia me Gjermanet para perfundimit te luftes! Armik i popullit !
Beqir Sulo Agalliu - Perkrahes e luftetar i LANC , u internua nga Gjermanet, vdiq ne Mathausen!
Alem mehmeti- Vdiq me 1927 ! Njeri i nderuar ! jo aktivitet politik!
Ali Beqiri - Vdiq ne 1942 !Njeri i nderuar ! Jo aktivitet politik !
Hysen Shehu - Vdes para clirimit ! Pasardhesit e tij denohen pas lufte per bashkepunim me pushtuesin e perndiqen politikisht !
Murat Miftari- Familja e tij ,pjesmarese dhe udheheqese ne lufte krah LANC !
Hamid Selimi- Vdes ne 1923 ! Njeri i nderuar ! Jo aktivitet politik !
Qazim Kokoshi - Pasi denohet me vdekje nga Zogu, falet e ben burg ,largohet nga Shqiperia per tu ri-kthyer ne 1945, denohet me 2 vjet burg, vdes ne burg ! Familje e persekutuar politikisht !
Myqerem Hamzarai - I angazhuar familjarisht ne krah te LANC ! Vdes ne 1946!
Sali Bedini - Vdes ne 1925 ! Pasardhesit e tij pjesmarres ne lufte krah LANC !
Duro Shaska - Vdes ne 1924 ! Njeri i nderuar ! Jo aktivitet politik !
Hazbi Cano - Familja e angazhuar fuqimisht ne lufte krah LANC !
Ahmet Lepenica - Vdes ne 1942 ! Njeri i nderuar ! Shpallur Hero i Kombit !
Qazim Koculi - Bashkepuntor i fashizmit, me firmen e tij 60 anti-fashiste u internuan ne Vlore (ne total jane 1500 vlonjat qe u internuan gjate luftes) - pushkatohet nga italianet dhe bashkepunetoret e tyre ne 1943 ! Shpallet Armik ! Familjaret perndiqen politikisht !

he alba profesoreshe e gjeometrise antikomuniste te vrimes se rrumullaket te Enverit, jepi pergjigje euklidiane ketij profesorit te gjeometrise komuniste te vrimes katrore te Hitlerit te shohim zhvillime skenare te rinj muhabetesh ne pavjonin 17-te lidhur me kuadraturen e rrethit.

Enveri, Stalini, Hitleri, Musolini jane mesi, sigurisht per keq, mesi te providences negative, por ndryshojne nga messia e providences pozitive vetem nga shenja, energjia e tyre eshte e njejte, stili, vepra dhe shume te tjera, vetem shenjen kane te ndryshme, sigurisht dhe rezultatin perfundimtar.

Pra duhet te jesh intelektual i modh, dmth loqe dhe maskara, te mos kuptosh qe vlera e fjales se mesise, qofte te rreme qofte te vertete, qendron vetem ne kontekstin e kohes. Te gjitha deshmite e bashkekohesve, nuk eshte e thene te kene qene pro apo kunder, e tregojne efektin qe kishte Hitlerin dhe Musolini mbi masat e gjera punonjese ne momentin qe mbanin fjalim. Gjithashtu me efektin qe kishin nga individe me fuqi dhe me fame ne ate kohe qe i kane takuar dal vivo: energji mbinjerzore, efekt shokues, fuqi mistike etj. Pa asnje diskutim kjo vinte nga nje energji mbinjerzore qe duhet te perballonte shumatoren e te gjitha energjive te nenshtetasve te tyre. Pa nje force energjike kundergoditese te tille, nuk komandohet dot nje shtet totalitar qe shkon drej nje qellimi historik dhe finaliteti te historise. Prandaj komanda demokratike eshte me breke neper kembe e sa per sy e faqe, nuk jep drejtim, ruan vetem status kuone, qe degradon gjithnje e me teper. Pranej xhelozia e intelektualit t’modh demokratik bythpamuk qe matet mbas pilafit me Enverin Hitlerin duke i analizuar dimensionet e vrimes mbas 30-80 vjetesh.

Shiko o njeri i perendise ti me pellazg efendine si u persekutuan familjet qe bene shqiperine.
"…Sipas tij kemi këto gjykime: Osmën Haxhiu, i pari i LV, u la në hije sepse Myedin O. Haxhiu, djali i Osman Haxhiut, edhe pse qe kryetar bashkie, iku nga Shqipëria dhe u etiketua “I arratisur politik”. Djali tjetër i tij, Galip O. Haxhiu, u arratis më 1944. U kthye e vdiq në Vlorë më 1993. Qazim Kokoshi ka qenë firmëtar i Aktit të Shpalljes së pavarësisë, 1912. Kryesoi LV më 1920, deputet e kryetar bashkie. Vdiq në burgun e Vlorës më 1948. Qazim Koculi – Komandant i Përgjithshëm në LV, 1920, senator, deputet, ministër, kryeministër. U vra nga italianët, më 02. 01. 1943. U shpall “armik i popullit”.

