Diskutime të lira - shtator 2018

Keta qe drejtojne emisione ne Shqiperi si perzgjidhen? Ka ne Shqiperi ndonje shkolle qe pergatit njerez per radio apo tv?

Nuk ka ardhe akoma koha qe njerzit te lidhen direkt me Providencen pa Ndermjetes. Aty afer jemi, por me shume teorikisht se praktikisht, sepse shumica e njerzimit nga pikpamja e lidhjes me Providencen eshte ne kohen e Abrahamit 4000 vjet ngambrapa, çfar po them, ne kohen e neandertalit.

Ndersa persa i perklet klerit e kam shum konsiderate per çfar kane bere ne shekuj, por sot Kisha nga pikpamja e Providences eshte e tejkaluar, mire a keq e ka mbyllur misionin e saj. Dhe kjo eshte evidente edhe ne kete rast konkret qe ke sjelle ti qe shtohen vazhdimisht si fenomene, pedofilia etj. Prifterinj nga Evropi, dhe raca e bardhe ne pergjithsi, nuk dorezohen me, akoma me pak mbyllen murgesha ne kuvend. Kisha mbijeton me ekstrakomunitare te botes trete, kryesisht Afrika, shuimca behen prifterinj per i cope buke. Nuk do te sakrifikoje me njeri per çeshtje seksi, dhe nuk eshte me koha e individit, dmth e celibatit dhe maje me dore ne kuvend, Eshte koha e çiftit, familjes. Kete mere kallup, por e ka nje shpjegim logjik dhe historik providencial.
Ne kete rastin qe ke sjelle ti, ka rrezik qe murgesha eshte ndjere keq psikologjikisht per çeshtje seksi, se ne fakt çdo lloj shqetsimi psikologjik e ka origjinen seksuale, e jo vetem sipas Frojdit. Dhe ka shku tek prifti qe ndjehet keq psikologjikisht per vete per çeshtje seksi (prandaj ben psikologun). Dhe qe te ndjehet mire ai dhe ajo si çift, ai i ka rras pataten, dhe per momentin jane ndjere mire, puna eshte me pas seksit ke vrasje ndergjegje, dhe ke akoma me nevoje per psikolog, aq me teper qe ne kete rast psikologu ka nevoje per psikolog psikoanalist, ose rrefim tek prifti, qe eshte e njejta gje ne thelb. E qarte qe ajo e ka pranuar pa naze, se nuk eshte kollaj te perdhunosh nje femer qe s’do me 100%, ha shkelma boleve. Aq me teper kur je ne moshe 70 vjeç. Do muskuj perdhunimi, dhe mund te behet vetem kur je bande.

1 Like

Qe te jesh i shqetesuar psikologjikisht per ceshtje seksi duhet ta konceptosh veten si nje figure para syve te botes. Edhe prifti e murgesha kane momentet e tyre te mungeses se besimit, pavaresisht tradites e ritualit mund te bien pre e kompulsionit seksual, pasi nuk kane arritur ende njohje e besim te thelle per te kuptuar esencen e permbajtshmerise se natyrshme ndaj sexit. Njeriu i lire, eshte vetem ai dhe Zoti. Bota eshte nje adneks ku dhuron miresi e dashuri qe edhe bota te perjetoje kete clirim total. Seksi dhe droga jane kompulsion qe ofrojne clirim te perkohshem e pastaj te ngerthejne ne varesi ndaj tyre.

Tashi ca ke me ushqimin ti vajze e mire? Sa per selfiet, shkenca thote qe perdorimi i rrjeteve sociale ku keto shkarkohen zakonisht te ben keq per mendjen. Ka nga ato qe thone qe eshte pjese e natyres njerezore te shprehet. E verteta eshte e secilit them, perderisa nuk fetishizohet imazhi deri ne kompromentimin e shpirtit (ne aspektin metafizik), je ok me nje selfie ose dy ne muaj. Une kam fort qejf antiselfiet qe i bej ndonjehere sidomos kur kam nje "bad hair day, “mask day”, etc. Per te tjerat nje selfie ‘normal’ ose dy per njerezit e aferm te mi e bej, ndonese ne fb nuk e ndaj. Bukurine :smiley: time s’kam pse t’ia shperfaq te tjereve qe mund te mos kene te njejten dhunti dhe per sa kohe je me tru ne rregull dhe nuk ke mungesa te theksuara konfidence (solidarizoj me kete), nuk ia vlen te postosh foto. Ka gjera me te kendshme ne jete: nje ecje ne park, te degjosh radio, nje caj i mire, te thuresh nje triko.

Une kam nje pyetje tjeter per ty, pune terminologjie, se per kete muhabetin qe pyeta fillimisht e ke dhene pergjigjen ne komentin e pare, domethene per seksin si terapi. Ti Providencen e perdor si sinonim te Zot/Perendi apo…? Se ne fjaloret e anglshtes te pakten providenca perkufizohet si forca mbrojtese a udheheqese e Zotit.

