Filmi që keni parë së fundmi

Po filma hollivudiane te viteve 80 qe ia vlejne cfare sugjerojne robt? Jo ato tipiket te aksionit me chuck norris apo te superheronjve, por ndonje komedi ose film me fantazi si back to the future, ose ndonje fantazi tjeter jo patjeter komedi. Ose ndonje te bazuar ne ngjarje te verteta.

Nqs ke netflix te sugjeroj The invisible guest si dhe Boy missing.

1 Like

Paul Verhoeven duhet t’i kete sic i kerkon ti. Dhe pse punet e tij vitet 80 nuk jane me te mirat. Komedi s’ka gjithsesi.

Po, paska bere njeriun e padukshem ne vitin 2000. Hollow man. Ai film me ka pelqyer. Po shoh cfare ka bere tjeter.

1 Like

ka bere Basic Instinct por mos e merr me paragjykim se ne te vertete eshte ndryshe nga c’eshte krijuar pershtypja masive

paska bere dhe Robocop :slight_smile: Robocop i viteve 80 eshte sh i bukur. Robocop, Back to the Future, filmat e Leslie Nilsen jane arsyet pse nisa te kerkoj filma te viteve 80. :slight_smile:

1 Like

paske pare goxha :slight_smile: une vetem tani vone e kam njohur Verhoeven

Po shikoj From the land of the moon, french movie me Marion Cotillard, aktorja e preferuar per mua.

aktorja e preferuar ne kete film apo ne pergjithesi? :smile:

e mire eshte po e mbivleresuar.

Ne pergjithesi se tek filmi normal, kishte rolin kryesor. Marioni ka finese dhe nje bukuri shume shprehese. Jo si ato fitirat qe ste thone asgje. Si aktore me duket shume e zonja to draw attention, e perfshin shikuesin ne film. Filmi qe pashe btw ishte depresiv, bah mezi e shtyva dhe s’munda t’i ndjek 10 min e fundit ku zgjidhej enigma e vdekjes se dashnorit te ksaj se me doli nje pune. Mire qe takova ca latino me qithare afterwards na permiresun humorin. Sangre caliente.

Les gouts et les couleurs ne se discutent pas! thote frongu. Qe ne shqip perkthehet " Amstel, se keshtu me pelqen". Marioni ka nje difekt shume te dukshem ne pjesen e gojes. I dalin dhembet si kokrra misri. Eshte e lezetshme po nuk hapi goje, dmth figurante sepse ndryshe ta prish imazhin qe krijon. Plus qe sa here luan te njejten shprehje fytyre ka. Teper viktime e sforcuar. Por siç e thashe qy ne fillim shije shije kjo dynja. Personalisht do te veçoja Sophie Marceau, Carole Bouquet, Melanie Laurent, Louise Bourgoin ( :grinning: jane çike zgjedhje holliwood-iane keto po hajt mo).

Po une s’thashe eshte e bukur o Vloraa. :blush: Por ka nje bukuri shprehese. S’eshte e thene me qene perfekt per te qene i bukur, shume fytyra s’te thone asgje edhe pse mund te mos te te shqetesojne dhembet si misra. Edhe shija ka arsyet e saj te nderlidhura (nuk eshte amstel se keshtu me pelqen).
Ju mos u merrni me Marionin po na sugjeroni ca filma t’bukur. :slightly_smiling_face:

filmi ‘‘ndergjegja’’, ka muzike te papare ! ritem i trazuar shoqeruar, ne background , nga tingulli i mprehte i organos kishtare.:slight_smile: kombinim fantastik ! ne fakt eshte muzike teper moderne per kohen, muzika qe luhej edhe ne kinematografine italjane apo evropiane ate periudhe… si duket godtija ne art nuk kishte filluar akoma qe e kane toleruar si kolone zanore ne kete film.

-kshu si film pastaj, eshte futja kot… i thote ajo e fejueshmja heroit kryesor : ''une te dua shume ty Kujtim… por po te vetdenoncohesh e te futesh ne burg, do te dua akoma me shume…:joy:

Lexova para dy ditesh ne nje blog italian, se Marloni i Tikut i’a kishte hip Xheims Dinit. Mardhanje e eger fare,sado-mazo,i fikte cinaren n’trup. Marloni kurre s’e deshi Xheimsin,theshte,e linte te shifte kur ky pallonte meshkuj te tjere,si dhe e linte si klysh mas dere dhe s’kishte te drejte te hynte,pa i dhan leje. Ishte nje tip qe kishte shkrujt ni liber per ket pune;“tomorrow never comes!”. :stuck_out_tongue:

Marloni s’ka qene kurre i Tikut (perveç filmit “Rrofte Zapata”, kur nuk dija asgje per te), Marloni eshte i tere i juaji, mbajeni pa samar mbi shpine.

nisur nga ky koment, marredhenia mes depresives dhe gezimit, do te te sugjeroja “Inside Out”, nese nuk e ke pare tashme.

1 Like

Jo s’e kam pare, flm :slightly_smiling_face:

http://www.girlmostlikelymovie.com/

nje zbulim fantastik

“Song to Song” ne 2017, Terrence Malick.
pare serish (tashme paradite), e drejte se autori duket i interesuar te propagoje mendimin e tij filozofik (prej nga vjen ne origjine) mbi fenomenet e kohes, sesa per kinematografine. Dhe per kete shfrytezon kinemane si entertainment masiv.
Por ne perceptimin e dyte dhe me te fresket , e pelqeva me shume, madje duket pune me e mire se paraardhesja Knight of Cups. Malick i qendron temes se dashurisene vazhdimesi te narratives se millenials, ne sfondin e zhvillimeve te pergjithshme pesimiste te njerezimit.
“I played with the flame of life” mund te jete ideja qendrore sipas fjaleve te heroines se re.
Rol i gjetur per Ryan Gosling.
Natalie Portman shkelqen aq me teper patur parasysh qe Malick mbeshtetet ne improvizimet e aktoreve.