Fitoi PS-ja, por humbi Shqipëria

Ndërsa shumica e shqiptarëve luftojnë për të mbijetuar, për të gjetur një vend pune, për të paguar qiranë apo për të mos u larguar nga vendi — pushteti në Shqipëri është kthyer në një kurorë që s’zbret më nga froni.
IMG_2213

Më 11 maj 2025, shqiptarët zgjodhën sërish Partinë Socialiste. Me mbi 52% të votave, Edi Rama e siguroi mandatin e katërt, në një vend ku mungon drejtësia, ku korrupsioni është sistemik dhe ku jeta e përditshme është bërë një garë për të mbijetuar, jo për të jetuar.

Në vendet normale, një qeveri që për 12 vjet është zhytur në skandale, që është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, për vjedhje tenderash, për shkatërrimin e institucioneve të pavarura, do të ishte ndëshkuar me votë. Në Shqipëri, ajo shpërblehet.

Si shqiptar, si prind, si qytetar që e do këtë vend, më dhemb kjo zgjedhje. Nuk është më çështje e majtës apo e djathtës — është çështje morali, ndërgjegjeje, durimi. Deri kur do e pranojmë të keqen si normalitet? Deri kur do mjaftohemi me pak, thjesht sepse kemi frikë nga ndryshimi?

Shumë thonë: “Po mirë, Berisha është më keq.” Ndoshta për dikë është. Por a është kjo arsye për të votuar një regjim që na ka bërë të ikim, të heshtim, të pranojmë poshtërimin si mënyrë jetese?

Në këto zgjedhje kishte mundësi. Kishte parti të reja, njerëz të ndershëm që luftuan pa fonde, pa televizione, pa patronazhistë. Por shqiptarët, në shumicë, i lanë të vetëm. Dhe zgjodhën të votojnë më të njëjtët që na kanë vjedhur shpresën.

Nuk e kuptoj më këtë vend. Si mund të ketë njerëz që u jepet një shans për të ndryshuar, dhe ata zgjedhin vetë zinxhirët e vjetër? Si mund të votohet një sistem që për 12 vjet ka eksportuar shqiptarë dhe importuar klientelizëm, beton dhe propaganda?

Këto zgjedhje nuk i fitoi thjesht Rama. I fitoi frika. I fitoi resignimi. I fitoi bindja e rreme se “këta të paktën na lënë të marrim frymë”. Por në një vend ku fryma është e helmuar, heshtja është bashkëfajësi.

Sot nuk jam vetëm i djathtë. Jam i lënduar. Sepse e ndiej që Shqipëria po vdes pak nga pak — jo nga uria, por nga mungesa e reagimit. Dhe kur një popull nuk zemërohet më, nuk irritohet, nuk ngrihet — ai popull është i pushtuar, edhe pse pa tanke në rrugë.

Ky nuk është më thjesht një apel politik. Është një britmë: Mjaft! Zgjohuni! Nuk mund të lejojmë që fëmijët tanë të trashëgojnë këtë apati. Ndryshimi nuk vjen vetë. Vjen kur njeriu thotë: “Jo më!”

Rama kam idenë s’eshte as i majte as i djathte. Berisha eshte fatkeqesia e se djathtes. Edhe ata qe zbriten nga malet para 30 vjetesh, u qytetaruan tashma, dhe nuk votojnë me per te.

:u7981: :u7981:

493541547_1267359098530508_1432516809769428907_n

Klithma jote @Leo eshte me vend. Si ka mundesi ?

Shume e thjesht me 1 Mars 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste mbas 45 vitesh. Ndryshimet ligjore per heqjen e hegjemonise ishin bere thuajse 108 dite me perpara. Rezultati : mbi 80% e zgjedhjeve ne 75 zona u fituan nga PPSH. Ato vitet e tollonit u harruan menjehere para kutive te votimit edhe atehere kur ju dha mundesia. “Kishin frike” , do thot dikush. Brrockulla them une. Ne qeshor te po te njejtit vit PPSH na u reformua edhe pse fitoj zgjedhjet me 80% edhe na u be PS (Partia e reformuar qe fitoj zgjedhjet me 84 mandate me 11 Maj).

Kalojme ne 1992 ku opozita e asaj kohe PD arriti te fitoj zgjedhjet ne 92% ne te gjithe territorin. Kjo erdhi mbas nje viti intensiv opozitar duke filluar me greven e minatorve ne Valias me protestat e pergjakshme ne Shkoder, me rivendosjen e mardhenieve Shqiperi-Shba, me ardhjen e Sekretarit te Shtetit me ftesen e opozites etj etj.

Shkojme ne 1996 ku PD mori 122 vende edhe opozita ca ngelen ne raundin e pare por qe u terhoq nga zgjedhjet. Thuhet qe rezultati u manipulua, kishte intimidim, parregullsi ne procesin e votimit. Une personalisht e besoj qe mund te kete ndodhur pasi duke pare zgjedhjet e para me shume mundesi PS do i kishte fituar zgjedhjet ne 1996. “Firmat Piramidale” do thot dikush.

Kalojme tek zgjedhjet 1997 : 101 mandate PS 25 PD edhe ca ngelen opozite.
“Lufta Civile” do thot dikush

Zgjedhjet 2001 : PS 73 mandate, PD 46, te tjerat partite e vogla (Ketu kemi edhe Dushkun e famshem, por qe eshte histori per nje here tjeter)
“1997” do thot dikush

Zgjedhjet 2005 : PD 56, PS + LSI 47, te tjerat paritet e vogla qe u bashkuan me PD edhe formuan qeverine.Fatmir Mediu kishte 11 mandate
Mos harrojme faktin qe nga 1998 Shqiperia ishte gjithmon ne “Krize” energjitike edhe nuk i harroj dot qe cdo biznes kishte nje gjenerator perapra deres qe e mbante gjate gjithe kohes ndezur qe te furnizohej me energji elektrike.

Zgjedhjet 2009 : PD 70, PS 66, LSI 4
“Gerdeci” do thot dikush
Cdo anti PD-ist qe kam degjuar e pranon qe qeverisje me te mire se sa kjo nuk pa patur ndonjehere Shqiperia.

Nga 2013 e ketej nuk po flas me sepse besoj qe klithma jote e ka permbledh me se miri