E ardhmja ishte dje ?!

Te thashe qe nuk bie me poshte , fundjava mund te jete pak e avashte , por javen tjeter vazhdon recovery.

Tani qe me the ti e hapa , me qeka mbyllur pozicioni tek 3640 , e kisha vene TP afer , se paska kaluar deri 3740 po bereqaves , Ethereumin e mbylla tani 5.8 % profit, hapa serish pres te kaloje tek 300.

160 $ te shpejta :stuck_out_tongue:

@TironciLebetit Pale sa ka investuar JP kur ishte tek 2900 , se pa investitore te medhenje s’kishte mundesi te ringrihej aq shpejte dhe me spike drastik cmimi tek 3700 brenda dites. :stuck_out_tongue:

Ca mendimi ke per kte gdax.com e ke pare ?

https://bitcoinexchangeguide.com/gdax/

JP Morgan boni leke nje jave para se te dilte Dimon ne publik… me ane te citronreseach shkuan short stoqeve qe reflektonin Bitcoin por nuk ishin Bitcoin per se … dhe short kan bo 45-52% fitim e ndoshta mbuluan sot.
Fakti qe Bitcoin mbylli mbi $3500 eshte short term bullish por nderkohe perderisa Bankat i kan shpallur lufte kriptocurrencive qe nga Namibia e deri tek Kina e USa do te thote qe Bitcoin eshte sot i mbivleresuar… personalisht nuk kam investim ne Bitcoin por jam long fale sherbimeve indirekte fale te cilave mund te kthehem short po ketyre sherbimeve reflektuese. Bitcoin nuk mund te shortet ndersa per te qene LONG une them qe eshte i mbivleresuar. Pastaj daytrading eshte histori me vete e skam pse te day trade bitcoin perderisa si monedhe nuk mund ta short.
GDAX ka platforme bashkohore tip ThinkorSwim por smund te jap mendim se nuk e posedoj, por duhet te shohesh 1. sa jane fee ne krahasim me ate qe ke nderkohe, 2. sa shpejt levizin parate nga banka ne llogari dhe mbrapsh si edhe vendin ku jeton ne baze te shteti.

Per kte e ke fjalen

Ndoshta mund te jene te mbivleresuara , po ndryshe nga altcoinet e tjera Bitcoin funksion ne baze te kerkese dhe ofertes se 21 milione monedha mund te prodhohen total, nuk eshte si Ethereumi ose te tjerat qe a ke takat ti minosh.

Une e kam thene dhe perpara , teksa stabilizohet e rregullohet tregu Bitcoin do jete sic mund te jete Ari sot kundrejt dollarit e valutave te tjera. Nuk i bie vlera. Gjithsesi te mendosh qe para 8 vjetesh s’vlente hic , rruge e gjate deri sot :stuck_out_tongue:

E pashe po nuk eshte e mundur te hap account nga Shqiperia , vdekja ime kur ka location restrictions , arsyeja e vetme qe urrej qe jam shqiptar. :sweat: Ketu ne Shqiperi jane ca qe operojne se di a jane legale, po perdorin akoma mt4 , 1 here pata hapur nje demo account tek njera kane 2 muaj me marrin ne tel. cdo 2-3 dite qe te “investoj”

Shife se JP Morgan e paska blere komplet dipin , sic u perfol , kjo eshte faqja NordNet , eshte pjese e Nasdaq e vendeve Skandinave nga te paktat qe e tregtojne Bitcoin si securities. Bitcoin XBTE
“kobere” eshte byer “salger” seller “antal” sasia dhe 17 ka qene ora 17 anash :stuck_out_tongue:

Se ku lexova qe JP Morgan paska qene nja 20 % down ne cmim keto dite keshtuqe ky sulmi paska qene escape goat per Dimonin , heq dhe vemendjen nga aksioneret e publiku e ne te njejten kohe ul cmimin qe te bleje shares ne Bitcoin XBTE.Po tani si i behet , se thoshte qe do i pushoje nga puna ata qe merren me Bitcoin nga zyrat e tij.

Dhe Kina perfundimisht qartesoi qendrimin , kishte dale Head of SEC cfare kane atje dhe tha qe eshte e perkohshmme deri sa ti licensojne e ti rregullojne ligjerisht si cdo securities e valute tjeter.

bitcoin-exchanges-risks

Cold wallets Gjemb cold f*cking wallets :wink:

Pastaj per pjesen tjeter te ketyre exchangeve qe kane shpallur bankruptcy , pergjegjesia ne fund fare i mbetet enteve rregullatore, sa me shpejte te dale nga zona gri aq me te mbrojtur do jene konsumatoret.

Miliarda dollare jane vjedhur e vidhen edhe ne banka , por askush nuk fajeson sistemin bankar.

