Equus, nje 'milestone' per teatrin shqiptar

Drame psikologjike. Nje nderthurje e interpretimit, kenges dhe kercimit per te cilen ia vlejti cdo minute e shpenzuar. Risia e nudizmit dhe interpretimi fantastik i aktorit te ri Igli Zarka, i cili vazhdonte te perjetonte rolin edhe pasi shfaqja mbaroi. Ishte shume mbreselenese.

e çer kuptimi ka kjo teme perveç lajmit?

kapeni ket sa per te kullot syte 2 minuta, e per te mos hum kot klikimin:

Do zoti ka noi shfaqje kur te shkoj une.

Mora vesh qe sonte ishte shfaqja e funit. :confused:
E kisha planifiku per javen tjeter.

Do kete disa shfaqje te tjera ne qershor me thone. Eshte shfaqja e pare per te cilen degjoj te flitet kaq mire, salla plot deri te dielen e fundit. Nje HIT ne Tirane.

Jo raki me hudhra perpara se te shkosh ne thiatro.:slight_smile:

1 Like

filloi shfaqja, pjerina, pjerina ku je?

1 Like

Aida Baro: Kjo eshte pershtypja ime pas shfaqjes javen e kaluar: "Parmbrëmë kam parë një nga shfaqjet më të bukura që pas "Fernando Krafi më ka shkruar një letër“. Dhe nuk shkruaja dot më parë, sepse isha tërësisht nën efektin e dramës së Petter Shaffer-it “Equus”, nuk e kisha tretur e asimiluar siç duhet shkundullimën e emocioneve që më shkaktoi dhe as nuk vija dot rregull ne turbullirën e mendimeve ku më zhyti.
E çuditshmja është që një prej cytjeve që më ngjalli shfaqja kishte të bënte me pyetjen që ia kam bërë vetes sa e sa herë "A jemi të lirë?“ "A ekziston realisht liria njerëzore“? Dhe kisha bërë paqe me veten, me idenë që jetojmë në një iluzion të madh lirie dhe për këtë nuk e di se ç’mund të bëjmë tjetër. Por na shfaqet një djalosh 17-vjeçar me një tërheqje fatale për kuajt, që për mua është një alegori e hollë për dinjitetin dhe krenarinë njerëzore, që na tregon se mund ta përjetosh lirinë duke qenë jonormal, për të tjerët ama. Një djalosh i rritur mes një nënë puritane, luajtur mjeshtërisht nga Ema Andrea, dhe një babai të frustruar seksualisht për shkak të puritanizmit të shoqes, përcjellë aq bukur nga Arben Derhemi, nuk mund veçse t’i bashkonte në një turbullimet e tij, hyjnizimin që i mëson e ëma ai e hedh mbi kuajt, që i shikon si Zota, të cilët mund t’i bëjë për vete dhe t’i kalërojë, pra të bëhet njësh me ta. Igli Zarka, aktori i ri që luan Alan Strangun, ka një ngjashmëri kurioze me Tadzion, personazhin sublim të filmit të Viscont-it "Morte a Venezia“, por tashmë duket se i ëmbli Tadzio, simboli i qashtërsisë dhe bukurisë klasike për Visconti-n, është rritur e ndërkryer. Skenat nudo në fakt, nuk janë aspak vulgare, aty sheh një shpirt të prangosur, një Jezu Krisht përzier me David, që kërkon shëlbimin e madh.
Jo më kot e lashë për në fund psikiatrin, luajtur nga Timo Flloko, sepse ai jemi ne, jemi ne „normalët“, që dashurojmë brenda rregullave, që sillemi brenda rregullave, që mendojmë brenda kornizave, që druhemi se ç’do të mendojnë të tjerët, që shkojmë një jetë të mekur, pa pasione dhe vrulle ndjesish dhe s’na mbetet veç të pyesim: “Po unë? Po unë?“
Bravo! Bravo! Bravo! Per te gjithe pa perjashtim!
Dhe së fundi, meqë më shkon gjuha te profesioni im, një bravo të madhe për përkthyesin Artur Lena!”

1 Like

Suksesi ngaqe doli djaloshi lakuric me allatet jasht

Shume interesante e gjithe kritika artistike.Me vjen mire qe paska te tilla sepse ne pjesen me te madhe te tv degjon vetem “kritike politike”.Pavaresisht se personalisht nuk kam formim artistik per ta gjykuar shpresoj qe artisteve te mund t’ju sherbeje kjo kritike per tu permiresuar,por them me bindje te plote se nga shfaqja pata perjetim emocional (dhe ketu nuk ka nevoje per kritike arti).Perhumbjen e aktorit Igli Zarka ne rol, dridhjen e durave te tij e madje dhe perlotjen edhe pse shfaqja kishte mbaruar perconte me shume emocion se te gjitha artificat e tjera teatrore qe me te drejte nje kritik arti duhet ti vere ne dukje.Ideja e moralizmit te shoqerise ishte e kuptueshme.Shfaqej te cifti me kompromisin e madh qe kishin bere ata per te qene bashke ne jete edhe pse nuk kishin asgje te perbashket sepse Dora sipas te shoqit ishte me gjak blu dhe ai ne syte e saj te pakten ishte njeri i mire (po vetem kaq).Moralizmi jepej edhe te marredhenia e psikiatrit me gjykatesen,te marredhenia e tij me gruan edhe pse kishte momente kur ai pranon qe ndihej xheloz per Alanin per menyren e tij te te perjetuarit te gjerave (qe nuk ishin aspak te moralshme).Me shume vend mu duk mendimi qe per ta bere shfaqjen aktuale per ambientin shqiptar ne vend te vettingut te ishte perdorur rebelimi i studenteve ndaj kryeministrit.