Intelektuali i modh (Pjesë e dytë)

Fshehja në kohë të fashizmit që gjyshi ka qenë hebre, apo që ka qenë fashist mbas çlirimit, ose fshehja në kohë të komunizmit e “biografisë së keqe” (prejardhja familjare borgjezo ose aristokrate) apo që gjyshi ose baba ka qenë fuks ose “klysh komunisti” demokraci, është i njëjti mekanizëm i fshehjes së mëkatit origjinal duke thënë që nuk ekziston, se janë dokrra fetare trashëgimi i fajit brez mbas brezi, çdo individ është për hesap të vet, robin nuk e ka pyetur njeri në çfar familje don të lindë mër jau, etj.
Duke e fshehur, e zbulon.

(nga Ditar i një fuksi)

Dallimi midis atyre që janë shtruar në spital psikiatrik dhe atyre që ndodhen jasht, është se të shtruarit nuk kanë takat të përballojnë çmendinën e shoqërisë jasht.

Inteligjencen Artificiale e ka shpikur defiçenca natyrale.

Çdo akt kuptimi të vërtetë (vërtet kuptimi) është sakrificë e mohimit total të vetvetes. Vetëm më pas rigjen edhe veten tek Tjetri dhe gjërat e krijuara, dmth të vërtetën objektive.

Nëqoftëse kërkon të kuptosh nëse filan intelektual i shquar ështe i majtë apo i djathtë si pozicion politik, shiko inklinimin majtas apo djathtas të boleve të tij që korespondon në të kundërt me inklinimin e feleve ngambrapa tij.

Duke lexuar nuk kërkojmë ide të reja, por mendime të menduara tashmë prej nesh, të cilat marrin një vulë konfirmimi në faqen e lexuar - Cesare Pavese

-Pavese, ju duhet të besoni më shumë në vetvete, në këtë mënyrë kurseni kohë - i Modhi :smiley:

35-aydin-dogan-uluslararasi-karikatur-yarismasi-11689820_485_amp

new-yorker-cartoon_u-L-PWBV8N0 (1)