Ja dua te martohem, po si te celebrohem?

edhe une thashe se qeke Arbani, po qeke Saturni.

E cfare se ti thua une jam njeri apo tjetri. Une sjam as njeri, as tjetri ne fakt, jam ai qe kam nje emer qe me kane vene prinderit.

ti leme lodrat e fjaleve.

Anonimati, nese nuk shperdorohet, eshte nje vlere qe qendron me lart se identiteti real.

E kisha ne plan te shkruaja nje shkrim per kete teme duke i bere edhe historine anonimatit qe eshte fenomen i lashte. Por ç’ti besh anonimeve qe mçifen mbas ferre si dikur hasmi.

Varet se cfare quan ti shperdorim. Ti mund te quash shperdorim pse dikush nuk shkon pas fillit tend. Meqe e paske kapur me Saturnin, vlereso faktin qe ra theror duke te mbrojtur ty, u kryqezua dhe I lau mekatet.

e ke shperdoruar anonimatin perderisa ke ndrru nick pa ditur njeri se je i njejti person qe i kane vene emrin prindet.

plus shperdorimin qe te kam vene ne dukje ne shume komente me lart qe nuk tregohen intimitete ne anonimat, per me teper te paverifikueshme.

Je edhe ti i persekutuar si spermatozoidet Katror dhe varik e koqepordha te tjere te persekutuar? Na thuaj qe ta dime ne menyre qe te paguajme haraçin si fuksa.

Sa e kane shperdoru te tjeret, mos i bie ne qafe Arbanit. :slightly_smiling_face: Ketu robte me pare kane dialoguar me nickname e tyre, madje dhe tani ka nga ata qe jane anatare gjysem te rinj, por ne fakt jane te vjeter qe kane rifreskuar nick.
Nejse per mua ska rendesi. Cdo njeri ka arsyet e veta pse nderron nick, nuk mund t’i gjykoj arsyet, mund te jene edhe te forta dhe me rendesi per personin, per mua rendesi ka thjesht komenti qe ben dikush e asgje tjeter, kenaqesia e te lexuarit.

Ti e percakton anonimatin dhe shperdorimin e tij? Ma nxirr pak manualin. Po kete ku e gjete qe nuk tregohen intimitete ne anonimat. Cfare tregohen sipas teje dhe perse na qenka anonimati. Une nuk kam nderruar nick. Thashe perdora dy ne te njejten kohe, nje nga kompjuteri, tjetri nga celulari. Pavaresisht se nuk te jap llogari ty kam nderruar apo jo. Me bej nje nder, se doja te ta propozoja qe me pare. Fute Saturnin ne radhet e Katrorit dhe Varikut. Edhe nje verejtje, se kam vene re qe nuk je shume mire kohet e fundit. Ka edhe nje jete pertej Peshkut, dhe mos e merr shume me terselleme kete pune.

Lere se do te te kthehet edhe ty, se deri tani te ka kursyer.

Dhe e forta eshte se ky ka nderru nick per vete. Apo ky e beri publik nderrimin e nick-ut, e dha edhe BBC-ja.

Nuk eshte aty puna, po ja e zeme se ta mori vesh dikush nga jashte (psh daja a halla) nickun tend, padashje, e ti sdo qe ai/ajo te te lexoje ne peshk…do detyrohesh ta nderrosh apo jo?

Po s’ka nevoje per te gjetur arsye. Une e kam inat kete arrogancen e te treguarit se cfare duhet bere apo jo, Kush ia dha autoritetin per te thene cfare behet ne anonimat apo jo. Le po kur thote te verifikueshme. Domethene qe te besh nje pyetje te Peshku, duhet te nxjerresh karten e identitetit. Une bera nje pyetje, po ke gje per te thene, mire, po nuk ke ose dukem “i pabesueshem” dhe duhet “te verifikohem”, vazhdo te temat qe te pelqejne. Nuk na detyron njeri ketu besoj te shkruajme.

Inluizitori ka nje te drejte ne ate qe thote sepse kur njerezit komentojne perdite shnderrohen ne personazhe dhe krijimi i konsideratve eshte i pashmangshem. Keshtu qe te dalesh te nesermen me nick tjeter, dukesh sikur ke karakter te paqendrueshem e po tallesh me te vjetrit, megjithate mendoj qe ka persona qe e nderrojn per arsye te forta, nuk futen te gjithe me nje thes.

Konsideratat ngrihen mbi bazen e asaj qe thua, dhe ajo qe thua nuk ka te beje shume me nick-un. What’s in a name. Une do ta quaja poshtersi ta zeme nese dikush do te kishte dy nick-e/nofka ose do t’i ndryshonte jo vetem ato, por edhe menyren e te shkruarit, karakterin e vet, bindjet qe mbron e keshtu me radhe, per te ngaterruar a per te luajtur me te tjeret.

