GOT - Si eshte puna?

Lexim interesant:

Une nuk kam parë asnje seri televizive në jeten time (me perjashtim te episodit pilot dhe 2 a 3 episodeve të sezonit të parë të “Twin Peaks” të Lynch sepse nuk arrij ti shikoj serialët televizive - por gjithsesi ky eshte tjeter debat), dhe di qe episodet e fundit të ketij Sezoni i kanë zhgenjyer rendshem fansat (qarkullon nje pétition qe të rishkruhet skenari :grinning:) por kam nje mik qe e njoh mirë kinofilisht (dhe qe shikon edhe seri TV). Sipas tij, ky Sezon ishte i shkelqyer pasi pikerisht rrezon skemat epike të meparshme.

2 Likes

Ne fakt, postimi im mbi kete tendin mbron te kunderten, qe sezonet e meparshem jane me te mire krahasuar me te fundit, dhe ka arsye per kete. Sezoni i fundit, me sakte dy te fundit jane me shume stil hollivudian se te meparshmit. Stili i tregimit te historise ka ndryshuar nga stil sociologjik ne psikologjik. Autori origjinal ishte ai qe nuk ju permbahej skemave tradicionale ku protagonisti nuk vdes deri ne fund sepse duhet te percoje ngjarjen. Autori s’e kishte problem te vriste personazhet kryesore dhe prape ngjarja percohej vete.

Nuk e kam parë, thjesht solla pershtypjen e dikujt tjeter. Por me sa kuptoj, ka mundesi qe sociologjia e sezoneve të meparshme të kete pas krijuar nje fare epizmi, nje fare akademizmi (apo cliché-je të gateshme) me të cilen u mesuan për vite të tera fansat e serise. Qe nga ky moment, thyerja qe propozon sezoni i fundit, automatikisht shihet (nga disa, qe me sa kuptoj, jane minoritet) si revolucionar (modern, gjenial…).

Gjenial? :rofl:

Trae eshte gjenial:

Me verte, si eshte puna?

GOT eshte gjenial ! Eshte realizimi me i mire televiziv i te gjitha kohrave ! Per mendimin tim ndryshoi krejtesisht menyren apo llogjiken e te berit tv ! Ky sezon nuk i shpetoi gjenialitetit ! Me i bukuri per mua , nuk jam aspak i zhgenjyer ! C’do gje mori kuptim , nje rjedhe llogjike deri ne fund ! GOT nuk zhgenjen as kur ngjarjet rrjedhin ngadale deri ne vuajtje e as kur ato rrjedhin aq shpejt sa duhet tu kthehesh perseri per te kapur kuptimin e plote ! Pikerisht thjeshtesia me te cilen u mbyll eshte gjenialiteti e autorve per serine e fundit ! Me nje fjale…edhe kur mendonim se i kishim pare te gjitha, perseri autoret gjeten menyren per te na befasuar, pikerish me thjeshtesine dhe normalitetin e gjerave !! P.s. kam pershtypjen se kjo nuk eshte e fundit e GOT ka per te kthyer perseri , kjo eshte shija qe me la ne fund…jane mjeshtra keta kapitalistet !!

Nuk e kam pare sezonin e fundit, pervecse nje episod (nuk dua t’ia di domosdoshmerisht se cfare ndodh me karakteret), por skema epike kish filluar te rrezohej qe ne sezonin e meparshem (nuk po jap detaje qe t’ia prish te tjereve qe nuk e kane pare), ose ka filluar qe ne fillim fare duke rrezuar pushtetin tradicional. Kjo vecse konfirmon vleresimin tim per kete seri. :slight_smile:

po sikur kemi bere muhabet per kete ‘pamundeisne’ time per te pare nje serial televiziv, me kujtohet biles se ka qene Jardina qe me ka pas pyet per kete gje. Biles ka qene ketu tek peshku i ri

Mao thosh: ne kemi nevoje per mjeshtra, por mbi te gjitha kemi nevoje per revolucionarë :closed_book:

2 Likes