Djali i pusaxhiut (“Dardha e egër” – film turk me regji të Nuri Bilge Ceylan)

1 Like

edhe gjeresisht qenka pritur mire, sipas wikipedias: Reception

Nuri Bilge Ceylan tashme eshte reference në kinemane indipendente kshu qe piket e filan apo fistek reviste amerikane s’para kane ndonje rendesi, qofte dhe brenda rrethit të kinemase-autor.

Ate qe kish të mirë “Dardha e eger” ish pershtypja sh e mirë qe të le, si nje film i bere pa paraqellime (2-3 filmat é fundit të Ceylan vuanin nga nje maní për tu pelqyer, qe në fakt lidhej me deshiren për të fituar Palmen e Arte në nje festival si ai i Kanës). Tani qe é mori nje të fille (në 2014), të krijohej pershtypja qe regjizori é kish mbledhur mendjen nga kjo anë dhe dukej ndjeshem qe eshte me i lirshem, me guximtar (në sensin é marrjes se nje risku qe ka shume shance të kete pasoja) etj etj.

Film i mirë. Film llafazan (përkunder nga traileri qe jep pershtypjen é nje filmi memec, ai ehste sh sh sh llafazan: eshte i ngritur pothuaj i gjithi mbi bazen e dialogjeve). Por pikerisht, ishte pothuaj hera é parë qe shihja nje krijues (shkrimtar) qe flete kaq shume (pra qe filmohet permes dialogjeve të pafundme).

Film jo i kollajte (hiç faire biles). Déroutant - thote frengu. Por me nje mbyllje magjistrale.
Shume interesante edhe tabloja e Turqise aktuale (Ceylan nuk eshte hiç i bute me të, edhe pse nuk kalon në nihilizem, sigurisht).

Dhe dicka të fundit : eshte é habitshme adhurimi qe ka ky regjizor ndaj Tarkovskit. A thua se nuk arrin ti ndahet shpirti qofte dhe për pak kohe nga ai.
Nje shembull :
Heroin kryesor, gjate nje skene (të mrekullueshme në fakt !!) sensuale, é kafshon në buzë nje ish-shoqja e tij é femijerise.
Plaga é tij (me të cilen é shohim pergjate pothuaj gjysmes se parë të filmit) të kujton padyshim ate të vajzes se re tek “Mirror” e Tarkovskit (foto) :

image

image

1 Like

“Mirror” ka shume e shume gjera brenda, e une ket vajzen s’e kujtoj, por kujtoj filmin e pare te Ceylan qe te kam lexuar ne blog ku e ke vecuar per adhurimin e tij ndaj Tarkowskit.

:star:
kuptoj

pak si puna e nje nxensi qe meson per noten, ky muhabet
duhet te jete efekti i kundert i cmimeve & vleresimeve, kur ato kthehen ne objekt
Me pelqen qe Ceylan paska gjetur paqe, sic thua

1 Like

pashe ‘Kasaba’, kuptohet kur flet per imitim te Tarkowskit dhe pse sikur nuk eshte tamam imitim por mbase influence

U bene vite qe e kam parë… . Filmi i tij i parë faire! Shume lirik, me sa me kujtohet (nganjehere cik manierist, me kujtohen disa plane filmike, nje pupel qe fluturon, pika uji qe pikojne, gjera të tilla).

1 Like

sic thua ti, shume lirik dhe ca manierist, e mbake mire mend :slight_smile:

‘Uzak’ qe sh. i bukur. Tematika prekur edhe nga Kinostudio jone, me duket me ‘Dhe vjen nje dite’.
‘Na ishte njehere Anadolli’ pelqeu gjithashtu, film rrugetim, peisazh i ashper turk, gjysma e 1re xhiruar ne erresire nate, respekt per sinqeritetin e persfhaqjes se vendit te tij, gje e cila evokoi mungesen e aftesise sone per ta arritur ate kinematografikisht me shqiperine. S’po kuptoja por ne fund te dhashe te drejte per kritiken e ashper ne review.

Uzak eshte KRYEVEPRA é tij! Skena e fundit e pirjes se cigares (nje nga ato cigaret qe kusheriri kish harruar tek radiatori e te cilat heroi kryesor i filmit i kish quajtur të qelbura - se me demek mbanin ere të keqe) eshte… e paharueshme !!

1 Like

Tek “Na ishte nje here në Anadoll” kam inat edhe faktin qe krimineli eshte jevg. E ka shkelur aty Ceylan, nuk i falet (dua të them: eshte shume kollaj të vesh nje rom ne rolin e kriminelit në atë film).
Gafe !

1 Like

kisha gjetur “3 majmunet” por do hequr menjane ca kohe per te, mbi 3 ore.
Uzak eshte nga ajo kategori qe do qe ta shohesh prape.
Kam deshire te shoh Climates por veshtire te gjehet.

para pak ditesh pashe Climates. Mjaft, mjat interesant.
Subtile, ne idete e tij Ceylan. Si floket e bores qe i qasej aq bukur
Por dhe e kunderta.
filmi te ndjek nga pas copa copa, skena-skena.

nje nga kryeveprat e tij.

Ceylan ben sikur “everything is fine” (skena me motorr), kur hop! ndodh dicka tronditese. Si per ti thene spektatorit “mendjen në mesim, ok?”

1 Like

exactly, kapi befasisht
por kjo duhet te jete evidente si ilustrim
Tani qe e thua, ajo qe quajta subtile eshte faktikisht " ide me spond", sic e quajte edhe ti, ben sikur 'everything is fine.