Aqua, Pjeri e merr shtysen nga ky filmi, mos e keqkupto!
Paske receptore te vecante Pjer…cfare tjeter ndjen si te ngrohte?
Asgje tjeter e dashur, te gjitha pjeset e tjera te trupit i kam te ngrohta.
U ky filmi me xhevdet ferrin qe punonte ne miniere, dilte i lare kërrc, i paster xixe aty n’film…i lumturuar pa mase nga era e ngrohte e thellesive te minieres
Nuk i ikte shpirti nga minjera aq ne dashuri kish rene😂 sa edhe gonin shokun e ngushte qe gjute goca me motor guzi e beri hasha😁
E kam pas pa kte filmin me Mastrojanin dhe Pikoline. S’na pat ngjit fare si film.
Doren
Te gjitha filmat dhe teatrot me skenar nga Kadareja kane qene deshtime, shume me poshte se romanet origjinale. Dhe nuk e di perse. Ndonse Stalker mund te na thote ndonje gje, ai ka nje teori lidhur me kete, e ka ne pergjithsi, jo vetem per Kadarene.
mendoj se Pjetri ka dash te thote qe realizmi shqiptar i ‘‘Gjeneralit…’’ eshte shume me i mire se ky produksioni italo-francez.
ka pak rendesi kjo per çfare desha te them une per deshtimin ne pergjithsi.
Mbaj mend nje drame skandaloze televizive shqiptare te Gjeneralit.
ka deshtime, por nuk mund te thuash per te gjitha deshtim. fundja krahasohen dy gjini te ndryshme, nje liber / roman me nje film apo drame… detyrimisht i veshtire krahasimi.
-por mund te thuash qe filmi nuk percolli apo nuk arriti nivelin e librit.
bie llafi, filmi ‘‘gjenerali’’ i Anagnostit, apo Balle per Balle, jane realizime te mira, pamvaresisht se nuk jane ne nivelin e librit.
desha te them se skenari i librave te Kadarese eshte shum i mire, dhe natyrshem pret nje film niveli, por kur vjen puna per te realizuar konkretisht eshte nje fiasko, pavarsisht krahasimit relativ midis fiaskove. Kjo siç duket se fantastikja e Kadarese nuk shkon me realizmin e filmit. Megjithse kjo ide nuk me duket se mban. Un nuk e gjej dot, megjith diskutimet e bera ne vite.
Mos harro se versioni i filmit qe kam sjelle ka artiste niveli: Mastrojanin dhe Piccoli, ajo qe luan Betin nuk eshte me pak, e megjithate eshte nje fiasco niveli.
Te gjitha smund te thuash.
Emblema e dikurshme ka qene film i mire.
realizimi I gjeneralit me Sander Prosin e pjeter gjoken ka qene realizimi I mire.balle per balle eshte pordhe me rigon qe te gajasen brezat e ardhshem .
tani jeni duke diskutu relativisht per shijen e marmalates fikut qe me pelqe mu!.
3 persona qe komentojne per filmat e Kadarese, e çdonjeri pelqime te ndryshme. Kurse un e keshja llafin gjetke.
Per vete mu nuk me ka pas pelqy asnje lloj marmalate marka Kinostudjo Shqiperia e Re, perveçse relativisht. Nuk kam pa nje film Kinostudjo ne kinema, dhe as ne TV ne shtepi. Te gjitha i kam pa rastesisht ne shtepi te tjereve ose diku tjeter ne publik rastesisht, zbor, aksion etj. Dhe kjo jo per disidence, sepse ne fakt jom fuks (kapo e ka kuptu prej kohesh), por sepse ishin te dobet si filma. Ishin artificialisht patetike dhe fals teatrale, kjo e fundit sepse te gjithe aktoret e mire te filmit vinin nga teatri, dhe nga nje teater pa tradite, gje qe nuk ndodhte psh me kinematografine sovjetike qe, me te njejtat difekte, mbeshtetej sidoqofte mbi nje tradite. Psh ne 10 minutshin e filmit te romanit Bulgakovit qe kam sjelle te tema e Çmitizimi i Djallit, shihet evidenca e teatrit psh te Çehovit. Eshte tjeter lloj gjeje, sovjetiket nuk mund t’i quash dava katunaresh, megjithse jane katunare ne krahasim me Hollivudin e ACDC-se qe i pelqen “kapuçonet e zinj” si marmalate.
une i mbetem idese qe krahasimi liber - film/drame, eshte si krahasimi molle me dardha. filmi ka te tjera yçkla , nderkoh libri i le shume vend imagjinates…
bie llafi, kur lexon te libri; “ishte terren i veshtire, moti i keq e binte vazhdimisht shi”… kjo fjali e shkurter eshte shume e fuqishme ne liber ! pervec pershkrimit te relievit qe te nguc imagjinaten dhe misterin , permbledh si te thuash edhe gjendjen , problemet dhe turbullirat ne koken e heroit kryesor, gjeneralit ; qe e benin ate te ndihej e dukej here i lodhur, here depresiv e here psikopat alkoolist.
nderkoh ne film eshte e pamunder qe regjizori ta jap kete ne te njejten menyre sic edhe ne liber… shume shume do japi disa plane e skena te gjeneralit duke hecur neper gerxhe , rruge te keqija e baltosura nga shiu i forte.kaq.
cfare na mbetet ; une them qe duhet ndare libri nga filmi. nese sheh nje film, nuk duhet ta mendosh librin. keshtu mund krijosh nje gjykimin me objektiv mbi filmin.
Jam me pak e inklinuar te besoj qe ka lidhje mes islamizmit dhe regjimeve gjenocidiale se sa qe ky njeri eshte i demtuar nga trute. Islamizmi i tij duhet te jete nje rastesi, nje filozofi dhe menyre jete qe as vete nuk e kupton.
Ashtu jam edhe une i inklinuar te besoj qe nuk ka lidhje, po jam i inklinuar te besoj qe as ti nuk e kupton filozofine dhe menyren e jetes qe predikon islamizmi yt a i “liberaleve”, ithtereve te “drejtesise shoqerore” a ku di une si quhet takemi yt, domethene “islami i vertete”.
Personalisht me erdhi shume mirë per kete foton e jazexhiut. Agjende e paster dhe transparente. Ketu e tutje ky eshte totalisht i pademshem.
Neve po na mbysin jazexhinjte e kamufluar si partiote e te mbeshtjellur me flamur kombetar.