Jane te dyja pjeset online, ti e di ku…
Jepi !! Pa hezitim !!
Me duket se ka qene ne vend te pare ne klasifikimin e revistes sight and sound te vitit te kaluar, por nuk e di pse e pata anashkaluar, ndoshta nga ajo grija emerzitshme angleze, po tani po e kuptoj qe paska qene pjese e mizanskenes e tablos se filmit.
As unë nuk e dija qe ka angleze qe bejne filma te mirë
Meqe (me siguri) e ke parë : eshte e pabesueshme se si regjizorja nuk ben asnje hilé gjate filmit: se si i iken sensacionales, dramatikes, histerikes. Eppur, gjithcka eshte më shume se dramatike (si ngjarje).
Më duket se ajo qe e ka ndihmuar filmin eshte evitimi i natyralizmit (filmi = siç eshte jeta). Perkundrazi, filmi eshte shume artistik. Dhe, besoj se fakti qe eshte me nota autobiografike I ka dhene dorë filmit për te mos ‘u shitur’, mos jete i tille qe “ta pelqejne sa me shume sy”, por thjesht te prodhoje kohë (kohe filmike), permes montazhit ultra inteligjent.
Duhet te shihja dhe pjesen e dyte. Ka nje strukture jo lineare, me skena qe perbejne me teper flashback, retrospeksion te autores, kujtime e mendime qe prodhojne imazhe filmike mjaft te bukura. per nga struktura te kujton lynch ne njefare menyre. Madje dhe skena e fundit eshte mjaft e bukur dhe permbledh natyrshem gjithe filmin
Per nga planet filmike (bukuria estetike e planeve, te themi), te kujton Kubrick. Por filmi vetë eshte shume (po shume amà !), sidomos per nga montazhi, “Nouvelle Vague” (“Nouvelle Vague” si gjenerik, si shkolle kinematografie).
Biles tek filmi i pare, ke nje skenë andej nga treçereku : brenda kamionit qe çon regjizoren e re per te bere filmin në terren zhvillohet nje bisedë kinofikike. Aty ka nje nje debat te shkelqyer qe evokon filmat e francezit Jean-Jacques Beineix (vitet 80) i cili vinte nga video-clipi dhe “mrekulloi” botën kinematografike asokohe, v.s shkollen godardiane. Ajo skene eshte filmuar me kamera në sup, me shume natyralizem (perkunder nga vetë filmi, i cili nuk eshte natyralist !!) si per ta nxjerre më në evidence kete karakteristikë te tij, anti-natyralizmin.
Sa per ate qe filmi i iken sensacionales, histerikes qe evokoja me lart, besoj se kjo vjen nga fakti qe regjizorja filmon ngjarjen e saj “à la marge” thote frengu, pra : at the margins, tek magjinat. Ashtu sikurse ne nje formati te bardhe A4, perreth fletës ka vend bosh te bardhe (foto)
ashtu dhe regjizorja, mu aty perreth vendit te vogel bosh perreth fletes ngré filmin e saj (kjo eshte arsyeja qe i jep trajta çik Lynchiane, jam dakort, sepse te jep shijen e bizarre-s). Pra ajo e nderton filmin tek margjinat e tij, eshte shume e përkorë.
E filmit te parê apo te dyte ? (ende nuk e kam pare te dytin, prej nga pyetja ime)
Fundin E te dytit, apo gjithe filmit ne njefare menyre. Ngjyrat e filmit evoluojne ne fund.
Me beri pershtypje gjithashtu natyralizmi i disa skenave me biseda, ndryshe nga linja tjeter e filmit, me artistike.
Pmvsh ritmit te ngadalte eshte nje film qe te perfshin e fillon e behet universal, ndoshta nga tema autoriale qe trajton.
Meqe, me sa kam kuptu, tek filmi i dyte behet fjale per nje xhirim filmi: po me kujtoka skenen mbyllese (ose më sakte, para-mbyllese) të “Drive my car” (pjesen teatrale).
Une them keshtu: qe nga momenti qe nuk behet fjale per formalizem (dakort, sekush pastaj ka kutin e vet per te matur formalizmin), “ngadalesia” nuk eshte më problem, qe nga momenti qe filmi prodhon kohë filmike. Dakort, kohe filmike, por kohë, gjithsesi.
Dhe, ne fakt, kur flas per montazh, duhet thene se kam para sysh, para se gjithash figuren stilistike më te arrirë ne film, e qe eshte ajo qe quhet elips: kisha kohe pa parë nje film me elipse më te arrira sa ky !
Elipset kohore, sikurse mjetet e tjera stilistike, te bejen ti kthehesh filmit per ta ripare. keto lloj filmash kete kane te mire, si nje pikture qe i rikthehesh e zbulon gjithnje dicka te re sa here e kundron.
Ka nje skene, nga me prekeset, te pjesa e dyte andej afer fundit, kur ne 89-en personazhi kryesor eshte ulur para televizorit e duke ndjekur pamjet e prishjes se murit te Berlinit, ja plas te qarit. Arsyeja mbetet ne interpretimin e shikuesit, por nje nga arsyet mund te ishte mungesa e ish partnerit ne nje ngjarje te rendesishme. Me kujtoi kjo skene disa nga filmat e fundit te Godard, tip socialisme ku shpesh fut imazhe me permbajtje politike…
Ende nuk e kam pare jesen e dyte, por sigurisht qe duhet te jete siç thua ti. Sinekdokë quhet (si figure letrare), dhe qe eshte nje nga format e metonimise