Diskutime te lira - Shtator 2019

faliminderit Kthupi ,( e kerkova ne wikipedia fal emrit qe publikove )
aspak Inkuzicion ironi , fola nga kendeveshtrimi im momental ,
sot ralle gjene foles me ze te tille , rralle gjene edicione lajmesh aq pozitive ku folet per tejkalime objektivesh, Veq analizo per kurreshtje ate edicion qe dergova dhe fillon e mbaron me nje segment ,-realizim plani tejkalim mbi norme e qe shikuesit si rasti im me shoke i reflector pozitivitet e begati …
p.s. e di qe e keni te veshtire te kuptoni sepse ne degjonim nuk shikonim …( live )

Kicoja ishte si shoket, lexonte c’i jepnin per te lexuar e domosdo qe nuk kishte lajme negative. Te gjitha ishin “oh sa mire me qene komunist, o hej”. Kishte mbaruar Institutin e Larte te Arteve per aktrim, por e terhoqi me shume mikrofoni dhe radio e me pas TV. Ky ka qene folesi kryesor per lajmet ne lidhje me Kosoven ne vitet 80-81, e prandaj ndoshta nostalgjia.

e folura e spikerave te atehershem perbante brenda respektin dhe konsideraten per degjuesin. Lajmi nuk kish qellim bombardimin e spektatorit sic ndodh sot.
Nese i ridegjon sot ato transmetime gjeja e pare qe ndjehet eshte liria e spektatorit per t’u distancuar nga ekrani i tv. Sot ekrani te sulmon dhe uzurpon mendjen.

jo kthupi . lajmet nga ngjajret e Kosoves i kemi prekur , nuk kemi pritur te na tregoj edicioni i lajmeve te Shqiperise .qe te na ringjallet nostaligjia . Zeri i Kicos po , me zgjoj nostalgji sepse them qe me ka percjellur mund te ndodhe nga mosha 3 vjeqe .
tash ti kthehemi ne esence postimit se e shof qe e merrni si provokim . krahasoni kete tabolid te edicionit kryesor te nje dite lajmesh shteterore , sa skandal sa injorance sa dhune kane tabloidi i sotem ktheju ati klasik , motivim dhe detyre .

1 Like

Jo, nuk e mora per provokim, por mendova se nostalgjia kishte te bente me ate fakt. Eshte e kuptueshme ta kem une ate nostalgji se ne laj-thaj RTSH kishim dhe keto kujtimet e vegjelise ngulen thelle ne koke, qofshin te mira, qofshin te keqia. Nuk e dija qe e ndiqnit dhe ju me kaq rregullsi.

Po, eshte e vertete qe ka patur nje fare perzgjedhjeje cilesore me rigoroze ato vite, packa cilesise se produktit. Shefat ishin te paafte dhe koqe, por keta qe ishin fytyra me publikun si te thuash, perzgjidheshin. Une lajme nuk ndjek tani, por degjoj komentatoret sportive kur ka ndeshje. Nuk ka te krahasuar Vladimir Grillo me Pano Xhixhon apo Shakohoxhen.

jo perkunder jush , ne e kishim boten ne dhome por ishte urdher i prere ,pa njohur e edukuar nga vendi ame nuk dilet neper bote …

Me i miri ka qene Xhili, V.Kule ( ishte dhe i pashem kodoshi ), po e nxirrnin vetem per raste te rendesishme dhe ceremonira. Renien e bustit e ka dhone Alfons Gurashi ke lajmet e ores 6pm. Sa per Lad Grillon, ai ishte trung qe te vinte ne gjume. Kur ka dale ne fillim fare ka thone : Kampioneshat per ekipin e Tirones ne basketball. Cun i mire po s’ishte per ate pune. Keto te sotmit nuk i njof …

1 Like

Kiço Fotiadhi.

Po, edicionet e lajmeve kishin te gjithe te keqiat Por ishte e sigurt qe nuk ishin stresprodhuese. Per shembull po ta krahasosh me tv kryesor francez 24/24 me lajme: te gjithe e pranojne se ai kanal eshte anxiety-generating në kulm (ai TV qene nje nga arsyet kryesore te famës qe moren jeleket e verdhe, qofte dhe kur ishin 300 veta gjithesej). Dhe kjo vetem per arsye komerciale (audienca).

