Faqe dhe revista shkencore shqiptare

Shkenca.org –një faqe e thjeshtë. E gjindur edhe në facebook. Përmban shkrime relativisht të vjetër. Fizika prezantohet me vetem disa artikuj mbi yjet, pra nga astronomia, të shkruara nga Salahudin M. Hysenaj. Në kimi dhe matematikë nuk kemi artikuj të shkruar. Në kapitullin e gjuhës shqipe kemi shumë artikuj të shkruar, tek nëntemat e ndryshme. Mjaft me interes për lexuesin shqiptar është këtu edhe fjalori shqip-shqip me 40.000 fjalë. Kemi dhe disa shkrime mbi informatikën dhe një për sportin e volejbollit. Kaq!
Universalb –një portal (forum) shkencor më së shumti për astronominë, kozmollogjinë dhe astrofizikën. Por ka dhe ushtrime të thjeshta matematikore. Artikujt dhe komentet nëpër temat e ndryshme janë të një niveli jo të lartë, pra kemi të bëjmë më së shumti me antarë forumi të ciklit të ulët dhe të mesëm. Themeluesit e kësaj faqe (forumi) janë Elton Balla dhe Adri Xherrahi, aty nga viti 2010. Sot (2016) ky forum vizitohet rallë.
Shkenctari.com –një faqe interneti me kuriozitete shkencore më së shumti, pra jo artikuj të mirfilltë shkencorë të lëmejve të ndryshëm. Vazhdon aktivitetin në facebook. Kuriozitetet e sjella janë interesante. Në google dalin dy faqe paksa të ndryshme të shkenctari.com, ku njëra duhet të jetë variant më i vjetër nga i tjetrës.
Faqe Informative dhe Shkencore –gjindet vetëm në facebook, e prezantuar me disa fotografi kozmosi! Duket se është në krijim e sipër, ose e bërë enkas për tu shtuar me foto, vidio dhe artikuj nga njerëz të ndryshëm.
Rinstinkt –Një bllok personal për përhapjen e shkencës dhe të mendimit racional. Me shkrime dhe komente nga thuajse të gjitha degët dhe degëzat e shkencës. Në hapje të kësaj faqe përplasesh fillimisht me shumë thenie dhe pasazhe nga shkrimtarja Ayn Rand, por më tej apo në krah mund të gjesh pas klikimeve shkrime të shumllojshme shkencore, nga mjeksia, biologjia, neurologjia, gjenetika, etj., por edhe nga fizika, astronomia, filozofia, etj. Ky bllok personal ka nisur diku aty nga 2009-2010 dhe vazhdimin e sotëm e ka në facebook. Krijuesi dhe mbajtësi i deritanishëm i këtij blloku është anonim.
Përveç këtyre faqeve interneti, kemi tema shkencore mjaft tërheqëse në portalet e zakonshme shqiptare, si tek forumi shqiptar, horizonti, forum.al, albforumi, forumi virtual, alba-soul, itshqip.com (mbi informatikën), si dhe zemra shqiptare dhe wikiwand, pa harruar edhe ndonjë nga forumet e shumta myslimane, që përzihet edhe me fakte shkencore. Duhet thënë se tek forumet kryesore shqiptare, ato katër të parët, gjinden artikuj dhe komente me vlerë në shkenca nga më të ndryshmet. Mjaft interesant janë edhe hipoteza të ndryshme në ‘to.
Explorer Univers –forum me kuriozitete dhe shkrime shkencore, pas të cilit mund të hyjnë edhe viruse dhe trojanë të ndryshëm ! Për ta parë (vizituar) këtë forum, duhet bërë më parë regjistrimi.

