Diskutime te lira - Tetor 2020

ja sapo ta sqaron Stalker replyingu perkthyes i Uliksit te Xhojsit me diagrama suedeze te keqen e botes dhe historise.

E thame nje here qe Stalkeri eshte perkthyes i Xhojsit po aq sa je ti traktorist ne Frosinone. Antikomunistat, qofshin te oreve te para, te mesme ose te fundit, nuk jane aq te afte sa fuksat 5-leksh ne hartimin e dosjeve.

te jam pergjigjur ketu e 5 muaj më parë

ti aq shume je i droguar nga politika dhe politizimi i botes sa nuk kupton as gjene me te thjeshta e me te sterthene. Sa here kam thene se per çeshtjen e koronavirus nuk kam asnje pozicion, e as mund te mbahet nje pozicion politik sepse koronavirusi eshte shkaterrimtari total i informacionit - dmth i demokracise? Kurre ndonjehere opinionet e njerzve, personaliteteve, shkencetareve, qeverive, organizmave boterore nuk kane ndryshuar ne kete menyre skizofrene edhe disa here brenda dites. E nuk jam i vetem qe mendoj keshtu, njerzit nuk besojne me informacionet, kjo eshte katastrofe e demokracise e me pertej.
Eshte tregues edhe pozita e jote si revolucionar permament: tani kur kan ngordhur tere revolucionet, e gjete perseri menyren per te qene revolucionar kunder fashizmit modern qe detyron njerzit te mbajne maska. Nuk me besohej kurre qe ti do te beheshe nje qelbesire skandinave mikroborgjeze, nje mister Bloom. Me kollaj e kisha te mendoja qe te beheshe me Hitlerin.

Realiteti i kesaj bote, i perceptuar me 5 shqisat fiziologjike, eshte hija e drites se botes tjeter qe perceptohet nga shqisa e 6-te.
Pra realiteti i vertete eshte surealiteti (idete platonike), e nga kjo pikpamje une ngas traktorin ne Frosinone i veshur si dhendur me papijon, ndersa Stalker perkthen ne Paris Uliksin e Xhojsit veshur me kominoshe traktoristi zgjyer nga jasht me graso, kurse nga brenda lyer me fare kari.

Ai ndihet edhe i Mothi i zhgenjyer si une nga shkenca ne pergjithesi e nga mjekesia, virologjia e c’jane keto ne vecanti,Ne fillim thane nuk kalon te njeriu, pastaj thane kalon. Ca thone eshte natyror, ca laboratorik. Jo perhapet nga ajri me peshtyme, jo nga prekja, madje edhe nga muti kur dhjet. Njeriu po shkon ne Mars edhe me ndihmen e profesor Ilias, e nuk di mire se c’ndodh ketu ne Toke.

jo une nuk ndihem i zhgenjyer nga shkenca, nuk ndihem aspak i zhgenjyer nga Uliksi i Homerit, perkundrazi. Ka diçka qe nuk shkon tek shkencetari ne thellesi te zemres tij, neqoftese e ka edhe kete lloj organi, dmth ka diçka qe nuk shkon tek Uliksi i Xhojsit dhe tek perkthyesi i tij. Eshte Penellopi problemi, Brodskij e ka kuptuar mire kete, pranej nuk eshte martuar. Por kjo nuk do me thene qe eshte gezuar edhe Brodskij.

eshte vendosur nga lart, qe ky muaj do shenoje numrin me te madh te te infektuarve,

Pjer, do me u zi me ndonjonin ne Peshk?

hera e pare qe shiqoj nje lojtar te marre karton te kuq pasi ka mbaruar ndeshja si kollolli sot ?!!Se c’iu ka desh me humb tre ndeshje kot se koti sidomos kur kosova i gjysmen e lojtareve te demtuar ?!!

Z. Pjer nuk eshte si i Mothi, që gërgitet gati me të gjithe te Peshku. Z. Pjer rrezaton paqe dhe miresi, me perjashtim kur ngacmohet nga pika e tij e dobet.

e kush eshte pika e dobet e Pjerit qe un qe gergitem me te gjithe ta ngacmoj piken e tij te dobet?

Ti mendon se nuk e ke ngacmuar piken e dobet te z. Pjer qe ngacmon z. Pjer. Qe te mos kete ndonje keqkuptim, pika eshte njeri, anetare e Peshkut, madje me shume se anetare, keshtu qe ne njefare menyre eshte edhe pika jote e dobet.

nuk kutova asgje, Peshku eshte nje pellg pa uje, por shume i thelle.

aha tani e kuptova ku e hedh fjalen. Vetem se nuk eshte pika ime e dobet. Un kam gjithe lekuren me infinit pika te dobet, ne kuptimin qe çdo budalle qe vjen nga rruga mund te me ofendoje pa te keq e pa konseguenca, dhe trimat e burrat e mire e Peshkut i japin i dor muhabet sikur nuk ka ndodh gje. Me nje fjale nuk ka shoqni, kjo eshte pika ime e dobet.

1 Like

Jo, nuk e kuptove. Thashe eshte me teper se anetare, ka njefare detyre, dhe per kete arsye e ke pike te dobet, ose e respekton. Po mjafton thjesht informacioni qe dhashe per marredhenies e saj me z. Pjer ose te z. Pjer me te per ta kuptuar se per cilen eshte fjala

tani vetem se ne Peshk ekzistojne fuqi okulte qe une s’kam nga ti di, ose qekam gomor fare qe nuk jam ne gjendje as te lexoj.

Bazuar ne Parimin e Autoritetit si reaksionar dhe servil qe jam, respektoj vetem pozicionin e personit kushdoqofte ai. Ndersa personin nuk e respektoj, “lo voglio bene” nese eshte per te dash. Kur personi nuk eshte per te dash, kam nje ndjenje impotence kaotike te papercaktuar mire realisht, por gjithnje me perzjere me shpresen potente se nje dite do haje pyke dhe do ta “voglio bene” edhe ate.

Ka edhe nje kategori tjeter, ajo e personave me vlere qe ke pritur dhe shpresuar me kot prej tyre (te kane diziluzionuar :smiley:), por kjo eshte nje pakice, dhe ndjenja eshte intime, pra nuk para flas ne publik per kete rast.

Pikerisht te respektimi i autoritetit e kam fjalen, si reaksionar e konservator qe je, po kjo zhveshja e personit nga gjithcka qe e perben ate (posti, detyra, profesioni eshte deri diku pjese e asaj qe jemi), te ben edhe ty njefare menyre intelektual ngambrapa. Nejse, qe mos te te lodh, e kam fjalen per Gjembin. Te gjithe pervec teje e dine qe ajo eshte pika e dobet e z.Pjer dhe ajo e ben ndonjehere te dale nga vetja e te behet madje agresiv e i pasjellshem. Po si thone, njerezit qe duam me shume jane edhe ata qe na lendojne me shume e qe nuk i falim kollaj.

Ne fakt ti je lodh sepse qe ne fillim e kisha kap qe per Gjembin eshte fjala.
Por lodhu, lodhu se te ben mire stervitesh si intelektual sa para mbrapa qe do me nxjerr intelektual ke e ka per turp te quhet i tille, pale intelektual ngambrapa.

E dijshe, e dijshe, po dojshe me më provoku e me më lodh, prandaj e bëre tërkuzë, si intelektual ngapara që je. Pse vetëm ti të lodhesh duke majt mi supe gjithë hallet kësaj bote e kësaj bote jarane ngambrapa dhe peshën e boleve të Marlonit.