ELEGJI (shqipërim i pambaruar)

JOHAN VOLFGANG FON GËTE
(Shtator 1823)

duerer-in-venedig-leube102~v-img__3__4__xl-f4c197f4ebda83c772171de6efadd3b29843089f

ELEGJI

Dhe kur njeriu në sfilitjen e tij meket, përheshtet,
Më dha një Zot të shpreh, të them atë çka vuaj.

E ç’të shpresoj tash prej ritakimit, të riparët,
Prej sythit ende të mbyllur, çeljes së kësaj dite?
Parajsa, ferri për ty po i mban hapur siparët;
Si luhaten gjendja shpirtërore dhe ndjesitë! -
Mjaft me dyshime! Ajo shfaqet në të qiellit portë,
Përkah të sajëve krahë të ngre e t’përlarton.

Kështu pra të pritën në parajsë ty, a thua se
qenkëshe i denjë për jetën e bukur, të përjetshme;
S’të mbeti më dëshirë, as shpresë, as përdëllesë,
Aty ishte qëllimi i palcës së synimeve e i rrekjes
Dhe në soditje e sipër të asaj bukurie të pashoqe
Iu shter shpejt kroi përmallimit, burimi lotëve.

Qysh dita flatrat e shkathëta fare s’i lëvizte,
Qysh dukej se i përzinte minutat tutje vetes!
Puthja e mbrëmjes, vulë e besës, lidhjes:
Kështu do të mbetet edhe në diellin tjetër.
Orët i ngjanin tjetrës n’endje të paqtë manare
Mu si motra motrës, por jo njëra-tjetrës fare.

Puthja, e mbrama, mizorisht e ëmbël, therëse
Pleksje e mahnitshme fytyrash n’tjetrën thurimë
Tash duhet ikur, tash meket, kur shmang pragun n’ecje
Këmba, si ta mbante përbrenda ndër flakë një kerubin;
Ngrijnë sytë, të ngulur udhës së errët, zymtuar fort,
Vështrojnë pas edhe një herë, mbyllur është porta.

Dhe mbyllur tash në vete është zemra, si të mos kish
Çelur, lulëzuar kurrë, si të mos ish hapur asnjëherë,
Sikur të mos kish kaluar orë ndanë saj në amshim,
Mos t’kish ndrirë ndanë në garë me çdo yll të qiellit;
Dhe shkurajim, pendesë, qortim, peshë ligështie
Tash ta rëndon atë në një atmosferë zagushie.

S’mbetet pra më mjaft nga bota? Murana shkrepash,
S’qenkëshin më ato t’kurorëzuara pra me hije të shenjta?
Të korrat, a nuk po piqen më? Një visore e gjelbër tash,
A s’i përshkon më përbri lumit ajo shkurre e bjeshkë?
Dhe a nuk harkohet më e mbibotshme çoç madhore,
Herë trajtë e hireplotë, herë pa to, shpejt, prore?

Sa i lehtë e i brishtë, sa qartë e hollë qëndisur rri
Kori i qëndisur me re të ngrysura, si kor serafinësh,
Si t’i ngjante asaj, përmbi, n’eter të kaltër, ndër ajri
Ajo pamje e hajthme sipër prej arome të ndritshme;
Ashtu e pe atë të hiqte, printe një vallëzim gazmor,
Më fort të dashurën trajtë nga më të dashurat fort.

Por veç çasteve mund t’u nënshtrohesh, jepesh,
Një shajni ajrie në të sajin vend për t’u mbajtur;
Kah zemra mbrapsht! më lehtë atje do ta gjesh,
Atje gjallet ajo ende në trajta që ndryshojnë figurë;
Prej disave pamje merr një kah telart e përmbi,
Aq mijëfish, dhe gjithë, gjithë e më me dashuri.

Si endej ajo kur bëhej pritja portave ndanë
Dhe më lumturoi qysh aty e tutje ca e nga ca,
Gjer’ edhe pas puthjes së fundit erdhi prapa,
T’mbramen puthje, të fundit fare buzëve më la:
Kaq qartë, aq e gjallë mbetet pamja e të vluarës
Me flakëshkrim n’zemrën besnike aty e shkruar.