Shiko, le te marrim nje shembull ne realitet: sikur te kishte mundesi dikush te nderronte fytyren ne realitet, pra ai ta nderronte ndersa nje tjeter te mos e nderronte edhe pse mundesine do ta kishte. Kjo tregon qe ka karakter me te forte, dmth perballet gjithmone me situatat qe i jep jeta me ate fytyre qe ka. Pra, kudos per djalin me karakter te forte qe nuk e nderron fytyren edhe pse ka mundesi. Se dihet, qe nicku apo fytyra nuk nderrohen per qejf, nje shkas te jashtem e kane. Por eshte me komode nese i bie shkurt per ti dhene zgjidhje dickaje dhe nderron nick ose fytyre dhe eshte jo komode nese perballesh me te njejtin nick apo fytyre, sepse projektohen reagimet apo emocionet e te tjereve ne po te njejtin vend dhe kjo le pasoja afatgjata tek personi, psh mban mbi kurriz inate apo merira te vjetra. Dhe per rrjedhoje perfundon i sulmuar kot nga biased people. Une jam tipi i mirkuptueshem per te dobtin, gjithmone kam pas compassion dhe e kam te veshtire te kritikoj apo te gjykoj ashper sepse ne situata te caktuara mendoj: mund te me kishte ndodhur edhe mua kjo, e nuk e di sa e zonja apo sa e forte do isha ta perballoja; ose mendoj: nuk kam si tia di une hallin 100% tjetrit se si e ka, mund te kete arye te forte, ska pas rruge tjeter pervecse te nderronte nick, nuk e gjykoj dot negativisht pa i ditur hallin…njerez jemi. Ka ca elemente te karakterit qe jane te lindura. Prandaj edhe nuk i ve re apo nuk jam tipi qe kur e shoh se tjetri ka nderruar nickname, asnjehere nuk dal te demaskoj edhe sikur te tundohem…po ti ke qene filani pse e nderrove nickun. Sepse tjetri mund te kete vertet nje hall.

Kjo teme ishte e lehte ne fillim; i dha dretim jopolitik peshkut… per t’u kthyer ne perplasje egosh dhe cfaredo-te-tjerash.

Per mendimin tim, tek peshku vec nje tip si Stalker me rubriken e tij te kinematografise ka arsye te forta te qendroje Stalker.
Per mua peshqit njihen me shume se c’duhet.

Ngaqe jane pak anetare, nuk jane qindra mijera si neper faqet popullore te facebook.

Kjo shprehje thote: nuk mund te kthehesh pas e te ndryshosh fillimin, por tani mund tia nisesh nga e para dhe ne kete menyre te ndryshosh fundin.

Arsyen nuk e kundershtoj. Problemi eshte qe si shqiptare e kemi ne gjak grricjen e qe duam ta perdhosim egon e tjetrit dhe per arsyen qe jep ti, behen aq shpesh perplasje mes komentuesve,mbajtje inati e te tjera fukaralleqe si keto. Opinioni im ky.

2 Likes

Problemi ketu eshte kaperthimi i reales me virtualen. Duhet kuptuar qe jane dy regjistra te ndryshem, po sidoqofte jo krejt te ndare, jo dy bote paralele e pa lidhje, si te “Tuneli” i Sabatos. Anonimati dhe nofka (nuk po them nick, se na qorton Delta) jane dy mbrojtese te egos e privatesise deri diku. Nuk besoj se gjerat jane aq dramatike me nderrimin e nofkes sa c’thua ti, jo dobesi e ku e di une. Kur u be nderrimi i Peshkut, shume e nderruan nofken, ca per nje fillim te ri, ca per qejf, ca per tallje. Nuk besoj se ndonje e nderroi per dobesi. Me gjithe nderrimet, filluan menjehere identifikimet, te Peshku i vjeter ti ishe ky e ai. Sepse sic e thashe, ajo qe te identifikon ne fakt, nuk eshte nofka. Ja i Mothi e nderroi nofken, pa marre leje ne gjendjen civile te Peshkut, dhe u mor vesh menjehere kush ishte.

une i thash ç’kisha per te thene ne parim (e anonimatit qe eshte nje kategori identiteti ne histori, nuk eshte hajt veshja si thot Aquamarin). Kush do me kuptu, kupto, kush do me kuptu qe te dale i lame vete nese e ka qelb muhabetin, kupto edhe ai sipas parimit te lavatriçes, kuptoj edhe une pse e kupto ne kete menyre se duhet me la, se ndryshe vje ere.

Te lahem edhe une nga muti qe me keni hedh persiper: un kam ndru nick per tu talle, nga nje ekstrem ne tjeterin, nga heretik ne inquizitor. Dhe kur jam paraqitur me nick e vjeter, kam thene kush isha. E perseris, nuk e kam bere per asnje arsye tjeter, perveç per tu talle per gallate, bile jam talle edhe me ngjyrat e Peshkut, e kam deklaruar qe isha heretik meqe peshku i vjeter kishte ballinen me ngjyre te kuqe, pra komuniste, e u bera Inkuizitor sepse peshku i riberi ballinen e e zeze, pra u be fashist. Kur kam komentu ne blog tjeter me nick tjeter nga te peshkut, komentuesit me kan njoh kush isha, bile me kan quajtur “ç’kemi heretik” dhe une nuk e kam mohuar identitetin tim, “qe palla” jam pergjigj.

Arban ne veçanti per ty: nese une do te dija se ti je Saturni, nuk do te kisha bere ate muhabet qe kam bere me ty. Jo sepse kisha inot Saturnin, eshte gje krejt tjeter, e kote qe ta zgjas me teper me sqarime kur nuk e ke kuptuar deri tani.