Imami “trendy” i Tiranës Elvis Naçi ishte mbrëmjen e djeshme në studion e Opinion për të sqaruar deklaratat e tij për marrëdhënien në çift për të cilat u kryqëzua në rrjetet sociale. Në panel ishin edhe analisti Mustafa Nano, teologu Redi Shehu, psikologia Denada Toce, politikania Mesila Doda dhe gazetarja Fatma Haxhialiu.
Debati më i nxehtë u zhvillua mes Mustafa Nanos dhe imamit Naçi,pasi Nano e kritikoi për vendosjen e gruas në një pozitë të diskriminuar në shoqëri.
Ndërhyrja e Redi Shehut i cili “pafajësisht” hipotetizoi se nëse një deklaratë e tillë do ishte bërë nga një psikologe,nuk do kishte pasur një reagim kaq të ndezur të publikut,i dhuroi castin perfekt të viktimizimit Imamit Naci vetëm pak momente pas përballjes me Nanon,që sipas tij i gjithë ky reagim vjen nga Islamofobia dhe ekstremizmi kundër muslimanëve.
Më tej u dëgjuan dhe citimet e imamit Naci, të cilat ia vlejnë të diskutohen më shumë se nëse gruaja është e detyruar t’ia japë hakun burrit,të zbukurohet apo ta mallkojnë ëngjëjt.
Imami Naci në debat e sipër përmendi “Networkun” si dhe pasuesit që e ndiqnin verbërisht,
duke të lënë përshtypjen që imami i fesë së paqes,po tregonte forcën dhe kapacitetet që ai zotëron si ligjërues i fjalës së profetit dhe Zotit.
Por për cilin “Network” e kishte fjalën Imami Naci ?
Imami trendy Naci ,shfaqet si mysliman i moderuar herë pas here në sytë e publikut shqiptar,
po të kujtojmë që ka pasur edhe ende ka Imamë që ndajnë qasje më ekstreme dhe vetë brënda kryesisë Islame shqiptare,në Shqipëri edhe Kosovë.
A është ai i njëjti “Network” i cili sulmoi figurën e heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”,në kremtimet e Kurban Bajramit edhe pse pozicionimi i monitorëve mbulues u justifikua nga Myftiu i Tiranës Ylli Gurra,i cili iu garantoi vëllezërve dhe motrave të krishterë që nuk i prek njeri,duke presupozuar tashmë mazhorancën e fesë islame në Shqipëri.
A është ai i njëjti “Network” i cili po shfaq gjithmonë e më tepër shenja radikalizimi, po të kujtojme rastet e arrestimeve të hoxhallarëve rekrutues për shtetin islamik në dy prej xhamive të kryeqytetit,arrestimet para ndeshjes Shqipëri-Izrael,arrestimet në Kosovë si dhe raportet nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dhe agjensitë fqinje të inteligjencës për rritjen e ekstremizmit radikal musliman në Shqipëri dhe rajon.
Pa dashur ti hyj në hak imamit Naci se pale më mallkojnë ëngjëjt gjithë natën,e ta shqetësoj me pyetje të tilla retorike,duke pritur dhe justifikimin që networku i cili përmendet është thjeshtë faqja e tij në Facebook si dhe kanali në Youtube,s’mund të rri pa e kritikuar edhe analistin Nano,i cili në gjaknxehtësi e sipër e sulmoi dhe ofendoi imamin Naci,duke përforcuar kështu imazhin e propagandës islamofobike e të viktimizimit te muslimanëve në botë edhe në Shqipëri.
Po vetëm për dicka duhet ta falenderoj imamin Naci,pa ligjëratat e tij bombastike nuk do e kishim marrë vesh asnjëherë qe në fenë e paqes,ku femra dhunohet e përdhunohet,ku burri pritet me harem,poshtë burkave,perceve e shamive të fshihen shkrime të shenjta e dëshira,fantazi kaq të shfrenuara seksuale.