Inflacion politik

http://www.monitor.al/category/numri-i-ri/
Inflacion politik
Pa pritur ditën, në mesnatën e së enjtes së kaluar, Parlamenti miratoi me votat e shumicës projektbuxhetin për vitin 2018.

Aty qeveria ka projektuar të kryhen 3.7 miliardë euro shpenzime publike. Copa më e madhe e tortës buxhetore, rreth 1 miliard euro, do të shkojë për mbrojtjen sociale. Një tjetër copë e madhe, rreth 365 milionë euro, do të përdoret për shëndetësinë, ndërsa për arsimin, 307 milionë euro të tjera.

Ata qe marrin vesh nga ekonomia te na e analuzojne pak a eshte i mire apo i keq

Ti e do te perkthyer me dy fjale?

E dua: i mire sekse, i keq sepse

Mua me vjen mire Variko, qe pjesa dermuese e buxhetit, shkon per mbrojtjen sociale, apo me fjale te tjera, per Reformen Sociale. Kjo ka anet e mira, se krijon siguri ne shtresat e varfera, gje qe do te thote se ky kontigjent (apo elemente te tij) nuk i afrohen rruges se krimit, vjedhjes, mashtrimit, etj. (jane shpjeguar me kohe keto gjera, shih VQ).
Do thuash ti, apo te tjeret qe ; A nuk do ishte mire qe kjo pakete te perdorej per investime ne bujqesi, apo infrastrukture, apo arsim, apo mjedis, duke krijuar edhe vende te reja pune.
Natyrisht, qe nuk do ishte keq, por nese per 1 vit, ngop te varferit, shuan konfliktet, iu rrit sigurine, per vitin e dyte (e me rradhe) fillon e investon ne fushen e bujqesise e te infrastruktures, duke i futur ne pune nje pjese te ketij kontigjenti, nga e cila çlirohet paketa sociale, dhe gjenerohen te ardhura te tjera.

ka sjelle shume trishtim, ja shikoje edhe ti, ja ku eshte:

http://www.balkanweb.com/site/anketa-edhe-nxenesit-e-shkollave-pesimiste-te-ardhmen-e-tyre-e-shohin-jashte-vendit/

Krijo vende sa te duash vendi kaq eshte , oferta kerkesa jane baza e ekonomise boterore…ketu ka probleme se nuk kane respektuar rregullat e ekonomise,jane turrur te gjithe me mentalitet koperative…

Krijo vende pune sa te duash ne bujqesi e infrastrukture , ata qindra studente qe dalin cdo 3 vite me diplome ekonomiku/juridiku te fshijne ngambrapjen me diplomen,ose te qyrraviten tek ai miku qe ka kusheririn me post ne parti :stuck_out_tongue:

Investimet ne bujqesi e infrastrukture shteti i perfiton nga financimet e bankes boterore e grantet e bashkimit europian,naj kacidhe shpenzon nga arka e shtetit,keshtuqe buxheti me shume shkon per te mbajt shtetin gjalle me administraten publike e jo per investime

Pjero, shume dakort! Nuk do t’i afrohen asaj rruge kontigjenti i varfer por vetem i pasur, qeveritar, etj. - pra sic po ndodh tani.

Gjembucke e dashur, mos ngatarro krimin, konfliktet, etj, gjera te keqija qe vijne nga varferia, me abuzimet qe bejne politikanet.

Ka diçka te vertete ne kete shprehje te pergjitheshme, i dashur Urban, mirpo lind pyetja, si t’ia bejme ne Shqiperi ku oferta po shtohet, pra produktet vendase po shtohen, nderkoh qe kerkesa do (deshiron) qe ti pergjigjet kesaj oferte te larmishme, mirpo s’ka fuqi, se eshte e varfer, dhe mbi te gjitha, nuk perfiton nga politikat sociale qe ti pergjigjet jo vetem nevojave te veta por edhe kesaj oferte te hedhur ne treg.
Keshtu qe mendoj qe qeveria dhe Palloshi, do ta kene kuptuar se, qe ti pergjigjesh kesaj oferte te larmishme qe po shtohet ne treg, duhet te zgjerosh politikat sociale, perndryshe, rrotullohesh dhe vjen ne te njejten pike.
Bo vaki, grupi keshillues i tij (advizoret) do ti kene folur edhe per tezat e mia per kete çeshtje, mirpo kjo s’ka shume rendesi, para asaj se ; ekonomia e Shqiperise, do hecin sipas asaj qe kam thone une para disa vjetesh, nuk ka rruge tjeter.

