Divorci i tekstit me kontekstin (pjesa e I, Figura e Intelektualit)

të shkelësh mbi Katror është frymzim jete për rrjedhje të reja intelektuale.

:joy:

Intelektuali e ka kokën plot, ashtu si politikani ka plot fuqi dhe bankieri plot parà.

Mashkulli kur plaket feminilizohet shpirtërisht dhe fizikisht, fillon e humbet qimet, ndërsa femra përkundrazi, mashkullizohet, fillon e i mbijnë qime. Femër-mashkull, yin-yang, dialektika e natyrës (Engels) - dialektika e vdekjes.

Mos tundo të afërmin tënd nuk ka kuptim vetëm të tundimit me qëllim dhe aktiv me xhest, fjalë dhe shikim, por më tepër si pasiv dhe pa vetëdijë si qëndrim dhe e folur që lë vend për aludim dhe interpretim, që shërbejnë si bazë për veprim, dhe më pas si justifikim: “vetë desh, vetë desh!”.

(nga Ditar i një fuksi)

Nudo nuk ka veçse dy kuptime në mendjet: herë simbolin e bukurisë, herë atë të fëlligështisë - Paul Valery

Valery ndan çfar është bashkë, nudoja në të vërtetë i ka të dy kuptimet bukuri dhe fëlligështi njëkohësisht - për këtë shkak tërheq kaq shumë mendjet njerzore -, sepse mendja e tij njerzore :smiley: është më shumë shkencore analizuese, sesa filozofike sintetizuese.
Ndarja, pasojë e rënies, është fëlligështia e vërtetë.

Zero dhe infinit janë dy koncepte që janë të papranueshme për mendjen njerëzore, dhe ka shumë mundësi që nuk ekzistojnë realisht, por janë koncepte të shpikur nga mendja njerzore për t’i vënë kufi realitetit.

Zakonisht thuhet dhe besohet se vuajtja i zgjon njerzit; në fakt varet se si përballohet, vuajtja vërtet mund t’i zgjojë njerëzit, por mund t’i bëjë ata akoma më budallenj, më mospërfillës dhe më të papërgjegjshëm se më parë, siç rëndom ka ndodhur dhe ndodh.

Folja përçart gjithnjë në konflikt me të tjerët dhe në kontradiktë me veten, llafosja pa pushim e pa mbarim “çfar thotë sot, nuk thotë nesër”, është sëmundja profesionale e intelektualit, të cilit i dëmtohen trutë nga përdorimi i vazhdueshëm, njësoj si i dëmtohen mushkëritë minatorit ose muskujt hamallit.

Të kuptuarit e tjetrit nuk është inteligjencë gjeniale në veprim që zbulon të vërtetën e tjetrit sikur të ishte një teori abstrakte, por është takimi me të ndërkohë që edhe ai nga ana e tij kërkon njësoj të të kuptojë. Kuptimi është takim biunivok, kuptimi univok i vetmitarit është formë marrëzie.

E dikurshmja fetare: “shkuarje me të shumtët në të përtejmen” zëvëndësohet me të sotmen laike: “udhëtimin në kohë me makinën e kohës”; në këtë mënyrë “i vdekuri që ecën” takon në shekuj të vdekurit që nuk ecin. Me fjalë të tjera: gjendet gjithnjë mënyra për të bërë turizëm providencial, meqë askush nuk bën rehat në vend, shtëpi dhe trup të tij.

Personi që më shërben mua - ose dorës tonë, partisë tonë, atdheut tonë etj -, quhet informator i nderuar i shërbimit inteligjent, nëse i shërben tjetrit quhet spijun i fëlliqur.

Spijunët e famshëm në histori i kanë shërbyer gjithnjë dy agjensive armike si urë informative komunikimi; quhen spijun të asaj pale që i kanë shërbyer më tepër si bilanc. Një spijun i vërtetë nuk e di as vetë se cilës palë i përket, sepse është tradhëtar me përkufizim dhe par ekselancë, e shijon tradhëtinë në vetvete si terjaqi intrigash, e për këtë arsye ka sukses si spijun. Figura e spijunit është providenciale si gjendja e njeriut të rënë në gjendje tradhëtie dhe spijunimi permanent në shërbim inteligjent midis dy agjensive armike: Zotit dhe Shejtanit.

(nga Ditar i një fuksi)

Pyetja klasike drejtuar çilimijve: “çin don më teper, babin apo mamin?”, nënkupton pyetjen konkrete: “spijun i kujt je, i mamit apo i babit?”. Baza e shkollimit të shërbimit inteligjent kryhet në gji të familjes, më pas zgjerohet si eksperiencë universitare në shoqëri.

Harta nuk është realiteti; dosja nuk është personi.

Skizofreni është spijuni që bën shërbim inteligjent duke sjellë informacion nga ajo botëkëtë botë në mënyrë të deformuar si i sëmurë mendor. Profeti vizionar bën të njëjtën gjë si i shëndetshëm mendor.

Dje duke u vërdallos pa qëllim blerje në një mercatino të Frosinone-s :joy: përjetova një rast kritike artistike të sinqertë. Një zonjë kapi një bluzë nga grumbulli i veshjeve kapicë mbi tezgë, e ngriti me të dyja duart në nivelin e vështrimit dhe tha duke rrudhur buzët: “Çfar qelbsinlliku!”. Njëri pranë saj i tha duke vënë dorën në bluzën në fjalë: “Eshtë e imja, e kisha hequr se po provoja një tjetër”.

:laughing:

1234567890

Dëshpërimi është pasojë i kërkimit me çdo kusht për të qenë i lirë, pa mëtuar të jesh më parë dhe njëkohësisht edhe i përgjegjëshëm.