E paska kall e barastundura me lajme nga portali i Zenit.

Termin “Providence” e perdor ne kuptimin e nje Zoti aktiv, dinamik, qe nderhyn dhe vepron ne histori, bile nderhyn edhe ne jeten e perditshme. Dmth e perdor ne nje kuptin te kundert - ose me sakte komplementar - qe zakonisht i jipet Zotit si entitet me vete, i qete, harmonik, qiellor, inoxidabel etj, qe ne shqip ketij lloji te dyte te Zotit i shkon me per shtat termi “Perendi”.

Ti po thua qe ne shqipe Perendi do te thote Zot aktiv apo pasiv, se nuk e kuptova kujt i referohesh me kete “lloji i dyte”? Edhe une shqiptar jam, ose shqiptar jo pe verteti sipas Kurreshkarit, po nuk e bej kete dallim qe thua ti mes Zot e Perendi, madje as nuk e kam hasur te ndonje gjuhetar, teolog a teolog gjuhetar.

Po e shoh edhe providencen ne italishte, meqe e ke me afer si gjuhe besoj, dhe kudo nuk barazohet me Zotin, megjithese sigurisht si e perkufizon njeri nuk e perkufizon tjetri. Ja dy perkufizime:

  1. Nel cristianesimo, l’ordine concepito da Dio per dirigere ciascuna delle cose create al proprio fine; l’azione costante che Dio esercita nella natura e nella storia: sperare, confidare nella provvidenza ; ringraziare la divina provvidenza ; La provedenza , che governa il mondo (DANTE Par. XI, 28) | (prov.) le vie della provvidenza sono infinite

  2. Nel linguaggio filos. e religioso, il governo del mondo e della storia degli uomini per opera di un essere divino (o di un principio superiore), il quale realizza i suoi piani secondo fini che trascendono i singoli e possono restare incomprensibili alla ragione umana

Teolog apo teolog gjuhetar ne Shqiperi ke noc rrokun, nuk gjen asnje per be, ndersa gjuhetaret shqip per çeshtje teologjike nuk jane as noc rroku, sepse jane ateiste e as pjerdhin te bejne dallime midis zot, perendi dhe providence.

E ka nje arsye pse si e percakton njeri, nuk e percakton tjetri ne italisht: sepse si e ka njeri konceptimin per Zotin, nuk e ka tjeri. Pra ne kete rast, si ne shume raste te tjera, terminologjia ka lidhje me konceptimin. Qe ta them me qarte idene: nje konceptim novator riperkufizon terminologjite. Psh konceptimi i Zotit eshte i ndryshem ne katoliçizem dhe protestantizem, ky i fundit nje konceptim me novator, dhe ky ndryshim reflektohet ne terminologjite latine dhe anglosaksone. Kjo ishte pak a shume e qarte ne kohen e Luterit, por me pas, per shkak te influencash te ndersjellta (Reforma dhe Kundereforma), perzjehen konceptet, e prandaj shembujt qe ke sjelle ti, edhe brenda nje gjuhe (italishtes), si e perkufizon njeri, nuk e perkufizon tjetri.
Une ne lemshin e krijuar, per me teper ne shqip sajuar nga perkthime latine dhe anglosaksone, plus lemshi fetar i kontestit shqiptar katolik-ortodoks-myslimon, jam munduar t’i jap nje kuptim personal: Zot si nje kuptim me neutral dhe me i pergjithshem (futet gjithanej si xhol), Perendi ose Hyj si entitet suprem qiellor, Providence si entitet me konkret qe nderhyn ne histori, entitet toksor, pak a shume Shpirti i Shenjte, ose pjesa femrore e Zotit, pak e konsideruar, sepse Zoti per shumicen e feve tradicionale eshte mashkullor, me musteqe. Si shembell se sa ndikon konceptimi terminologjine: ne krishterim, sidomos ne katoliçizem Jezui ishte Zoti, dmth Zoti eshte me musteqe, rri lart ne qiell, nuk merret me punet e kesaj bote si ben gruja qe la leveret dhe ben gjellen kalamojve, ndersa burri merret me çeshtje ideale te larta politike ne kafene dhe ne blog.

Po te dush ne shqip ke edhe i Plotfuqishem (Ollmajti anglez) qe eshte si polici i lagjes qe quhej i plotfuqishmi i lagjes. :smiley:. Per kalamojte e lagjes ishte nje figure mistike.

kun janë fshehur more këta të ‘‘djath-it-ët’’ shqiptarë? ameriqia tha jemi për kombëtarizmin jo për përbotizmin! si do ja bëjmë tani?? përbotistët janë komunistë-tha trampi! po antikomunistët-përbotistë shqiptarë nga tja mbajnë?? ça të bëjë albëzeza tani??