Në zemër, që fort si mure majëlartë
Atë e ruan në vete dhe në atë ruhet vetë,
Për atë gazmendet për sa kohë zgjat,
Që di për veten e saj, për sa kohë ajo shpërfaqet,
Që ndiehet më e lirë në kufiza kaq të dashura
E rreh vetëm që asaj nderës t’i falet atypari.

A ish aftësia për të dashuruar, a ish dëshirimi
Përfare shuar, humbur, prej dashurisë së përkundërt,
Qenkësh bërë dëshira për shpresë për pritshmëri gazmimi,
Vendimesh, për bëmë atypëraty, bërë sakaq e mundur!
Në dashti e përshpirt të dashuruarin përfare, e zhurit,
Me mua mundi, mua ma mundi dashti më i zjarrtë shpirtin;

Dhe flaka ishte pikërisht ajo! - Qysh u shtrua brenda një mund
Dhe zuri vend përmbi shpirt e trup, një mund rëndese të paftuar:
Shikimi i rrethuar n’unazë pamjesh trandëse, i humbur ndokund
N’odën e bjerrë të boshit të zemrës çart, pikëllim e shkrumb hua;
Tani nis të zbardhë, nis të agojë shpresë prej pragut të përditshmes,
Ajo vetë ndrin në të verdhën e butë të diellit gjithë e më e hijshme.

Prajën e Zotit, nënshtrimin nëpërmjet saj, tuajin nënshtrim
Ndaj saj, që ju lumnon më tepër se arsyeja - siç po lexohet -,
E krahasoj unë me harenë e dashurisë, me të sajin gazmim
Në praninë e saj, të shumëdashurës, të dashurës tërëkohe;
Pranë saj zemra prehet, rreh lehtë e asgjë nuk e shqetëson më
Arsyen më të epërme, t’i jepesh asaj i tëri, arsyen për t’iu dhënë.

Në dëlirësinë e kraharorëve tanë frymonte një dëshirë,
Për t’ia falur veten një lartësie, një dëlire, një paditurie,
Për t’iu dhënë asaj prej mirënjohjeje me vullnet të lirë,
E i gjenim asisoj Të Paemrit të përjetshëm fjalë dashurie;
E quanim këtë: përkorë! - Lartësive të tilla shpirtërore
Ndiej se po marr pjesë, kur rri para saj, atje qëndroj.

I qëndroj kundrimit të saj, siç fuqisë së diellit i rri varur,
Frymës së saj përpara, siç përpara ajrive pranverore,
I tretur, pas aq stinësh i ngurosur, i ngrirë, i akullt fare,
Vetëmbajtjen kallur thellë ndër vendvarrime dimërore;
As përfitimi, as sedra, as vetëvullneti dot nuk mbahen,
Prej ardhjes së saj, stinës së saj, të firuara pasi çahen.

(vijon…)

1 Like

Quando conobbi Balthus - racconta Robbe-Grillet nell’intervista - il pittore viveva con Laurence Bataille, la figlia dello scrittore George Bataille. Laurence aveva 12 anni e cio’ non scioccava ne’ la ragazzina, ne’ i suoi genitori ne’ Balthus. Regine Olsen aveva 14 anni quando conobbe il grande filosofo cristiano Soren Kierkegaard e 17 anni quando si fidanzarono. Goethe, alla fine della sua vita, scrisse la celebre ‘Elegia di Marienbad’ per il suo ultimo grande amore, una ragazzina di 13 anni. Cio’ che importa e’ il consenso spontaneo, non l’eta.

nga pikpamja ligjore sot ka rendesi kapitale mosha e vashezes te dashuruar 13 vjeçare ne 17 vjeçare, gje qe shpjegon pse ne nje shkrim e gjen 13 dhe ne nje tjeter 17, nje konfuzion i vertete.

Mann’s original intention was to write about “passion as confusion and degradation” after having been fascinated by the true story of Goethe’s love for 18-year-old Baroness Ulrike von Levetzow which had led Goethe to write his “Marienbad Elegy”

Shume perkthim i bukur. Mos e vone pjesen tjeter se i del lezeti.:). Nga gjermanishtja eshte perkthyer?