Shumë interesant Bitcoin, dhe formula sesi shtohet në mënyrë të përcaktuar mirë. Eshte edhe i erret. Ka nje liber te mire, The Dark Web qe shpjegon per bitcoin, The Silky Way etj.
monedhe alternative. puna eshte se jane krijuar plot te tjera te ngjashme.
qellimi i krijimit te ketyre monedhave eshte eleminimi sa me shume i spekulimit qe behet me paren tradicionale qe u be vite qe nuk mbeshtetet me ne Flori (metal i rralle). te gjitha bankat tradicionale, prodhojne me shume para (japin hua dmth), sesa kane kapitale. dmth sikur te gjithe klientet e nje banke, te terheqin leket (depozitat) e tyre ne te njejtin moment, banka falimenton direkt (edhe me e forta) sepse nuk ka para t’u ktheje.
sikur te kesh ne llogari tende 1000 dollare sot, ato pas 10 vitesh do te kene vlere te barabarte me 700 dollare. dmth leku zhvlersohet me kalim te kohes. duhet pra gjithnje te fitosh, per te eliminuar Humbjet qe te vijne nga zhvlersimi i monedhave aktuale.
ndersa sikur te kesh depoziten ne Bitcoin, ekuivalentin e po te njejtes para, psh te shumes 1000 $, ti nuk humb para me kalim te kohes, perkundrazi fiton, sepse monedha shkembehet me me shume dollar. problemi eshte se sistemi eshte miks. dhe asnjeri s’ti kthen paret ne vlere, ne sisteme te tilla. dmth eshte kot, per momentin. eshte edhe ky nje spekulim ne vetvete.
70 % ishte thjeshte hamendsim meqe jam natyre optimiste.
Se kam permendur qe ekonomia e Shqiperise varet 100% nga te ardhurat e emigranteve po s’mund te thote njeri qe s’kane impakt ne ekonomine shqiptare.Une thjeshte shtrova pikepamjen time nuk dola te ndryshoj poltikat e ekonomise shqiptare.
Peshku per kete pune eshte se po te ishim specialiste e te kishim miniera bitcoini s’do merreshim me komente
ti duhet te shpjegoje pyetjen qe rrjedh vetvetisht, perse u krijua bitcoin ? per çfare nevojivet nje momedhe e re, pse te vjetrat nuk mjaftojne psh.
eshte si te rishpikesh edhe nje here rroten. a vuajne gje makinat nga rrotat ? per çfare atehere mund te hyje ne pune nje monedhe e re ?
Permenda LB meqe ata ia hapen deren te paret krizes ne 2008 , qe u perhap ne te gjitha institucionet bankare e firmat me te medhaja te stockeve , se ishte e gjithe sistemi i gabuar qe ne fillim ata shisnin e blinin subprime fantazme me vlera stratosferike kur ato ishin mbeturinat e mortgages dhe ndodhi cfare ndodhi.
Sic e kam thene dhe me siper akuza , raste kriminale do te kete gjithmone , ndryshe nuk funksionon bota.
Bankieret qajne hallin e karrikes se vete se Bitcoin e te gjitha keto revolucionojne te gjithe sistemin financiar qe sic thua edhe ti ka filluar tek gjerat me te vogla. Ke karta e QR code qe blen cdo gje elektronikisht , bitcoin thjeshte nxjerr jashte loje palet e treta.
Ajo qe po them eshte qe ne gjithe boten ende nuk e dine me tamam se cfare eshte bitcoin.
Nuk eshte vetem dukuri shqiptare, sic tingellon nga fjalia jote. Perdoruesit e Bitcoin jane pak, rreth 3 milione ne te gjithe boten. Dhe jo, nuk jemi me ne fillim-vitet 90 kur parate e emigranteve perbenin ndryshim. Tani jane pjese e paperfillshme e ekonomise dhe cdo vit vazhdon te bjere remitanca. Dhe menyra per te derguar para normale ka plot. Nuk eshte se pengohen shqiptaret te menyra e te derguarit.
Vleren ja dhane vete njerezit nga kerkesa e tregut , se ne fillim nuk vlente asgje.
Njerezit nuk blejne Bitcoin si monedhe , megjithese shumica e blejne me idene per te fituar ne levizjet e cmimit, por ata blejne sistemin mbrapa Bitcoin. Te ofron siguri qe bankat qendrore sic e ke permendur dhe ne komentin e pare s’ta ofrojne , mbi te gjitha duke pare zhvillimin e teknologjise ne cdo aspekt te jetes , nuk kishte si te mungonte dhe valuta dixhitale.
Behet fjale minimumi 20-30 vite qe te ndodhi globalisht, jo sot per neser.
ate sigurine qe ofron bitcoin nuk mund ta dish, pasi eshte shume e re si dukuri dhe ka forma te tjera monedhash dixhitale qe funksionojne si bitcoin. Nuk ka fare siguri se si do te shkoje ne te ardhmen pasi eshte fushe e panjohur.
ulu ne vend 4 ! s’ditke gje mnjf. çiao.
siguria e nje monedhe, varet vetem nga FORCA e SHTETIT qe e prodhon ate. dollari eshte parja me e forte, sepse amerika ka ushtrine me te forte. ameriqenet te hudhin bomben atomike po t’i kercenohet Parja (ekonomia e tyre), se e kane bo diçka te tilla.
bitcoin s’ka asnje siguri, sepse nuk eshte tjeter veçse spekulim ne vete.
