Gezuar festat

:joy::joy::rofl::rofl::joy::joy: Te njejten gje ke thene dhe vjet ne kete kohe. E paske bere copy and paste. Vazhdo t’i biesh legenit te luftes kunder Krishtlindjeve. Me pelqen qe s’lodhesh dhe je i vendosur te besosh genjeshtrat qe thua.

Merry Christmas,:christmas_tree:

4 Likes

Gëzuar te gjithëve :poop:

3 Likes

kurro, kushedi sa here e kam thene se gjithçka ne kulture ka origjine religjioze, edhe vepra artistike, por ti je i pari qe nuk ha pyke, sepse je akoma ne shkolle tetevjeçare te kohes shok Enver, me teorine iluministe te shkolles se Partise ne Laprake se Mesjeta nuk ka art.

Shyqyr qe si pellazg zbulove ne fjalor origjinen religjoze te Festes, ishalla hepi Kristmas te ben te shkosh me tutje ne zbulimin e botes edhe pertej fjalorit pellazg.

Gezuar dhe me pjata te mbushura plot!

1 Like

Merry Christmas from Toronto

4 Likes

zhardin, gezuar Krishtlindjet:

nje urim megjithmen’ special per Manjolen, zemren time, zemren e t’Mothit dhe kushedi sa peshqve te tjere. :stuck_out_tongue_winking_eye:

2 Likes

Feja ka lind nga friga, arti ka lind nga merzia. Plus qe zotin e ka kriju njeriu, e krijimtaria eshte art.

frike kishin dhe afrikanet apo njerzit e tjere te globit dhe nuk krijuan gje Fene. Fe (vjen nga BE, besoj) eshte qe Zotin ta konsiderosh njeri, dhe te dialogosh me te.

afrikanet dhe popujt veriore te europes bile, u faleshin drureve, gureve, etj. koncepti i zotit-njeri, lindi ne greqi, ne ballkan atje ku jetojme dhe NE. dhe ARTI bile. ai qe ne quajme art. te tjeret e kane te limituar.

arti grek u be dominus, sepse zoti u lidh me njeriun. apo njeriu u shenjtua, u be zot. nuk ishte me thjesht nje kafshe si te tjerat.

arabet (duke mos qene nje race) me revizionimin e fese ja hoqen zotit pamjen njerzore dhe e reduktuan dhe artin. s’ju duhet arti arabve. zhvilluan kaligrafine vetem. mesazhet e fese i bejne si lule dhe kaq. dhe ca rafinime te tjera. po s’eshte art madhor ky.

shkenca po ashtu po revizionon, po ja heq zotit pamjen njerzore dhe s’ka me sot as nevoje per art madhor. i kemi reduktu format shprehese te artit. bejme art pa kuptim, art te shemtut, pa vlere. fotoja e fundit me ate muzeun e tregon vete.

çdo njeriu mund t’i thote vetes artist dhe te krijoje çfare te doje, mjafton vetem te siguroje lejen e duhur qe te ekspozoje.

kurro, ti je spijun e Janullatosit, ke per ta pa se çer ke per te heq nga delta pa dhom dhe fisi i dasareteve.

kurro, ti nuk merr vesht nga arti modern. Ja psh, lidhur me foton qe ke botuar per festen e vitit te ri me pjata ne tavoline dhe gota vere bosh. Shtepise tende i mungon kjo orendi festive religjioze me forma te rafinuara klasike greke:

po fjala Shpirt (Spiritus lat), Shprese (Sperare lat) e di çfare do te thote si i fese ?

ose kjo orendia shpirterore tjeter psh:

kjo vjen kur heq kufizimet, kur s’njeh me principe, kur humbet kuptimin dhe s’di me se per çfare na sherben Arti. keta qe ekspozojne sot, jane Sharlatane. buje kerkojne vetem te bejne, dhe te fitojne ndonje lek. asnje qellim me te larte s’kane.

dhe leket qe keta fitojne jane te gjitha nga taksat e miletit. fonde qeveritare qe i jepen Kultures nga buxheti shteteror. ne shqiperi po mbushin me plehra te tilla te ngjashme sheshet e qyteteve.

dy gjerat me me vlere qe na la diktatura, ishin shtatorja e Skenderbeut dhe Mozaiku i muzeut. ja vlejti ne fakt 50 vite diktature vetem per kaq. tani po i bejme 30 vite demokraci dhe po prodhojme vetem plehra ne art. sepse s’ka me kuptim arti. s’hyn me ne pune per diçka.

sharlatanet me t’mdhej dhe me te pare kan qene Mikelanxhelo, Leonardo dhe Rafaeli qe bene art religjoz ne sherbim te Vatikanit per pare.

Njesoj si Odhise Paskali beri art grek janullatos soc-realist per Komitetin Qendror dhe per pare dhrahmi.

ti s’kupton mor. se s’ke vete probleme qe lidhen me artin. nuk ke pra si te kuptosh diçka. eshte si te ndjesh dhimbjen qe tjetrit i shkakton dhemballa. e pamundur.

prandaj dhe te dhash nje film me pa, La grande Bellezza. ideja e filmit eshte qe ka ik koha me shkujt si Floberi. ai gazetari kish ender te shkruante si floberi ne fakt. eshte koha ku triumfojne sharlatanet, te gjithe ata qe bejne gjasme, qe hiqen. Kardinali, ato artistet qe zhvisheshin nudo ne park, etj.

ti psh je prift dhe s’kupton qellimin e fese. ti ke gjet nje njeri (institucion) qe te paguan me ja hudh jetes. per kaq vetem lufton.