Dy bolet jane bashke, te ndara, por bashke jene gjithmone. Nuk i fshihen dot njera tjetres, i mçifen vetem sa per te lujt kukamçefti. Por hapa dollapa, hapin syte e ndershihen midis tyre se 2 bole jane, te lidhura bashke nga fshikeza me ca fije leshi persiper.


I vendosur në krye të opozitës për t’u dalë zot halleve të qytetarëve, ne kemi sot në krye të opozitës një njeri i cili merr hallet e qytetarëve, u shton dhe hallet e kunatit, dhe i bën publike.

Kot, meqe permende kete punen e gjinise dhe meqe ke filluar bashke me Stalkerin te flasesh per Beqir Ballukun te Peizazhet, ja cfare thote shkitazi Xhaxhai per kete

Megjithatë, nuk di të ketë gjuhë tjetër indo-evropiane ku Zoti të quhet edhe me një emër të gjinisë femërore: Perëndi. Në gjuhët romane, gjermanike e sllave, emri i Zotit dhe sinonimet e ndryshme janë zakonisht të gjinisë mashkullore, meqë kjo përkon edhe me organizimin patriarkal të shoqërisë në kulturën indo-evropiane para dhe protohistorike. Fjala Perëndi gjithnjë i ka ngacmuar studiuesit e parahistorisë së shqipes; meqë disa e kanë lidhur etimologjikisht me emrin e një perëndie të lashtë sllave ( Perun ), në një kohë që të tjerë kanë parë atje asgjë më tepër sesa një vazhdim të fjalës latine Imperantem ; diçka si perandor, çka e lidh Perëndinë etimologjikisht me Perëndimin e diellit; meqë dielli e sundon botën kur “perëndon”. Mirëpo vetë bashkekzistenca e Zotit dhe e Perëndisë në të njëjtën gjuhë, madje edhe në shprehje të tilla si “Zot e Perëndi”, të bën të mendosh. Në përdorimin e përditshëm, Perëndi merr përparësi ndaj Zot kur është fjala për ta përdorur konceptin në shumës: khs. “Perënditë kanë etje” me variantin “Zotat kanë etje” (ose “perënditë greke” etj.). Shumësi zotërinj nuk perceptohet fare si i fjalës Zot , madje prej këtij shumësi është krijuar edhe një formë sekondare zotëri/zotni , e cila për më tepër lakohet si e gjinisë femërore… ( zotëria ). Edhe shumësi zotër është i kufizuar në përdorim me kuptimin “pronarë” dhe në regjistra pak a shumë të ngritur (“zotër të fateve të veta”). Aq më tepër vlen kjo, po të kihet parasysh se femërorja zonjë nuk ka lidhje fare me kuptimin “dea, goddess”, ndërsa perëndeshë ka. Të ketë mbijetuar në fjalën Perëndi një koncept parakristian për Hyun?

Jo kot po plot e ke sjelle kte paragraf qe kundeshton nga pikpamja gjuhesore çfar jam munduar te ndertoj une nga pikpamja konceptuale. Adriani eshte as si gjuhetar, por eshte tamam rasti qe eshte noc rroku nga pikpamja teologjike si ateist qe s’ka as me te voglin interes per teologjine, e quan mufke.

As e ve ne dyshim çfar thote ai, shume i vertete paragrafi qe ke sjelle, shtoj se ka shume mundesi qe fjala femnure “Perendi” vjen nga epoka e matriarkatit ku ta do mendja qe perendite ishin femna ashtu si ne epoken e patriarkatit ishin meshkuj. Por une kam hall tjeter, nuk kam hall gjuhe, kam hall si mund te pershkruhet komplet natyra e Zotit. Nuk ka rendesi fare, e as me behet vone fare, nese nga pikpamja gjuhesore un rezultoj noc rroku qe kam shkembyer gjinine femnure me mashkullure. Si ta duan linguistet, Zot ne mashkullore dhe Perendi ne femnore, ka rendesi qe te dali ne nje fare menyre se si eshte ne te vertete natyra e Zotit.

Kot them, se ketyre muhabeteve nuk u dilet kurre nuk ne krye. Gjithcka eshte hall gjuhe ne fakt dhe askush nuk i shpeton diktatures se saj.

Ne rregull, e mora vesh, qeke linguist ene ti si pune e Adrianit.

Kesaj pune i gjendet fundi, sepse ka Zot.

Te isha, mbase do t’ia gjeja fundin pa trazuar Zotin.

qeke mo i moth se Adriani atehere. (potencialisht me i moth)

Potencialisht te gjithe jemi mo te mothenj. Problemi eshte te realiteti, aty na bien breket.