Fundi i poezisë

Skeçi më poshtë përshkruan një situatë reale dhe një shprehje të thënë me të vërtetë nga Montale në çastin kur i erdhi lajmi që ka fituar çmimim Nobël për letërsi. Për ta shijuar më mirë skeçin, duhet patur parasysh se Montale është poeti i fundit evropian; mbas tij nuk ka më poetë të nivelit kontinental (si psh Leopardi ose Gëte), madje nuk ka as nacionale, ka vetëm poetë lagjeje që botojnë në fejsbuk.


Bie telefoni. Përgjigjet Xhina (gruaja e Montales).

Xhina hyn në dhomën e ndenjes:

-Të kërkojnë nga ambasada suedeze - thotë ajo.

Muret e shtëpisë janë bosh: mbas stinës së verës, pikturat ende nuk janë varur përsëri. Ardhja e lajmit për çmim Nobël ndodh në dhomën e vogël që paraprin kuzhinën, midis një frigoriferi të vjetër dhe derës së banjës. Montale mbështet njërën dorë në dorezën e derës. Edhe njëherë tjetër thotë mersi. Uli telefonin.

Në kuzhinë janë gati orizi me vaj dhe dy qofte me sallatë.

Montale pati një hezitim.

U ul përsëri.

-Më duket se më duhet të them gjëra solemne. Por kam një dyshim: në jetë triumfojnë budallenjtë. A thua të jem edhe unë i tillë?

3 Likes

image

1 Like

kjo qe e forte :grin:

Pranej Pjer, nese do me qene inteligjent mos triumfo ne jete, vari hejbet konsulencave te qeverive ne ekonomi. Boju rrumull me vere e qofte, kthe kupa, e puth çupa!

1 Like

mire e ke ti, po sa me shume kupa kthej, aq me shume gjume me vjen :grin:

Shum mire, sa me teper gjume te flesh, aq me inteligjent je. Kulmi i inteligjences eshte gjumi i madh, vdekja.

O gjumëtar. Çfar eshte gjumi? Gjumi eshte si vdekja. Perse pra nuk ben nje veper te tille, qe mbas vdekjes te jesh tamam si i gjalle, ne vend qe duke jetuar në gjumë te jesh si te vdekurit e trishte? - Leonardo da Vinci

Pjer, ky nobelisti qe po flasim vuante nga pagjumsia, gjith noten tu bo poezi:

Il giorno prima, mercoledì, uno dei suoi traduttori in svedese, il Prof. Oreglia, lo aveva avvertito che l’assegnazione del premio era ormai sicura al 90%.«Come ha passato la notte?». Gli chiedo. «Con la mia solita insonnia. È sessant’anni che ne soffro. Il Nobel non c’entra», risponde.

https://www.corriere.it/reportage/senza-categoria/2015/il-grazie-di-montale-al-premio-nobel/

kam pas nje shok belg keshtu qe flinte as flinte 2 ore gjume, poezi nuk bonte por ish si i goditur naiher, u mirrte me shitje dopingu tek sportistet, çoku pinte dhe vete, dhe ish aktiv, nuk e zinte veni. 2-3 here u arrestua per shitje dopingu, nuk ishte rob i keq, dy-tre here u interesum se bashku me shefin dhe drejtorin per te na e sjelle Zhon, dhe vetem kur e sillnin me ate çipin e lidhur tek koma, e denonin me ore pune, pra perveç 8 orarshit qe duhej te bente per buken e gojes, duhej te punonte te shtunen e te djelen neper qendrat sportive ne pastrim, pune publike.
Tani, e kane rras mrena se e kane kap prap tu shit doping, i thash prap shefit te interesohemi dhe nje here, jooo, i kemi dal borxhit, m’tha.

Pjer, kom pas un i shok qe i thash: ik ër pirdhu anej se shum ta kam zgjat, si shum tu ka rrit menja! Por s’ke faj ti, kom faj un qe merrem me ty, se ti s’merito as me t’hudh qyrret!

nuk jam shumë i pasionuar pas poezisë por e justifikoj me arsyen (ndoshta të pavërtetë)
që si për krijimin e sajë, ashtu dhe shijimin është e nevojshme një moshë e caktuar.
e megjithëatë shoh që në rrjetat shoqërore gëlon.

ka vetëm poetë lagjeje që botojnë në fejsbuk.
m’kishte shptu pa e lexuar :grinning:

1 Like

eshte e verte kjo qe thu ti, qe kerkon nje moshe e caktuar, por kjo moshe ka ardhur duke u rritur, tani ndoshta eshte ne moshe te pensionit. Arsyet nuk i di, prej ngacmimit tend per here te pare e shoh si problem. Ndoshta ja vlen me e pa me thelle. Shkaku mund te jete se njerzimi, eshte plak, ka dale ne pension, ne kuptimin qe ka dale ne pension nje botkuptim mijevjeçar i kalçifikuar.
Por kryesorja eshte çeshtje klime, klima e mbas luftes dyte boterore per Perendimin dhe mbas rrezimit te Murit te Berlinit per ishLindjen eshte klime Fundi ne çdo fushe (Fundi Historise te Hegelit, Kohet e Fundit te Apokalipsit). Merret me mend flitet per Fundi i Shkences, pse te mos flitet per fund i Artit qe kushedi se sa autore e kan lajmeruar qe ne fillim te shekullit te kaluar?

Nei nostri anni la scienza sembra vittima di un acuto paradosso: da un lato moltiplica – e attraverso illustri studiosi – i tentativi di raggiungere ciò che Roger Penrose chiama «la Risposta: il segreto della vita, la soluzione dell’enigma dell’universo»; dall’altro insinua sempre più spesso – e sempre attraverso autorevoli voci – il sospetto che la scienza stessa stia per esaurirsi, almeno per quanto riguarda le scoperte essenziali. Fine della scienza, in ogni caso: o per compimento di tutte le promesse o per il riconoscimento della insolubilità di alcune questioni capitali. Su questo tema appassionante John Horgan è riuscito a costruire un libro che costituisce una scommessa azzardata: un viaggio fra gli scienziati più discussi e le loro idee, dove il corso dei ragionamenti si mescola costantemente a considerazioni sullo stile, sulle ambizioni, sul contesto biografico dei vari interlocutori – da Gell-Mann a Prigogine, da Hawking a Wilson, da Wheeler a Tipler, da Dennett a Minsky. Con somma abilità, Horgan riesce a darci il senso della vertiginosa complessità dei problemi, mantenendo tuttavia il tono di una discussione chiarificatrice, e insieme facendoci sentire – nei tic, nelle eccentricità, nei rancori, nelle ingenuità, nelle ironie – di quale tessuto si compone la vita intellettuale di alcuni fra i più grandi scienziati di oggi, visitati nel loro habitat.
La fine della scienza è apparso negli Stati Uniti nel 1996.

Edhe fenomeni Facebook eshte nje shenje e Fundit te Koheve, bile nje shenje pozitive, ndoshta shenja me pozitive si teknologji dhe si medium (medium eshte pothuajse edhe shenje shpirterore).
FB e pershnes si fenomen grandioz (gjithnje perdorur per mire), personalisht akoma kam problem me dizajnin e faqosjes, stilin e germave, kompozimin e fotove dhe shkrimeve etj, e përtyp me shume zor. Nga ana tjeter epoka e blogjeve ka marre fund bashke me loqet qe shkruajne akoma, si edhe puna ime :stuck_out_tongue:

ndër të tjera, blogjet ranë sepse njerëzia ka nevojë të llafosë dhe jo shumë, të thotë…

Shume gabim te 2.

pikerisht kjo qe ka ndodh me blogjet si cilesi trasformim ne FB sasi, ka ndodh pergjate nje shekulli e gjysem. Ideja e Fundit eshte edhe rrezik vdekje, rritje entropie, nese nuk gjendet nje burim tjeter energjie.

r.v. mos na ça turren me shprehje kurvicash sentimentale qe e kan kthy blogun ne FB. Argumento ne kuvend te burrave.

hahahahaha. Fakti qe blogjet kane rene lidhen me faktin qe njerzit kane tendence te shkojne gjithmon ne anen materiale edhe fizike te gjerave me shume se ne fryme, emocione etc etc. FB pati rritje te madhe pasi pikselat filuan te zevendesonin karateret. Ne fillim duket te kishe dicka per te thene, tani mjafton te kesh dicka per te treguar. Njerzin po e braktisin vetem e vetem sepse ka njerez qe kane dicka per te thene edhe jane te merzitshem nderkohe qe shumica jane vendosur ne platforma qe kane vetem piksela ose frames. Per mua eshte e tmerrshme por prap se prap nuk eshte e keqa me e madhe qe po ndodh ne rrjet masivisht.