Duro Shaska, me pasuri e shpirtin e sakrificës, që me Ismail Qemalin për atdhe, u anatemua, sepse edhe Sadik Duro Shaska, i biri i Avdurrahmanit, ishte oficer i I. Qemalit. Katër herë deputet i Zogut, kryetar i qarkorit të BK. U arratis më 1944. Vdiq në Itali. Hakim D. Shaska, djali tjetër i Duros, i internuar në Sazan, më 1920, komandant çete i BK, arratisur më 1944. Vdiq në SHBA. Hekuran Sadik Shaska, nipi, djali i djalit të patriotit, luftoi si nacionalist dhe antikomunist. U arratis në nëntor 1944. Vdiq në Kanada. Tajar Mehmet Shaska luftoi si nacionalist. U arratis, vdiq në SHBA në v. 1997. U varros në Kocul (ishte amaneti i tij). Xhelal Shaska kreu doktoraturën për diplomaci në Firence, 1927. U dënua me grupin e deputetëve me 15 vjet burg. Po kështu dhe 5 Shaskaj të tjerë: Filo, Enver, Irfan, Safet e Fiqiri, duke patur mendim ndryshe, po atdhe Shqipërinë. Nga që nuk e deshën sistemin e kuq, u quajtën me biografi të zezë. “Dhe sakën se përmendej emri i Duros! Le të kishte qenë patriot! Po këta?…”, na perifrazon z. Fahri batutën e hidhur të kohës dhe na rrëfen “Librin e Shtëpisë” , një llahtar tjetër, gati i pabesueshëm, por të qëndrojmë në temë. Azis Çami, komandant i Grupit të Artilierëve në luftën e Njëzetës humbi, sepse u ekspozua si komandant i Ballit Kombëtar, pasi ra Hysni Lepenica. Alem Mehmet Tragjasi pati djalin aktivist të BK. Ushtarak me gradën kapiten. Arratiset më 1944. Vdes në Australi. Po kështu Emin Mehmeti, Dino Mehmet Alemi, Alem Mehmet Alemi, u dënuan si djemtë e Mehmet Alemit, po Alem Mehmeti i Parë i historisë i kishte nipër, kështu që Ali Beqiri, me kapital të madh dhe atdhetar bujar, një nga të Dymbëdhjetët, kishte djalë Kujtim Beqirin, inxhinier me medalje të artë në Zvicër. Dënohet dhe vritet më 22.11. 1946, në Maliq të Korçës. Kujtesa e largët fëminore na e sjell si vagëllimë të tjetërsuar, shkruar nga optika e letërsisë së angazhuar socpseudorealiste tek romani “Këneta” i Fatmir Gjatës. Ndërsa Mehmet Ali Beqiri u arratis. Po kështu, edhe krijues të këngëve të Njëzetës, njëkohësisht luftëtarë të dalluar të saj “me dyfekë e me këngë” si Rrapo Meto Premti nga Vranishti, plagosur në Luftën e Janinës dhe në LV, u vra, padrejtësisht dhe pabesisht gjatë LDB, ndërsa Sheme Sadiku me emër, i Dukat, s’u përmend, sepse i biri, Enver Sheme Kondi, qe i bugosur politik. Ago Agaj u diplomua në Austri, punoi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Qe ministër i Bujqësisë së Shqipërisë gjatë LDB, u emërua prefekt i Mitrovicës, njihej dhe si “ kosovari nga Vlora” . U arratis për t’i shpëtuar diktaturës komuniste. Mbylli sytë në moshën 97 vjeçare në Florida, më 1994, kur po vinte koha që edhe ëndrrat e tij të bëheshin realitet dhe realiteti ëndërr. Sipas Visar Zhitit epopeja në prozë “Lufta e Vlorës” është kryepuna e tij, një enciklopedi e trimërisë, e portreteve të luftëtarëve, e diplomacisë së asaj kohe, e dokumentacionit, e përzgjedhjes së folklorit, ku nuk mungojnë as largpamësia dhe as dhembja, por edhe grotesku e dialogu natyrisht, vdekja dhe pasvdekja, që së toku, e bëjnë veprën të lexohet dhe si roman i fatit kombëtar, përshkruar nga dashuria e dëshpërimi për vendin e të parëve si dhe nga një krenari fisnike. Këto janë të vërtetat e papublikuara më parë, për arsye nga më të ndryshmet, të cilat s’mund t’i quajmë kurajoze e civile, por të ngarkuara nga kompleksiteti parak: “ O shkëlqim absolut, o damkën, që të mos ngrihet më”, që të mos bëjë më kurrë maj’ , siç thoshin pleqtë e Lumit të Vlorës…"

1 Like

Ndoshta nuk ia fusnin dhe aq kot dikur kur thonin se duhen disa kondita objektive e subjektive .Psh po te ngrihej Dulla sot e te fliste ashtu si dikur mileti do gajasej.