Nqs atyre i intereson ta mbajne wild west, wild west let it be :slight_smile:

e di c’dmth te bjere 20% stocku i JPM? i bie te tundet nga themelet ekonomia amerikane dhe jo vetem
Po sa per saktesi, JPM nuk ka rene as me gjys pike, jo me 20 ne muajin e fundit

image

search

Nuk e kam thene per market cap e JP Morgan , po per cmimin e aksioneve, shikoje javen e pare te shtatorit , rreth diteve te deklaratave kunder Bitcoin te Dimonit, pastaj ne internet e lexova e nuk iu futa shume se s’kishte dhe aq lidhje me diskutimin ketu mbi te gjitha s’merrem me aksione. Po interesante jane ato screenshotet e tjera dy komente me siper , qe tregojne deget e JP Morgan duke u shkepur ne Bitcoin tek Nordnet Bank.

ti po shef ecurine e stockut nga 90 dite me pare krahasuar me sot, ne 2:43PM ET. Dhe ka luajtur me 0.02%. Ti the 20%.
20 me 0.02 jane 1000 here larg nj-tj

Korrigjim, stocku ne 3 muaj eshte rrit me 4.65%.
0.02 eshte luhajtja sot

Per diskutimin qe po beja me Tironcin nuk ka shum vlere stocku i JP Morgan, edhe pse mund ta kem keqinterpretuar ate dite burimin qe e lexova , po prap nuk ka rendesi , rendesi ka etika e biznesit te John Dimonit qe del me deklarata bombe e ne anen tjeter filiale te tij blejne me qindra bitcoin shares te Nordnet Bank. :wink:

JP Morgan keshtu , Kina ashtu , ka 2 jave stabel ne rikuperim ditet e fundit kaloi prape rezistencen e 4100 $

kapo18 Shtator
By the way 30 K
NASDAQ:VCEL

4.85 +0.30 (6.59%)
Real-time: 3:34PM EDT

kapo 29 Shtator

Vericel Corp(NASDAQ:VCEL)

6.05 +0.45 (8.04%)
Real-time: 2:59PM EDT

Kaposh te kam lajmeruar per kto levizje qish perpara…time to execute Kaposh e mos shit pordhe… Pigs get Slaughtered

thnx, por duke ditur kur hyra (te kujtohet dita kur filloj mbulimin BTIG Research 2.85$)gjithmone e shoqeroj me stop price 0.35 $ from HOD mgj hope se pritet te nje takim i rendesishem me FDA
image

jimmy Dimon eshte me shume i dedikuar ndaj ETH … e jo BTC, nderkohe lufta nga Bankat ndaj monedhes virtuale vazhdon. Ndersa Morgan e Stanley shprehu nje lloj simpatie dje, sot po reciklohen lajmet e 3 Shtatorit qe edhe Korea e Jugut po ndalon shkembimet e btc.
Support per bitcoin eshte 3500$ ndersa rezistenca $ 5000

Acrx dhe Vcel jot jane duke shperthyer siper ndersa STML ishte xhevairi i vertet . Nderkohe kto dite priten shume konferenca e shume aprovime prandaj do te shohesh edhe renie me 40-60% ne dite si me ptct e axon .

E kisha fjalen per rezistencen e meparshme , se normalisht deri me sot nuk e ka kaluar dot 5000.

Duhet te ndahen lajmet, keto jane deklarata kunder ICO ti duhet ti kuptosh si funksionojne , nuk behet fjale per exchanget normale apo Cryptot ne teresi.

Shiko pak si i pergjigjen investitoret kineze deklaratave ,nivele rekord

Piken me te larte e ka pasur $ 4802.74 pra aktualisht ajo eshte rezistenca qe nuk eshte e thene qe do e kaloje por mund ta kaloje perderisa qendron mbi $ 3500.
Nderkohe harta dhe kriptocurrencies jane problematike perderisa nderhyjne faktore jo-ekonomike e subjektiv si sulmet e Bankave qendrore ose pronocimet e J Dimon ose press releaset e perditshme nga njerez me agjende te paguar te cilat e bejne leximin e hartes problematike.
Shembulli me i qarte eshte so qe lajmi nga Koreja e Jugut i 3 Shtatorit u shit si i ri dhe nderkohe dekurajoi shume investore.

$ 5013 ne 1 Shtator

E gjithe ceshtja permblidhet kush i mban , e kush trembet e i shet. Aty ndodh e gjithe ulja/ngritja e cmimit.
Ata qe tremben shesin , dhe normalisht cmimi bie e do kohe qe ata bleres qe blejne poshte te kene fuqi ta ringrejne cmimin. Megjithese kur nuk u rrezikua nga rasti i Dimonit e Kines, qe ndodhen te dyja njekohesisht tani nuk ndodh me gje.

Thashetheme ka qe ne tetor/nentor do filloje te pranoje pagesa me bitcoin edhe amazon,qe do jete gamechanger nqs ndodh.

Ne nentor pritet forku i ri , qe derivon nga bitcoin , do krijohet bitcoin gold.

1 Like