E padukshmja e vëllezërve Safdie & co. (Good Time - film amerikan me regji të Ben dhe Joshua Safdie

image

U desh nje film i mrekullueshem amerikan per te me rikthyer shijen e te shkruarit te nje review-je per nje film te ri. Por dhe ndonje rastesi e madhe nuk eshte: kisha degjuar se ne festivalin e fundit ne Kanë, vellezerit Safdie, regjizoret e “Go get some rosemary” nje film i shkelqyer qe kisha pare në 2010-n), vinin me nje pune te re. Per fat te keq, në 2014-n, kisha humbur filmin e tyre te parafundit, “Made love in New York” (te cilin shpresoj ta shoh nje ditë !) gje qe ma shtonte padurimin per te pare “Good time”, I cili rrefen historine e dy vellezerve (sikurse dyshja e regjizoreve-vellezer !) te cilet dalin bllof gjate grabitjes se nje banke: Connie (Robert Pattinson) arrin te zhduket pa lene gjurme, nderkohe qe Nick, handicap mendor, arrestohet nga policia.

Filmi rrefen 24 ore nga odiseja e Connie-t per te shpetuar Nick-un, duke rivalizuar pa u skuqur fare nga ndrojtja me thriller-at urbanë njujorkeze te mjeshtrit Scorsese : per ata qe kane pare « After hours » (film cult i vitit 1985 me ‘loser’ në rrethana gjithe e më katastrofike te heroit kryesor te saj, pergjate nje natë te rendomte ne qytetin qe nuk fle kurre : New York), pak a shume e njejta gje edhe me « Good time » : gjithe filmi rrefen perpjekjet 24 oreshe te Connie-t per te mundesuar nxjerrjen nga burgu te Nick-ut, vellait te tij.

**

Jean Luc Godard eshte shprehur se, edhe pse ne mund te shikojme filmat, kinematografinë e vertete (« filmin » ku luan filmi) nuk mund ta shikojme. Mund te shikojme vetem ate qe nuk mund te shikojme. Edhe pse në pamje të pare “Good time” duket film fort i drejtperdrejte, ‘realist’, ai eshte ilustrimi më perfekt i asaj qe thote Godard: kur dola nga kinemaja, mu desh po aq kohe sa kohezgjatja e tij per ta ‘ripare’ e rimenduar atë. Dhe vazhdoj ta rimendoj akoma.

**

Kinematografia (ne rastet kur eshte art!) eshte art kolektiv qe fabrikohet nga shume vete njeheresh : nese mizaskena e vellezerve Safdie eshte e shkelqyer, ajo kompletohet nga imazhet po aq te shkelqyera te nje kameramani te talentuar si Sean Prince Williams (dritehijet e tyre, porja impresionuese e negativit te filmit, underexposure e tij), nga skenari i nje tjeter regjizori-skenarist njujorkez, shume te talentuarit Roland Bronstein (shok i ngushte i vellezerve-regjizorë), autor i kryevepres « Frownland » (nje nga 10 filmat e mi te preferuar ne 2008). Obsesioni (artistik !) i ketij te fundit me fenomenin e handicapit perziet me obsesionet e vellezerve Sefdie (vellazeria, semundja… etj). Deri dhe muzika (gjeniale !!) e Daniel Lapotin, e hatashme (edhe pse, jashte mase prezente !!) dhe loja (po aq e hatashme) e Robert Pattinsonit jane si guralece te nje mozaiku te punuar ne menyre kolektive e demokratike (sekush vendin e tij ne kete ansambel te magjishem artistik). Deri dhe Benny Safdie, njeri prej dy vellezerve-regjizore qe luan rolin e vellait handicap ne film eshte… i papare ! (hera e pare qe e perdor kete fjale ne kete blog). Shkurt: mund të flitet për nje ‘bandë’ te vogel, ku gjithkush eshte në vendin e vet!

“Çelesi” i « Good time » eshte, per mendimin tim, personazhi i Crystal (adoleshentes qe e shohim vecse per disa minuta ne film) : ajo ka ‘rolin’ e kunderpeshes (sentimentale? ) te gjithe kesaj odiseje katastrofike abakadabreske dhe qe i lejon filmit te tejkaloje skemën scorsesiane te izolimit te figures mashkullore dhe divinizimin (kristik, shpesh here) te tij.

image

Ka shume ironi ne kete film. Shume. Por kurre, KURRE amà, cinizem. Personazhi i Crystal vigjelon mbi te (mbi filmin, mbi kë tjeter ?!).

**
image

Film « me aksion » në dukje (por KLITHME DASHURIE VELLAZERORE, ne te vertete! – kujtoni ç’thote Godard per kinemane e ‘padukshme’), “Good time”, film i bere me passion dhe talent, per fat i prezantuar ne konkurim ne festivalin e fundit ne Kanë per palmen e Arte, i ndihmon dy vellezerit-regjizore indipendente njujorkeze te shfaqin (e pershfaqin) idete e tyre po aq pasionuese per artin e 7-te (duke u mundesuar –te shpresojme !! – te gjejne mundesite financiare per filmat e tyre te ardhshem).