…mendoj qe qeveria dhe Palloshi do ta kene kuptuar se…
Me vjen keq Pjer po ketu e lash, nuk mund ta lexonja me komentin tend.

Lenia pergjysem e punes Zeqo, tregon se nuk je i afte ta mbarosh nje pune, nuk je i afte te pertypesh deri ne fund nje mendim. Gjynah.

1 Like

O Pjer mire ben qe i thua dhe i ke shkrujt ke VQ por nuk ka nevoje sepse jane te gjithe ata /o specialiste te KE qe kane vite e vite qe punojne ne te gjithe ministrite dhe i udhezojne se si duhet bere ne çdo sektor ne baze te ligjeve te BE .Per asistencat eshte marre modeli Gjerman thone …por pak a shume kshu e kan te gjithe vendet ne BE .Per shtepite popullore modeli italian …u ndertuan me ndihmen e specialisteve italian te fushes per vite me radhe …(edhe pse te tanet donin te shisnin :wink: ) Keshtu duhet te behet dhe per te taksuar kush ka me shume se nje shtepi ,taksa mbi te ardhurat e ndryshme vjetore si puna,parat ne banke ,qera ,etj etj .Kush e kalon limit e vendosur duhet te paguaj dhe kush eshte poshte duhet te rimborsohet …Jane ligjet e KE nuk ka asgje te re per tu shpikur …POR nuk duan ti zbatojne …sepse pasaniket jane vete dhe nuk duan te paguajne …duan ta lene popullin ne varferi dhe injorance ,qe kur te vijne zgjedhjet ,t’ia blej voten per nje thes me miell perseri …

1 Like

Pa perjashtuar faktin qe ka vertete njerez ne veshtiresi e zona te thella ku dora e shtetit s’duket… po ne anen tjeter vlen dhe shprehja edhe dhi e zgjebosme dhe bishtin perpjete… Po te mos kishte ndodhur braktisja masive e zonave rurale e fshatrave te nisur nga iluzioni i clirimit te demokracise, ato toka do ishin futur ne eficience do prodhonin , do tregtoheshin , taksoheshin , dhe ato familje sdo kishin veshtiresi sic mund te kene gjetur kur jane transferuar ne qytetet e medha…

Shqiptaret kane luks , cfare bota perendimore e kerkon me lupe , kohen e lire…

Ne te gjithe boten kur ke veshtiresi financiare perpiqesh , gjen nje pune te dyte sikur edhe part time apo me honorare per te plotesuar stilin e jeteses qe ke krijuar apo nevojat e familjes, po vllezerit e motrat tane Pjeri i nderuar , duan ta mbyllin punen ne oren 3 mundsisht po iu dha rasti me pushimm per kafe e cigare ndermjet orarit , te shkojne ne shtepi , e te shohin telenovela apo futboll te lloto lagjies.

Puna e deshires dhe fuqise nuk vlen , se kur vjen puna per pushimet e veres apo per smartphone 700-1000 euro dhe me kredi i marrin si ceco. Po nejse se gjithmone eshte me kollaj te drejtosh gishtin tek te tjeret se tek vetja, prandaj sbehen vllezerit e motrat tane shqipe njerez, kush t’ia hudhi bythes e tia ngeci tjetrit e per hallet e veta :stuck_out_tongue:

Desara, gjith ata specialista perendimor, fatkeqesisht, per pagen qe marrin nga EU, iu shkruhet/regjistrohet si borxh Shqiperise, dhe si perfundim nuk i sjellin noi gje interesante ekonomise.

Kjo eshte mese e vertete Urbano, gje qe e kam thone me perpara, dhe nuk eshte çudi ta gjesh edhe tek VQ :laughing:

1 Like

Po pra po , por mos u lodh kot se nuk i duan mendimet e tua falas…https://www.youtube.com/watch?v=e8AXWfGmxsw

1 Like

shum interesante kjo qe solle Desara, intervist e forte, sidomos ky gazetari Zheji.

