Ahahaha
#bishi
disidenti:
-Kush e helmoi Peshkun?
fuksi:
-Pyetja e sakte duhet bërë: “Kush e helmoi Botën?”. Mbasi gjendet se kush e helmoi Botën, gjendet edhe kush e helmoi Peshkun, sepse Peshku është një bashkësi e një rendi më të ulët se Bota, e cila e përfshin brenda Peshkun. Por dihet që disidentët janë loqe, nuk marrin vesh nga logjika matematike, e cila ka qenë lëndë mësimore e administruar nga Drejtoria e Dytë, e për këtë arsye janë kundër logjikës, mbështesin artin modern që është absurd dhe iracional.
disidenti:
-Atëherë të pyesim zotin Shyti, ai duhet ta dijë pa tjetër.
fuksi:
-Zoti Shyti di një lesh, ai di vetëm punët e kafeneve dhe absurditeteve; punët e zyrave dhe logjikës matematike i di shoku Zylo si kompetencë e vetëm atij.