Edhe sa kohë duhet që robotët të na zëvendësojnë?

Bota mendohet se është pranë revolucionit të katërt industrial, revolucion ku makineritë do jenë në gjendje të bëjnë punë të kryera nga njeriu, ndoshta edhe më mirë. Është një e ardhme që premton shërbime më të lira dhe më efikase, por një e ardhme që ndoshta mund të sjellë humbje të vendeve të punës gjerësisht në botë.

Këtu ngrihet pyetja, kur do jetë në gjendje një makineri të kryejë punën time? Nuk ka një përgjigje të sigurt, por disa prej studiuesve më të mirë të botës për inteligjencën artificiale po përpiqen ta zbulojnë. Katja Grace, një studiuese nga Universiteti i Oxford dhe kolegët e saj nga projekti AI Impacts dhe nga Instituti Machine Intelligence Research kanë anketuar 352 shkencëtarë dhe kanë hartuar përgjigjet e tyre si parashikime se sa kohë do duhet që makineritë të kryejë punë të ndryshme.

Kështu për shembull, në vitin 2010 një roboti i duhej afërsisht 19 minuta për të kapur dhe të palosë një peshqir, ndërsa në 2012, për të palosur një palë xhinse vetëm 5 minuta. Speacialistët thonë se rreth vitit 2021, robotët do jenë gati të punojnë me efikasitet në lavanderi e të palosin rroba. Studiuesit parashikojnë se në 2027 robotët do mund të ngasin kamionët si shoferë normalë ndërsa në 2031, mund të jenë shitës në dyqanet me pakicë dhe t’ju ndihmojnë të gjeni masën që kërkoni për bluzën apo këmishën tuaj të preferuar.

Rreth vitit 2050 makineritë mund të kalojnë shkrimtarët dhe të shkruajnë romane ‘bestseller’, ndërsa pas 43 vitesh specialistët parashikojnë se robotët mund të konkurojnë me matematicienët.

Lajmi i mirë është se shumica prej nesh do i kenë të sigurta punët për kohët në vazhdim. Sipas studiuesve, ka 50% shanse që makineritë të zënë plotësisht vendet e njerëzve, vetëm pas 120 vitesh.

Grace beson se anketa duhet të shërbejë si kujtesë se bota është pranë një ndryshimi radikal: “Nuk mendoj se ka ndonjë punë që Inteligjenca Artificiale nuk do jetë në gjendje ta kryejë dot.” Por, ajo beson se disa role në shoqëri nuk mund të zëvendësohen prej makinerive. “Një pastor në kishë, nuk mund të zëvendësohet kurrë nga një robot nëse besimtarët e kishës duan një njeri për atë pozicion.”

BBC

1 Like

kur te shkoj puna deri atje sa te duhet nje robot per te palosur nje pale xhinse, ka shkuar bota ne te s’emes. dhe atehere nuk do kete nevoje per robote, se nuk do te kete bote.

bota eshte llaf i madh energjia elektrike eshte shpikur mijvjecarin e kaluar dhe ende sot jo e gjithe bota e shijon

1 Like

Robote already po bejne gjera Te pabesueshme .po c’do te behet me nje dynja ku robte rrine kot pa pune

po mer po, jo te gjithe e marrin me llape energjine elektrike qe t’ja dine edhe shijen

1 Like

pa asnjë dyshim, po qe se lexuesit do të jenë edhe ata robotë!

“Një virgjereshe ne semafor, nuk mund të zëvendësohet kurrë nga një robot nëse pallimtaret e semaforit duan një njeri për atë pozicion”

Do ulet numri njerezve. Sic ne perendim sot gjithmone e me shume cifte bejne 1 ose asnje femi, do behet gjithe bota me tu rrutur mireqenia.

Nuk thote vetem se kur robotet do krijojne vepra arti. Munden?

“… mund edhe të zëvëndësohet fare mirë” nga një robot,
nëqoftëse pallimtarët e semaforit janë robotë - edhe ata.

Robote jane pallimtaret e semaforit, ç’te jene tjeter? Pallim pa shpirt eshte thelbi i fenomenit “robot”.

Sa me siper i jep pergjigje edhe sugjerimeve te Fjales, prej kohesh mungues midis tene, qe po na nderon me komente,

Mos u bo marak Fjala, do ja ndrrojme baterite edhe Lindjes.

The film’s “nothingness” does not entail that the screen is empty (although Godard, like Guy Debord, has also played with this idea in the past). The interruption of language is presented as the disintegration of a couple, played by a pair of actors. “The idea is simple,” states Godard’s concise synopsis, “A married woman and a single man meet. They love, they argue, fists fly”. Between them, the synopsis continues, comes a dog. Aristotle once argued that animals have a voice, but no language (Pol. 1.1253a). Hence, the film paradoxically stages the void traditional language is made of as the very separation through which the lovers come in relation to one another. “Make it so I can speak to you” (“Faites en sorte que je puisse vous parler”), utters the woman at one point, repeating a line from Blanchot’s experimental novel L’attente l’oubli (1962). Later, she laments “The words. I don’t want to hear about them” (“Les mots. Je ne veux plus en entendre parler”).

Po vajti puna qe roboti ti beje te gjitha dhe njerezit te ngelen pa pune, vetem te falen ne kishe me shpresen te prishen robotet i ngel te bejne. Nuk besoj se njerezimi me keto ritme shtimi dhe shfrytezimi te resourceve e kapercen kete shekull.

:new:

immagine