1 Like

Tatimet :ARMO nje nga 15 debitoret më te mëdhenj në vend

Të paktën 59 miliardë lekë janë detyrimet që 15 kompani në Shqipëri duhet t`i paguajnë Tatimeve. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lista përfshin emra të kompanive private por edhe publike.

Kompania që ka detyrimin më të madh ndaj tatimeve është ARMO, me një borxh prej 21 miliardë lekësh, që pasohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me 10 miliardë lekë dhe e treta në listë Korporata Elektroenergjitë Shqiptare me mbi 8.3 miliardë lekë, shkruan Monitor.

Më pas renditen Deveron Oil (nënkontraktori i ARMO) me 7 miliardë lekë, Glob-Oil-SHa (1.7 mld lek); GeoTech Albania (1.7 mld lek); Top Bast (1.65 mld lek); Bankers Petroleum (1.46 mld lek); Belle Air (1.1 mld lek). Kompanitë e tjera kanë midis 700 dhe 830 mln lekë detyrime të papaguara. (shih tabelën më poshtë)

Sipas tatimeve në rritjen e detyrimeve tatimore të papaguara në afat, peshën kryesore e zënë kompanitë ARMO, OSHEE dhe KESH me 40 miliard lekë ose 27.2 % të të gjithë shumës së borxhit të papaguar në fund të vitit 2016. Peshë të rëndësishme në totalin e borxhit zënë edhe subjektet buxhetore dhe entet publike me rreth 17% të totalit të stokut të borxhit në fund të vitit 2016.

Sakaq në fund të vitit 2016 gjendja e detyrimeve të papaguara arrin në rreth 147 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 45,5%, krahasuar me një vit më parë. Tatimet theksojnë, se në vlerën e borxhit janë futur edhe detyrimet tatimore të cilat janë ankimuar nga ana e tatimpaguesve dhe janë në procese shqyrtimi gjyqësor.

Për vitin 2016 vlera e detyrimeve në proces shqyrtimi gjyqësor është rreth 37.338.391 mijë lekë, e cila faktikisht nuk është kthyer akoma në detyrim për tu paguar. Kjo shumë i përket 541 tatimpaguesve që janë në procese gjyqësore. Duke zbritur këtë vlerë nga shuma totale, shuma e detyrimeve tatimore të papaguara tatimore në fund të vitit 2016 realisht është 109.729.679 mijë lekë

Përveç shtimit të detyrimeve të papaguara në vlerë ka edhe rritje të ndjeshme të numrit të bizneseve të cilat kanë këto detyrime. Në fund të vitit 2016 numri i këtyre bizneseve arriti në 146.650 dhe nga keto 70,519 tatimpagues janë aktualisht me status aktiv dhe diferenca për 76,131 janë tatimpagues me status pasiv.

Ndërsa borxhi tatimor total kap vlerën 147 miliardë lekë vetëm borxhi i ri tatimor nga 1 janari në fund shtator 2017 vlerësohet në 35 miliardë lekë kurse detyrimet e arkëtuara për të njëjtën periudhë janë në masën 15 miliardë lekë.

“Duke marrë parasysh fshirjet e detyrimeve tatimore të zbatuara deri tani gjatë muajit tetor, shuma totale e borxhit zbret në 111.7 miliard lekë dhe duke zbritur këtu edhe 37.338.391 mijë lekë detyrime në proces shqyrtimi gjyqësor, kjo shumë zbret 74.4 miliard leke” pohojnë Tatimet.

Nga tw të dhënat më sipër nuk janë përfshirë edhe fshirjet e borxheve me dhe pa kushte, të zbatuara gjatë muajit tetor 2017, për 13,210 tatimpagues me një shumë prej rreth 8.84 miliard lekë. Duke marrë parasysh fshirjet e detyrimeve tatimore të zbatuara deri tani gjatë muajit tetor, shuma totale e borxhit zbret në 111.7 miliard lekë dhe duke zbritur këtu edhe 37.338.391 mijë lekë detyrime në proces shqyrtimi gjyqesor, kjo shumë zbret 74.4 miliard leke.