Sharri –revistë lokale, e cila pretendon te ketë artikuj nga fusha e kulturës, artit, shkencës, e dalë më 2015, në Kosovë. Në fakt kjo revistë ka më tepër lajme të zakonshme dhe artikuj socialë-politikë, si dhe pak historikë. Pra nuk ka artikuj të mirrfilltë shkencorë.
Vizione –revistë e shkencave shoqërore, botuar në Shkup. Përmban artikuj socialë, juridikë, politikë, etj.
KLSh – Auditimi Publik –revistë Kërkimore-Shkencore-Informative e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mund të lexohet edhe në internet. Përmban artikuj nga viti 2012 deri më sot (2016).
Optime –revistë shkencore e Albanian University në Tiranë, universitet privat. Ky universitet i ka nismat e tij në vitin 2004 me degën e stomatologjisë. Dhe sot është i hapur edhe për degë të tjera, kryesisht ato shoqërore. Revista, me disa numra deri tani (2016), nuk është e hapur në internet; por duket se artikuj të saj mund të gjinden në facebook nën emrin e saj.
ILIRIA –revista e institutit të arkeologjisë, e cila fillimet e saj i ka qysh në kohën e “socializmit”, aty në vitet 70-80. Kjo revistë është si në shqip, ashtu dhe në gjuhë të huaj, në fërngjisht; në numrat e saj të viteve të fundit mund të ketë edhe përmbledhje në anglisht.
Illyria –revistë shkencore e Kolegjit Iliria. Kjo revistë botohet në Nju-Jork dhe, ndonëse pretendon se është një revistë shkencore, duhet thënë se i mungojnë artikujt shkencorë, ndaj është e mbushur më së shumti me lajme të zakonshme, ndonëse përpiqet të përqëndrohet në lajme kulturore-historiko-shkencore.
Opinio Juris –revistë shkencore juridike e Institutit (?!) Gjyqsor të Kosovës. Pra kemi të bëjmë me një institucion dhe jo organ, i cili trajnon më tej gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Kosovës. Revista prezantohet në internet me dy numra (v.2015), artikujt e të cilave mund të lexohen po kollaj në internet.
Buletini shkencor –periodikë të Universitetit «Luigj Gurakuqi» në Shkodër. Janë katër lloj buletinësh, të ndarë në bazë të shkencave të ndryshme, ai i shkencave të natyrës, ai i shkencave juridike, ai i shkencave shoqërore, dhe ai i shkencave ekonomike. Të gjithë artikujt mund të lexohen edhe në internet përmes programit PDF.
SEEU –revistë shkencore e Universitetit të Europës Juglindore, i gjindur në Maqedoni(në e Re), në gjuhët anglisht, maqedonisht dhe shqip, dhe botohet dy herë në vit. Kryesisht ka artikuj të fushave shoqërore, apo siç quhen sot në gjuhë më moderne, të shkencave humane. Artikujt mund të lexohen edhe në internet.
Global Challenge –revistë shkencore periodike e Akademisë Diplomatike Shqiptare, me artikuj të shkencave politike, ekonomike, juridike dhe sociale. Revista mund të shkarkohet në PDF dhe të lexohet direkt në internet. Artikujt janë në shqip, por ndonjë artikull edhe në anglisht.
Economicus // Justicia // Educatio // Polis // Cociolagical Analysis –pesë revista të Universitetit Europian të Tiranës (UET), artikujt e të cilave mund të lexohen me PDF edhe në internet. Artikujt janë si në shqip, ashtu dhe në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht.
Aktet –revistë shkencore e Institutit Alb-Shkenca, artikujt e së cilës janë në anglisht dhe në shqip. Në internet mund të lexohen shumë prej tyre. Kryesisht ka artikuj historikë, gjuhësorë, si dhe monografi të ndryshme mbi atdhetarët shqiptarë. Por nuk mungojnë edhe artikuj nga fusha të tjera të shkencave natyrore dhe ekzakte. Autorët janë kryesisht nga Kosova, dhe më pak nga Maqedonia e Re dhe Shqipëria. Instituti Alb-Shkenca është një lloj organizimi vullnetar i njerëzve të dijes nga diaspora shqiptare. Deri tani ka organizuar disa konferenca, ku kanë dominuar temat historike dhe politike.
Universi –revistë shkencore, diku nga Maqedonia; në facebook gjindet një prezantim fillestar.

Edhe Universiteti i Prishtinës ka disa revista të tij, të cilat gjinden dhe mund të lexohen edhe në internet. Po kështu edhe universitete të tjera shqiptare prezantohen me ndonjë revistë të tyre, por këto vështirë të gjinden menjëherë në internet, pa u ditur titullin më parë. Mund të ketë edhe faqe dhe revista të tjera shkencore në shqip dhe nga shqiptarë, ndaj do të ishte mirë që ky artikull informues të plotësohej më tej.
Po të kërkoni në google shkenca shqiptare ju hapet edhe një faqe turke, por e gjitha në shqip, me titull shkenca dhe teknollogjia, e cila jep kuriozitete dhe lajme shkencore. E nëse do të kërkoni me ngulm në internet, do të gjeni edhe faqe dhe revista të tjera, të cilat kanë artikuj shkencorë.
Sëfundi nuk duhen harruar edhe dy revistat e Akademisë Shqiptare të Shkencave, të cilat u përgjigjen dy seksioneve kryesore të Akademisë, e para në anglisht dhe kryesisht me artikuj nga shkencat natyrore dhe teknike, jornual of natur and technical sciences, dhe e dyta në fërngjisht me artikuj nga shkencat shoqërore dhe albanologjike, studia albanica. Revistat dalin nga shtypi rregullisht dy herë në vit, dhe artikujt e të parës mund të lexohen në internet, në faqen e Akademisë, ndërsa artikujt e revistët së dytë nuk janë hedhur në internet. Siç kam lexuar dhe dëgjuar nga disa lajme të fundit, financimi i këtyre revistave ka probleme, pra mund të ndërpritet. Sa është kjo e vërtetë, nuk e di!
Kjo ishte panorama e shkurtër e prezantimit të shkencës në gjuhën shqipe dhe të huaj nga autorë shqiptarë. Përveç panoramës së mësipërme, kemi nga autorë shqiptarë edhe libra shkencorë, për të cilët do të flas në një shkrim tjetër. E gjithë kjo panoramë shkencore shqiptare është thuajse tërësisht e panjohur në shtypin dhe opinionin ndërkombëtar, si për shkak të injorimit nga bota e jashtme, ashtu dhe nga indiferentizmi klasik shqiptar. Unë vetë kam lexuar dhe ndjekur disa nga faqet dhe periodikët e mësipërm. Në këtë shkrim nuk desha të shfaq opinione, por thjesht të jipja një informacion të shkurtër mbi këto faqe interneti dhe revista shkencore, gjë që shpresoj ta kem arritur.
K.M. 25.9.2016

2 Likes

Është ndër faqet më koti që kam parë ndonjëherë në internet. Vetëm aty s’ka shkence o kurizitete shkencore, ka vetëm opium fetar dhe asgjë, madje gjuha e përdorur prej ca turqve prizrenalinj i kalon kufijtë e extremit…për viruset keni të drejtë

Revsita shkencore nderkombetare Thesis, botim i Kolegjit AAB.
Mund ta shfletoni ne linkun perkates te saj:

1 Like