s’ka lidhje me shtetin bitcoin. Shko lexo ca ka shkruar artikulli, ose rremo tjeterkund, qe te krijosh nje fare ideje para se te flasesh, qe te mos llomotitesh kaq shpesh pa lidhje fare me thelbin
@salben Kur them Bitcoin i fus te gjitha ne liste, por meqe ishte monedha e pare dhe sic shifet dhe ne faqen qe postove ti eshte ende i pari nga market capitalization dhe nga cmimi. Nderkohe qe njerezit spekulojne ,bota avancon dhe ne nje moment te caktuar askush nga ne nuk ka nje garanci dhe as fuqine per te kundershtuar nese nje dite ne te ardhmen bankat qendrore e gjejne menyren per ti transferuar kapitalet ne bitcoin e company.Para disa ditesh lexova ne nje faqe per disa banka ne amerike qe e shikonin si mundesi dhe po shtrojne strategjite per te qene ne kohe dhe te pergatitur.
Une them t’ia lejme te ardhmes megjithese shenjat e para jane.
Po sikur shteti shqiptar te rihapte koperativat ne formen e minierave ?
prandaj mor loqe po te them edhe une qe eshte monedhe pa garanci. po s’pate ushtri na mbrapa, si kerkon ti qe ta garancosh nje monedhe, aq me teper virtuale ?
neser sikur bashkimi europian te marre fund, ata qe i kane depozitat ne EURO, do ta hane te gjithe ne bythe, se do t’i humbin kursimet e tyre. po keshtu edhe me te gjitha monedhat e tjera te krjuara ne ajer, nga ide pak konkrete.
Floriri eshte vetem i sigurte. edhe Dollari apo kushdo tjeter monedhe, siç e thash me lart, zhvelsohet me kalim te kohes. 1000 dollar sot vlejne me pak se 50 Dollare te viteve 50-ta. ndersa nje kilo flori vlen me shume, pasi shkembehet me me shume dollare.
ndersa tamam tamam, gjeja me me vlere jane veprat e artit. kush ka pare blen nje Van Gog apo Picasso, dhe nuk humb leke, perkundrazi momentin qe do ta shese vepren, do te fitoje shume me shume sesa shuma qe shpenzoi per ta blere ate.
bankat vrane Kenedin sepse nuk donte ta nxirte dollarin nga varesia e floririt. mnjf bankat jane spekulatoret e pare te monedhes. me ate pune merren.
ndersa Bitcoin eshte monedhe ANTI SPEKULIM, ngaqe prodhohet veshtire (jo me shaptilograf), dmth ka sasi te vogel ne treg. çfare interesi kane bankat tani. asnje per mendimin tim. bankat dun te spekulojne, se eshte zanati tyre ky.
shtetet e sotme ja kane lone bankave ne dore parane. jo prej deshires, por sepse pa bankat ata nuk mund t’i taksojne njerzit. nga llogaria ne banke t’i sjellin taksat. ndryshe njerzit nuk deklarojne kurre sa fitojne, qe te mos taksohen.
@anon64581289 Nese vjen dita qe bashkimi europian merr fund , ato shtetet nxjerrin presat nga bodrumet dhe vazhdojne presin leket e shteteve perkatese dhe bejn konvertimin nga euro se kane problem.
Bitcoin si koncept kete lufton , centralizimin e ekononimes , qe pasurine tende e kane ne duar bankat qendrore dhe politikanet. Kush te garanton ty qe pas 100 vitesh njerezit do e vlersojne nje pikture te Van Gogh sic e vleresojne sot ?
Veprat e artit ,diamantet jane nder asetet kryesore qe mbulojne pastrimin global te parave, pastaj vijne bastet sportive , pseudo charity etj etj.
HISTORIA
Historia mund te ndryshoje , sic ndryshojne edhe vete njerezit.
Pastaj keta qe permend ti bejne pjese tek 1% i famshem i manjateve dhe miliardereve te botes.
Ndersa kur themi bankat , ose sistemi i bitcoin korniza eshte globale !
nuk ndryshon historia, sepse lidhet me NJERIUN (ka 500 vjet rilindja italiane dhe po ato vepra cilesohen dhe vlejne gjithnje e me shume me kalim te kohes).
po ndryshuan pastaj njerzit deri ne ate fare pike, vari lesht pastaj per paret e depozitat, se bota do te jete ne anarki te plote. do behet fjale vetem me shpetu koken. si te arka Noes.
kur je ne shkretetire prej oresh, nje gote uje ka me shume vlere sa te gjitha bursat e botes bashke.
Nese historia nuk ndryshon , kjo se menjanon faktin qe historia mund te jete e gabuar.
Gjithsesi une them t’ia lejme te ardhmes se ne asgje nuk kemi ne dore , sidoemos nga Shqiperia.
Ndoshta realizohet e ndoshta jo por nderkohe njerezit po fitojne miliona $ , kur ne Shqiperi mezi gjen nje biznes te paguash me karte krediti.
Panorama e kesaj teme eshte shume e madhe , ka vend per te gjitha pikepamjet dhe qendrimet.
me karte krediti nuk paguhet se ne shqiperi fshehin keshtu fitimin. qe te mos paguajne taksa. po edhe ne paris preferojne te paguash ne dore sesa me karte, neper restorante. pikerisht te mos deklarojne fitimin. ti fusin leket ne xhep dmth.