I pafani Skënderbej (I)

Hé, kjo është edhe një nga temat e debatit që zhvillohet (ende…) mes ndjekësve të Schmitt-it dhe historianëve shqiptarë:

  • a ishte me origjinë sllave të afërt apo të largët Gjoni apo, thjesht, imagjinohet si i tillë nga interpretimi i dokumentave të epokës? Apo thjesht ishte arbër me origjinë dibrane (matjane? kuksiane? krutane?) por me marrje-dhënie aktive me botën fqinje sllave?

Të kuptohemi deri në fund, bëhet fjalë për shekullin e XIII - XIV, ku koncepti “etnik” s’kishte ndonjë kuptim as të fortë, as edhe përfundimtar sikundër sot, pasi s’bëhet fjalë as për “komb” as për “Shtete kombëtarë” as edhe për “kufij”, Bile edhe përkatësia fetare ishte luhatëse, e caktuar nga konjukturat, edhe lidhja e farefisnisë e përcaktuar nga aleancat e natyrës politike, edhe raportet e vasalitetit të ndryshueshme etj… etj…

  • çka dihet (pak a shumë saktë) është fakti se Gjoni kohë pas kohe i dhuronte shuma paresh kishës serbe, se djali i tij Rreposhi jetoi dhe vdiq si murg ortodoks në Malin Athos ku Gjoni kish financuar ndërtimin e pirgut të Shën Gjergjit; se gruaja e tij Vojsava që dikush e quan Jella ishte me mbiemrin Tribalda dhe vinte nga Maqedonia e sotme nga një familje me një rrem gjaku Brankoviç; se (thuaj) gjithë fëmijët e çiftit mbanin emra me thekse sllavë. Një nga motrat e Skënderbeut ishte e martuar në derën e Cërnojeviçëve të Malit të Zi, të tjerat me Balshajt, Aranitët, Muzakat

  • i biri i Skënderbeut Gjoni ri u martua me Jerinë (Erina) Brankoviç Paleologun - e bija e Lazarit, princ trashëgimtar i Serbisë,

  • më tej, edhe baxhanaku i tij - Stefani i qorruar, burri i Angjelinës, motrës së Donika Kastriotit ishte Brankoviç, nga dera e Lazareviçëve.

Cka provojnë këto elementë lidhur me origjinën “etnike” të Gjonit? Asgjë!

xixe, lexo e lexo per kete teme (jo vetem ketu), me vjen natyrshem pyetja: çfar jena tu bo ktu? Hiçmosgjë!

Pikërisht.

Ky është edhe qëllimi i shkrimit tim: t’i japë kuptim hiçmosgjësë. Ta bëjë atë më sa më prekëse për publikun.

Do ta shohësh më qartë këtë gjë në pjesën që vijon.

Edhe po ta kishte pas baben kinez, jin jo lu, pak rendesi do kishte. Gjergji duhet te gjykohet nga veprat qe ka ba, jo nga baba. Ky nuk luftoi te mbronte serbine, por albanistanin

Kesaj punes se emrave po I meshohet kot. Nuk flas dot per shekuj me pare, por sa Alesia e Brajan etj etj ka tani…a do te thote qe nuk jane shqiptare? Duhet pare gjithmone konteksti, sic thote xixa.

Emrat për evropianët janë tregues përkatësie. Po shqipot as tani 500 vjet më pas nuk venë mend! Jo më kot linja “Lubonja” mbështet me propagandën e saj emrat jo shqiptare. Kjo,nën arsyetimin e trashë të të qënit i “i bukur”. Nuk e kuptoj se si shqiptarët kanë pretendime për shtet të zhvilluar,dhe njëkohësisht pa identitet!. As në ugandë nuk i gjen këto karagjozllëqe

Sinteze interesante. Kaç Myftari e ka goditur ashper Shmitin kur e quan nje spekullator dhe deri edhe mashtrues me kunder-argumentin qe princat shqiptare nuk mund ta ndiqnin pas Skenderbeun thjesht per ceshtje gjakmarrjeje sepse ate duhet ta kryesh i vetem. Por motivi i mbrojtjes kombetare, ai dhe vetem ai beri te mundshme nje aleance aq efikase.

