Ja për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe për çfarë europianët

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon popullsia e tij për t’u ushqyer. Kënaqësitë mbeten në një hapsirë të dytë. Këtu i referohemi pushimeve, argëtimeve, udhëtimeve etj. Nëse krahason se për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët në krahasim me mesataren e BE-së, disbalancat në nivelin dhe stilin e jetesës janë të dukshme, në drejtim të ushqimeve, transportit, argëtimit, restoranteve etj., me përjashtim të veshjeve, ku konkurrojmë bindshëm.

“Monitor” ka bërë një krahasim të strukturës së shpenzimeve të familjeve shqiptare dhe atyre të BE-së, duke u nisur nga Anketa e Buxhetit të Familjeve 2015 të INSTAT dhe anketës së familjeve të BE-së, të publikuara nga INSTAT, të matura të dyja sipas nomenklaturës COICOP. (Classification of Individual Consumption According to Purpose- Klasifikimit të Konsumit Individual sipas Qëllimit).

Të dhënat tregojnë që ndërsa familjet shqiptare shpenzojnë gati gjysmën e shpenzimeve (48.7%) për ushqime dhe pije jo alkoolike, konsumatorët në vendet e BE-së mjaftohen vetëm me 12.3% të buxhetit për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme të të ushqyerit të një jetese normale. Për BE-në si një e tërë, ashtu si dhe për pjesën më të madhe të shteteve anëtare (me përjashtim të Estonisë, Lituanisë, Maltës dhe Rumanisë) e zë grupi “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira”, me 23.8% të ndjekur nga ‘Transporti’, me 13.1% dhe grupi ‘Ushqime dhe pije jo alkoolike’ është i treti, ndryshe nga ai i familjeve shqiptare që zë pjesën më të madhe. Me gjysmën tjetër të buxhetit, që u mbetet pasi konsumojnë për nevoja ushqimore, familjet shqiptare kanë pak alternativa zgjedhjeje. Ndryshe nga europianët, që për argëtim dhe kulturë shpenzojnë gati 9% të buxhetit, për familjet shqiptare kjo peshë është vetëm 3%. Edhe për restorante europianët harxhojnë 8.2% të parave, nga 3.6% për shqiptarët (gjithsesi në Shqipëri, në vlerë absolute, të drekosh në një restorant është shumë më lirë se në vendet e tjera të Europës)

Kur vjen puna tek veshjet, shqiptarët, sidomos të rinjtë nuk
kursehen. Të lira, apo të shtrenjta, veshjet më në modë hyjnë me
shpejtësi në dyqane dhe po aq me shpejtësi shihen dhe në rrugë.
Ndërsa europianët shpenzojnë 5.1% të buxhetit për veshje e këpucë, për shqiptarët shifra është e ngjashme, prej 4.9%.
Hapja e universiteteve private dhe rritja e tarifave të universiteteve shtetërore ka shtuar shpenzimet e shqiptarëve në 2.1% të buxhetit, ndërsa për europianët është 1.1%. Jo se këta të fundit nuk preferojnë të arsimohen, por kanë më shumë alternativa me arsimin publik. Për shëndetin, shpenzimet janë të ngjashme, 3.6% në Shqipëri dhe 3.7% në vendet e BE­-së. /albeu.com/

E kemi dhe pjesë të SKZHI -së; “Fasada është pjesa më e rëndësishme e asaj që jemi dhe do të duhet të shfaqemi në të ardhmen”!

Mua me pelqej perqindja e larte qe investojne shqiptaret ne arsim .sa eshte kualitativ arsimi nuk eshte me rendesi , mjaftone qe mendojne per arsim.

Ja mblodha ca nga keto faturat e bankes rastesisht te shihni sa leke kane shqiptaret neper banka. Varferi o njerez, ne palc. Gjeni dhe timen diku.

Shqiptaret paguajne akoma me pak per strehimin sesa evropianet. Tani kjo eshte pak e koklavitur per ta shtjelluar por nje faktor kryesor eshte blerja e apartamenteve me leke ne dore. Duket sikur shqiptaret nuk kane borxhe gje qe ne pamje te pare eshte shume mire. Por kam pershtypjen se ato likuiditete qe shqiptaret kane krijuar i ngurtesojne ne prona te vdekura ( apartamente) dhe nuk i krijojne vetes mundesi per te jetuar jeten me mire. Nje opsion i mire do te ishte qe me 10% te vleres se shtepise te merrje kredi ne vend qe te ngurteosje 60-80k €( nuk kam njohuri per tregun e kredive ne shqp). Ky opsion mund te ndihmoje shume dhe ato familje apo persona qe si te ardhura kane vetem rrogat ( shtet/privat) dhe qe nuk kane pas mundesi te akumulojne likuiditet te mjaftueshem. Nejse, sic shkruajta me lart kjo eshte nje teme teper e nderlikuar per ti dhene nje pergjigje te vetme.

hajdutet e mutit!