Jetë të rëndomta në VK. Kapitulli i gjashtë- Ekuacion me derra dhe qen

Pjer, kam 2 pyetje per ty:

  1. Pse konsideron cmimet atehere si te lira?
  2. Nese kane qene te lira, pse mendon ti si makroekonomist i çquar kane qene lire?

Faleminderit nese pergjigjesh tani e nuk pret per intervisten e shekullit.

sepse kane qene te lira, behen krahasimet me sot, çmimet dhe rrogat.

pyetja duket si tautologji, rrotullim rreth vetes.
kuptohet jo te gjitha çmimet ishin te lira, kishte produkte qe ishin te shtrenjta, por nje pjese ishin te lira;

Psh:
1983: buka 4-5 leke= 10% e rroges ditore me te larte teorike, asaj te shoku Never. 1400 leke ne muaj = 45-46 leke ne dite

2018: buka 100 leke= 10% e pages me te ulet ditore

Pa fol per veshjet apo radio, TV etj qe ishin jashtezakonisht te shtrenjta.
Nga pervoja personale kujtoj magnetofonin Sherebele te 1985, te marre me autorizim dhe 3000 leke.
Ne 1991 I njejti model, pas zhvleresimit te pares, kushtonte vetem 2500 leke

OK, Raqi, e pranoj ndjesën!
E kuptoj se puna e fëmijëve ishte shprehje e gjuhës së përditshme dhe jo provokim.

Me që jemi në kapitullin e ndjesës, po të kerkoj edhe unë ndjesë që thashë se janë disa ditë në vend të thoja 3 të plota.
E kuptoj me këtë rast edhe ethen e pritshmërisë për të parë shkrimin e botuar, sikundër kuptoj edhe shkallën e zhgënjimit… apo edhe atë farë mërie ndaj arbitraritetit kaq të pardrejtë i ndonjë admini.
Gjë e cila shtyu të përmenden fëmijët… pa pikë humori!

E kuptoj drejt dhe ndaj me ty dëshpêrimin apo përçmimin.

Puna e simpatisë apo e keqardhjes që përmend, mund të futet qoftë në kategorinë e humorit, qoftë në atë të ngutjes për të kthyer një përgjigje, qoftë edhe në atë të inatit momental.

Sidoqoftë, e ke gabim nëse arrin të mendosh se është një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj teje, lidhur me cilësitë që shkrimi bart në vetvehte - krahasimisht me ndonjë deficit që njeriu i njeh vetvehtes, apo lidhur me abuzimin e atributeve të akorduara nga padronët e PPU për shkak të natyrës perso despotike, apo edhe më keq - ngaqë dëshiroj të fundos dikë që më bën hije!

Asgjë nga këto - bile për provë, mund të kqyrësh frekuencën e ndërhyrjeve të mia në këtë mejdan apo atë të botimit të shkrimeve të mia - i fundit i botuar ka qenë thuaj një vit më parë!

Thjesht, mënyra e shkrimit shqeto porno nuk më pëlqen apo më përshtatet - ndërkohë që jam autori i përpilimit i asaj që quhet “Politika editoriale e PPU”.

Do të thoja, çështje stili - Nuk e dinë se më merr vesh!

P.S: provoje ta sjellësh edhe një herë tjetër. Po qe një admin e pranon, do të botohet - unë vetë nuk do të merrem më me të, as ta skartoj, as ta pranoj.

Beje pra krahasimin me sot, cmimet dhe rrogat dhe na thuaj si qenkan me lire.

pikerisht se e kam bere me kohe keto llogaritje, e nuk pres te ma kujtosh ti, kam arritur ne ate konkluzion.

Ta perseris: nuk eshte se po me plas shume u botua apo jo. Publikova tek ppu pas keshilles se nje miku dhe per t’i bere qejfin atij dhe jo te bej debate dyleksha me admina moraliste qe ngaterrojne dollarin me… byrekun. U perfshiva kot ne kete debat se I dhashe pergjigje dikujt qe me pyeste dhe kaq. Gjume te embel!

Edhe më të ëmbël po ta uroj una.

Bon vakije, mujte me msu’ noj gjo nga kjo bised’ m’distonc!

Na e trego dhe neve llogarite Pjer. Dhe lexo dhe ate cfare shkruajti Raqi na Vlora per cmimet.

Ne fakt ç’mesova na dy-tre gjera te vogla, por ska problem. I rimesoj.

O Inkuiz…

a ja vlen apo jo ta ritregojmë për rininë e PPU, atë historinë me kamarier?

nje komunist ne editorialin e PPU bo bo bo …paskan pase te drejte ate te dosjeve , do ikur nje ore e me pare nga ketu nga kjo hale komunistesh

Aman mos ik!

1 birre ne klub athere 13 lek, me rrogen e puntorit 200 leke dita, beji vet llogarite, sa birra i bien,

shko fshij qurret nji her 'or ti Kapo,
masanej hiq edhe derën pri përjashtit!

A t’ka ftue njeri nëPPU apo ke ardh’vet?

Raqi para se te diskutosh me personat ketu shko ne ate bllogun e dosjet e PPU ne Google dhe do te shikosh kush jane ato fytyra qe te ofendojne .Hajd qofshi me shent.

Krahasoji me cmimin dhe rrogen tani.

o raqi, meqe edhe ketu ne kendin e kultures paska hyre afshi i aromave te wc politike, perseris verejtjen qe nuk shkruhet ose behet art per nje gje qe e urren, ndryshe ben vetem publiçistike. Thene kjo nisur nga nje shprehje e jotja, e jo nga shkrimet e tua, sepse nuk i kam lexuar per arsye qe nuk ka te beje me shkrimet e tua, se ashtu osht i pune.

Verejtje tjeter: nuk botohet nje liber i tere ne nje blog politik ose social; e parashikova qe do vinte puna ketu, ec sa ec dhe ngec. Nga stili qe perdor ne komente nuk me dukesh pa gjo, keshtu shkruaj ndonje gje shkurt dhe fresket, ne kete menyre kenaq veten, peshqit dhe i ben mire blogut.

Kto gjera ja mundoj te bej vete e prandaj t’i keshilloj edhe ty. Pra bohu edhe ti komunist si puna jone, ose edhe fuks si puna ime. Ke per t’pa sa i modh ke per tu bo.

1 Like

Mos harro se rrogat keto vitet e fundit, 5-6-7 vite, jane rritur, nderkoh qe disa çmime jane ulur apo jane te njejta si me para 10 viteve.

Po me zhgenjen shume me kete shmangjen e pergjigjes. S’e prisja kete gje nga ti qe i shkruan ne fletore te gjitha cmimet ne Shqiperi.