1 Like

mos u merzit se do te pergjigjet profesori i gjemetrise komuniste qe nga krevati prej hekurash me batanie leshi dhije te pavjonit 17-te. Ky eshte diskutimi demokratik 30 vjeçar ne vazhdim e siper.

ashtu e ka mileti, gajasej para dulles dhe hitlerit, por kur erdhen ata nuk gajaseshim me, vraponin kush e kush t’i lepinte vrimen. Pastaj me te ikur ai filluan te gajaseshin me vrimen e tij (ne fakt gajaseshin me llapen e tyre qe i kishte lepire vrimen).

Nuk kaperxehet me gajasje ajo qe ka ndodh ne kohe te Enverit, eshte nje gje shume e rende. Gajaset nga halli, se nuk ke çfar ben tjeter.

shendet se me duhet me dale.

alba kape kte komentin (shprese qe nuk jane t’gjithe njesoj antikomuniste si xhaxhi veterani antifashist ne vakti) tek Blogu Tjeter qe mbasi zgjidhi tragjizmin e karantines, shkolles dhe Teatrit, i rikthet tragjizmit te Enverit.

Shyqyr qe eshte Enveri top sheqeri qe mbush blogun dhe diskurset intelektuale t’mdhoja kur nuk ka ndodhi tjeter tragjike perqark:

Shiko o njeri i rendomte :

  1. Djali Osmen Haxhiut u be Kryetar Bashkie i Vlores pasi Gjermanet fillimisht kete post ja ofruan djalit te Jani Minges(Jani Minga patriot i shquar, njeriu qe hapi shkollen e pare shqipe ne Vlore ), ai refuzoi te bashkepunonte dhe u internua ne kampet naziste nga ku nuk u kthye me! Keta iken bashke me Gjermanin ! Me tradhetar se kaq???

  2. Ke te drejte, gabimi im tek familjaret e Duro Shaskaj,(nuk e di pse me ka dale ashtu tek komenti), familjaret e tij kane qene kryetar Balli si fis , me arme ne dore kane luftuar LANC ne krah te okupatorit Nazist , e dine te gjithe eshte fakt i njohur ne gjithe krahinen , kane qene bashkepuntor e nuk e kane mohuar kurre ! Keto nuk jane vetem akuza komuniste, jane te pohuara nga ata vete edhe pas 90’ !!

  3. Qazim Kokoshi te dhashe , eshte denuar politikisht , i vetmi nga lista e kryetarve te luftes se Vlores, nuk ka qene bashkepuntor me pushtuesit(ai vete nuk ka qene por familjar te tij po ) u kthye ne Vlore pas lufte kur tashme ishte vendosur pushteti komunist dhe filloi bente hapur politike kunder tyre! Per kete u arestua dhe u denua !

  4. Qazim Koculin e luti Hyni Kapoja qe te bashkohej me LANC, pasi gezonte respekt per shkak te Luftes se Vlores e per shkak te kesaj Italianet nuk do ta falnin ! Nuk pranoi, preferoi paret e qeverise kuislinge te Mustafa Krujes, ishte kryetar i karabinierve ne Vlore , ka bere lista per deportime te familjarve te mbeshtetsve te luftes, u vra nga Italianet e nga krimineli fashist Halil Alia per arsye personale (Halil Alia bente me faj ate per vdekjen e nipit) !

Te tjeret qe ti permend , nuk jane antar te kryesise(atyre qe ben luften) por nje numer i vogel luftetaresh ashtu si mijra te tjere qe ti nuk ju permend emrat sepse nuk u bene me Ballin , por me LANC (ose nuk u perfshin)me vone! Nga 13 anetar te komitetit qe drejtoi luften e Vlores, vetem 4 prej tyre(ose familjet e tyre) kane qene te denuar apo te persekutuar pas ardhjes se komunisteve ne pushtet, 3 prej te cileve bashkepuntor e tradhetar te hapur qe i kishin lyer duart me gjak !Nuk eshte fare e vertet qe luften e Vlores e ben ata qe me vone u vetequajten ncionalist, eshte nje mashtrim i hapur, ashtu si edhe teoria qe te gjithe u perndoqen ata qe ben Shqiperine ! Shumica dermuese e atyre qe ben luften e Vlores e luftuan perseri italianin edhe heren e dyte , pervec faqezinjve qe u bashkuan me italianet dhe harruan 1920’,u shiten per dy lek (edhe ketu ka histori sa te duash , italianet i kane te shenuara te gjitha) e sot na behen heronj e viktima ! Kjo eshte e verteta e jo abuzimet e mashtrimet banale te ketyre 30 viteve ! Po ashtu edhe tek firmetaret e pavarsise mund te shikohet shume mire lista e tyre , se edhe me ate eshte abuzuar me mashtrime banale !

1 Like

he bravo, ja ktheve si duhet pergjigjen albes.

Po a hongre mjes i her? A ta prune çajin dhe djathin e mjesit infermjeret? A kishin hudh sheqer çajit, apo e kishin vjedh infermjeret sipas zakonit?

faleminderit per kete pergjigje (link)