Jetë të gjate vellezerve Safdie.
Jetë të gjate bandës indipendentiste "Safdie & co.”

nota: 9.9

trailer :

1 Like

“Go get some rosemary” pershkohet nga nje lirizem njejte sic kur u fol per “The Rain People”. Dramat e tyre kane magnituda e drejtime te ndryshme, por te treguarit permes kinemase ka te njejten fryme. Edhe pse jane 30 vite larg nga nj-tj. Nisa nje tjeter pune te tyren, dhe s’ka dyshim qe lirizmi i Safdie brothers s’eshte rastesi.

Nje metrazh I shkurter I tyre

1 Like

rrofsh.
Benny Safdie dora vete luan John :slight_smile:


@Albano-id Po ai eshte

Go get some rosemary mos e ka totulli daddy long legs, se vetem ky haset si titull.

Kam pare goxha filma te mire keto kohe ne fakt. Qofte ky film motivuesi per tu ulur e shkruar edhe per ta.
Dhe çik mukajet :grin:

  • Billy Lynn’s Long Halftime Walk (Ang Lee)
  • Jannette, l’enfance de Jeanne d’Arc (Bruno Dumont)
  • Yourself and yours (Hong Sang-soo)
  • ჩემი ბედნიერი ოჯახი - My Happy Family (Nana Ekvtimishvili)
  • Gabriel e a montanha (Fellipe Barbosa)
  • The fits (Anna Rose Holmer)
  • 120 battements par minute (Robin Campillo)
  • Un beau soleil intérieur (Claire Denis)
  • Barbara (Mathieu Amalric)
  • 그 후 - The Day After (Hong Sang-soo)
  • Sayônara (Kōji Fukada)
  • La región salvaje (Amat Escalante)
  • Okja (Bong Joon-ho)
  • Le Vénérable W. (Barbet Schroeder)
  • Petit paysan (Hubert Charuel)
  • L’amant d’un jour (Philippe Garrel)
  • Grave (Julia Ducournau)
  • The Lost City of Z (James Gray)
  • Posto Avançado do Progresso (Hugo Vieira da Silva)
  • Нелюбовь - Loveless (Andrey Zvyagintsev)

Nga 20 tituj shumica qenkan nga emra te konfirmuar e qe iu besohet, nja 4 duken pak te njohur (rumuni, filmi nga vendi ish-sovjetik, nja dy emra latin, francezet perfshire…)

date 17- 18 paska audicione per role te ndryshme ne filmin e ri te Alexandr Solurov, te akademia e arteve :face_with_raised_eyebrow:

Në fakt, me sa me kujtohet, Sokurov nuk eshte regjizor i filmit por thjesht po i jep nje dore kolegut të tij, Iouri Arabov

Qeka tip karremi atehere

Sokurov e ka thene shkoqur, për me teper :

Kolegu im, regjisori i ardhshëm i këtij filmi, resgjisori Juri Arabov, po ben hapin e tij të parë në këtë punë të regjisorit, pra besoj që duhet ta mbështesim.

Arabov, më parë, ka qene skenarist i disa filmave të Sokurovit

Meqe ra fjala. Ka pasur nje prodhimtari te larte filmash shqiptare ose co produksione kohet e fundit. Se di a ka pas ndonje prurje interesante.

s’kam has ndonje gje ne shtyp!! po te biesh ne ndonje artikull, bujrum !!

nga kronikat mbaj mend vetem nja 2 a 3, por edhe te tjere filma komercial. Ndoshta behet nje gys dyzine ne nje vit, gati po rikthehen ritmet e ish kinostudios ku prodhoheshin me plan nje 12 filma ne vit.
nga nje kerkimi shpejte;
-dita ze fill , kandidati shqiptar per te oskaret kete vit
-vethi i munguar, i bujar alimanit. Nga traileri duket mjaft psikologjik.
-bloodlands, thriller, apo horrori i pare shqiptar, regjizori eshte australian
-te thyer, filmi i fundit i edmond budines, me teme sociale, mos gabofsha
-elvis walks home, i fundit i fatmir kocit
-zgjimi i enver simakut, regjizori zpanjoll
-jeta me ujrave, life between waters,
-tuneli

sec eshte dhe nje tjeter me nje dore te zeze, po nuk po me kujtohet titulli

një dramë e fortë psikologjike

thote regjizori i “Dita ze fill”

lexon kete, dhe te priten krahet… (te erren syte, meqe jemi tek kinemaja)

ps: googlova kot, per te ditur kush ishte spanjolli Marco Lledo Escartindo; mê dolen vetem web-site shqiptare, asnje spanjoll per besë
:grin:

do kisha interes per “Vethi i munguar” i Bujar Alimanit nisur nga pjesemarrja e Ema Andreas te ciles i besoj. Metrazh i shkurter me vetem dy personazhe shkruar ne dy dite, pjesemarrja e dyte e E. Andreas ne projekt kinematografik por backgroundi teatral i saj mund te ishte ne disfavor.


intervista qenka per ibret, ema andrea me c’pashe eshte aktivizuar ne disa projkte pra kam qene keqinformuar, ndersa autori me vjen keq per sinqeritetin por s’besoj ka bere fare cfare shpreson.


Lere se qenka i vitit qe shkoi
Media jone, per faqe te zeze, sa bukur informon

Ngaqe e kane shkruar emrin si syte e tyre. E ka Marco Lledo Escartin

pavaresisht i cilit vit, pavaresisht degjimit te keq nga kjo interviste, “Vethi i humbur” do kisha interes ta shikoja. Duket krijim premtues me nje degjim te dyte te intervistes nga qetesia e shtepise.