Une jam ortodoks dhe aga Devolli tamam si ACDC. Babane ma quajne Jorgo dhe xhaxhane Mihal, lindur e rritur ne Shqiperi ashtu si edhe prinderit e tyre, dhe po ashtu si prinderit e tyre, nuk dine asnje fjale greqisht. Jane shqiptare mbi te gjitha se kane shqipen gjuhe amtare, pavaresisht se KureshKari do t’i quante shqiptare jo te vertete ose shqiptare “te holluar” e jo “te perqendruar” si malok Kureshkari. Tani nese do Baba Erdogani te pushtoje Shqiperine dhe une vihem ne krye te trimave shqiptare qe perballojne yxhymin e tij edhe drejt Europes dhe behem hero, pas 500 vjetesh do dalin pasardhesit trashegimtare te shmutizuesve e do thone qe une isha grek, se babane ma quanin Jorgo dhe xhaxhane Mihal. Familja e Skenderbeut ishte shqiptare ortodokse e ritit sllav, prandaj kishin ata emra qe kishin, ashtu si babai e xhaxhalleret e mi kane ata emra qe kane meqe familja e tyre eshte ortodokse e ritit greko-bizantin.

1 Like

Pyet njehere se mundesia me e madhe eshte qe ti te jesh vlleho- shqipetar.

Kac myftari I di me themeli keto punerat e origjines se kush fleti me ke e kush polli ke .psh ed ramen e nxjerr nip Te Ahmet zogut se gjyshin e ka pas shofer e gjyshen kamariere Te zogut .

ti dukesh qe s’je shqiptar ne fakt, se je rob i trashe dhe I KEQ per me teper. ti je shkerdhate njeri. s’ka shqiptar te tille.

nuk ka lidhje ajo qe thu ti, per te gjithe popujt. popujt me lidhje gjaku (shume te rralle ne kohet e sotme), jane ndryshe, nuk lidhen prej emrave (apo mbiemrave). greket, serbet, etj, ndoshta po.

sikur te niseshim nga emrat neve na binte te ishim te gjithe arabe. mbiemri eshte me i rendesishem. emri eshte variabel. ta vejne si te duan prinderit, s’varet pra nga ty vete.

ne fakt tani qe e mendoj emrat ti ve feja. sot qe s’jemi me fetare, ti vejne prinderit simas gustos te tyre primitive e deshtake.

s’flitej dot per komb ne ato vite te largeta. as ne itali apo greqi nuk ekzistonte akoma nje komb i dhene, as ne turqi bile, prandaj dhe ishte perandori dhe jo mbreteri. perandoria perbehet nga shume popuj ne te njejtin territor. italia, greqia dhe shqiperia (popujt me te vjeter te europes dmth) ishin bote principatash etj. s’binin kurre princat dakord sepse duhej qe njeri te ishte i dyti pastaj, te mos e bente me ligjin ai. njerez me karakter te forte.
lufta e skenderbeut i ngjan luftes se Aleksandrit te madh, apo asaj te Piros, Napoleonit, etj. keta ishin Ushtare dhe per lufte vetem e kishin mendjen. e benin luften si Art, si veper ne vetvete.

se ka keq ne fakt, se zogu e beri dymetrosh edhe krahun e vet. gjith ai gomar duket dhe ky princi por edhe baba i vet. dale nga nena te ndryshme te dy. te gjithe te gjate.

Gabohesh kur krahason luftën e Skënderbeut me atë të Aleksandrit të madh…

I vetmi paralelizëm nga legjenda vjen nga forca fizike e të parit ndërkohë që ish oficer i sulltanit - gjatë dyluftimeve, apo edhe gjatë aftësisë së tij ushtarake gjatë fushatave osmane (para 1443). Ja pse osmanët e mbiquajtën Iskander - Aleksander.
Më tej, këtë krahasim e ushqeu Barleti në veprën e tij “biografike” kur përmend ëndrrën e Vojsavës me të birin që mbyt dragonin “persian” që si “rastësisht” ishte e njejtë me atë të Olimpias (nënës së Lekës) në kohë të vet… sikundër dhe origjinën e tyre “të përbashkët” (?) epirote.