Njerezimi eshte shemtuar shume… . Ankthi dhe stresi kane zene vendin e parë e te dyte, ehste shkuar ca si shume larg… . Si zor te gjendet ndonje shpetim…

nuk do e thoja asnjehere. Transmetimi ishte me se modest.

http://www.gazetadita.al/tufat-e-skandaleve-ne-universitete/

Pershendes @ACDC

https://econ.trib.al/nsSPghX

Me te kenoq shqiptaret e Kosoves e Malit te Zi qe flasin serbisht ne restorant shqiptar qe mos ti kuptojne shqiptaret e Shqiperise ne tavolinat ngjitur. Te pakten kete supozoj. Mbase u vinte me e lehte…

Stalker dhe Korrikse qe pak a shume jeni te nje mendje (dafne eshte pertej). Por edhe per te tjeret qe nuk kane vene re, ose kane harruar, qe lajmet e atehershme ishin njesoj shtresuese dhe te ankthshme, sepse ishin te rreme (siç ishin te rreme lajmet e kohes Musolinit, zeri njesoj komplet, histeria njesoj, por ata ishin legene per ju se ishin lajme fashiste), dhe genjeshtra shtreson dhe anktheson (siç e ke vene re edhe tina rrenen televizive me 300 spartanet frenge me jelek te verdhe). Nuk shtreson ritmi dhe puna e sforcuar si zakonisht thuhet dhe besohet, perkundrazi ritmi dhe sforcimi jane pozitive, shtreson dhe ankthezon gjendja shpirterore e dhjere, edhe sikur te rrish gjithe diten ne limonti ne divan para ekranit.

Meqe e sotmja eshte shtresore dhe e anktheshme, dhe ne te ardhmen si zor te gjendet nje shpetim, eshte e natyrshme nostalgjia, prandaj justifikohet dhe falet. Ajo qe nuk falet eshte kur nostalgjia merr ngjyra politike, dmth te majtet ndalen ne te shkuaren e afert komuniste, ndersa te djathtet shkojne i çik me larg, Balli Zogu e pordhi kali. Ne fakt te njejtet “mekanizem psikologjik” anti shtres vejne ne veprim maniaket e pellazgjise, vetem se e hedhin nostalgjine skajshem ne kohe historike, sot jemi te dhjere si popull, po dikur kemi qene ç’kemi qene. Dmth ne thelb jeni te gjithe njesoj, me drrase mangut, por siç ju thashe edhe ju falet, nga dhimbja dhe vuajtja e keni.

Te gjithe kete e them qe te justifikohem per nderhyrjet brutale ne muhabetet snobe qe beni rreth filmit. Ti nuk e kupton, ose ben sikur qe te luftosh shtresin dhe ankthin tend, se 80% e filmave qe analizon jane stimulues dhe hiperbolizues te ankthit dhe mungese totale te shpreses se njerzimit, tip mulholland drive. Analizat e tua filmike jane ne te njejten fryme.

Filmi eshte nje Lajm, nje Kumt, po njesoj edhe analiza e filmit eshte nje Lajm.

Eja ne vete se ti po jep lajmet si ne vakt Virgjil Kulja.

1 Like

Te cili kanal tjeter?!

“The Democratic Party completely turned its back on workers. They got in bed with Wall Street and Silicon Valley and this is the result…”

Jimmy Dore

Ekonomia ka hyre ne epoken digjitale ndersa sistemi pulitik institucionet e shoqerise sistemi arsimor jane Po ato te kohes se makines me avull .demokracia liberale si product i revolucionit industrial te 200 vjeteve me pare po vihet ne prove .asnje s’po nep dum si do behet .

po çik autoironi kombetare, lejohet? :wink: (anti-shqiperia, e ke pas qe ne titull)

1 Like

e ndaj ne tri etapa formesimin tim vizuel
etapen e pare
RtK ( emisionin per bujqesi e fshat te diellen , vdes nga meraku mamaja ti shef te jetesuar Bageti e bujqesi , pula kendesa , hambare me drithe , edhe sot …)
TvSh… ( urdher i prere cdo emision edukativo -informativ )ky urdher ka qene kolektiv ne zonen ku jetoja
Beograd 1 ( deshire e kohes , trend )
Beograd 2 ( ne keto te dyjat ,bota skish kufi )
etapa e dyte
kur ketyre kanaleve ju shtua sistemi i video kasetave ( qe rralle i kam shikuar )
eh etapa e trete ishte permes satelititi
ketu kishe mundesine e 999 kanaleve …
p.s.
per cilin kanal te intereson ne veqanti ?

gabohesh ne simBoliken e numrit, ishin (dhe jane) 666 kanale.

1 Like

@Yeriho, falemneres per pelqimin e komentit, por sikur je shum i lire me keto pelqimet, sepse po te pelqesh tamom kete koment, nuk mund te pelqesh njekphesisht komente ku autori i komentit te lartpermendur eshte bere helaq nga handikapatet “… se demokracia zotrie …”.