Nga krahu tjetër historik, as qëllimi i luftës së bërë nga Aleksandri që morri Azinë mbarë deri në Indi, apo Afrikën - Egjypt, as edhe objektivat e saj, as edhe përbërja e ushtrisë së tij maqedono-heleno-ilire s’ka të krahasuar me logjikën, strategjinë apo praktikën e ndeshjes së Skënderbeut me osmanët.

e krahasoj ne profesion qe ishte USHTARAK, per te gjithe, jo vetem per skenderbeun. ndersa lufte sulmuese nuk bente dot me nje grusht ushtare, duhen mijera te sulmosh boten.
edhe Ali Pasha lufte mbrojtese beri, edhe ai Aliu i Egjiptit po ashtu. s’ka pastaj shqiptari qellime pushtuese, as Aleksandri nuk shkoi me pushtu, as Piro, as Napoleoni, etj. kur i shkonin tjetrit, i shkonin se tjetri nuk u vinte vete tu propozonte lufte.

te besh vetem BËMA eshte muhabeti (qellimi) ketu.

dhe s’ka historien t’i kapi keto gjeno qe po flas une, duhen kexu filozofet ndoshta.

ai qe eshte shkrimtar ben libra, ai qe eshte piktor ben piktura, ai qe eshte regjizor ben filma, ai qe eshte murator ben mure, ai qe eshte ushtarak ben Lufte, çfare te beje tjeter ?

Ji më i saktë o Kurreshtar.
Më sipër ti thua:

Pse jo mund t’i krahasojmë duke u nisur nga profesioni i tyre prej “ushtaraku”.

Por thelbi i këtij krahasimi qëndron në atë çka ti nuk thua - “strategë gjenialë”, “fitimtarë” etj. etj…

perndryshe, asgjë s’na ndalon ta kishim krahasuar edhe me Kiço Mustaqin apo Petrit Dumen - meqë bëhet fjalë thjesht për ushtarakë të karrierës!

une jam i sakte per vete edhe me ate rresht. problemi juaj qe s’kuptoni. sipas teje Aleksandri shkoi me pushtu Persine dmth ? nuk i pelqenin domatet zemer kau, po donte t’i merrte prodhimin edhe perseve ?

po te lexosh mbi aleksandrin do shohesh qe edhe shoket e vet, s’po e kuptonin qellimin e luftes se tija. une po te isha ne vend tend do kthehesha i tha nje qe e kishte per krah te djathte, edhe une po te isha si ty, iu pergjigj ai dhe ja nguli shpaten ne kraheror.

tjetri bente lufte per Historine me fol ne sot pas mijera vjetesh, njesoj edhe skenderbeu, me ja permend emrin akoma sot. por kjo nuk mund te kapet nga njerzit qe jetojne vetem per buke. shumica e njerzve mnjf, me historiane e tjer mbrena. ata do t’i japin kuptime sipas rradakes se tyre pastaj. qellime ekonomike, politike, etj.

Hej sa m’ke knoq mor burr’ kur m’thue:

kur je kaq i sakt’ m’vehte dhe s’po duron debat - po pse po vjen mes nesh qi s’kuptojm?

ti mos i jep komenteve te mija, interpretim te gabuar. une jam per debat sa te dush ti, gjithe naten po deshe. si dhe rreshtin ta kam shpjeguar me shume shtesa.

ushtarake te dy dhe me lon emer, gjurme ne histori. kjo eshte ngjashmeria e te dyve. pranej dhe turqit e qujten ashtu dhe jo prej dyluftimeve. ne ato kohe e kapnin karakterin me mire se sot, qe nuk eshte me epoke lufte.