"Jo" fiton në Itali. Renzi largohet

Qeverisja jonë mbaron këtu, ka thënë mbrëmë Kryeministri italian, Mateo Renzi, i cili vuajti një humbje të tellë në Referendumin që propozoi vetë, për reformat. Mbi 60% e votave ishin për “Jo” dhe kjo u konsiderua një votë kundër Qeverisë së qendrës së majtë që Renzi udhëhiqte prej Shkurtit të vitit 2014. Renzi do paraqesë dorëheqjen sot.

1 Like

“Successi nella Vita” - Il Popolo
"Suksese në Jetë" - Poplli

Iku dhe LoRenzaccio i Firenzes! Po që I doli llafi @Shkaba që e uroji ikjen e tij?! Jo për gjë po, kemi hallin e çentralistëve/eve se s’janë as pak 25.000 frymë të së ardhmes!

Italianët votuan kundër qeverisë, ishte një votë që pritej, Renzi u “dogj” nga koha dhe zhvillimet që po jeton sido që në shumë gjëra kishte të drejtë!

Nuk dune Renz, dune Neron!
Cdo bohet me centralistet? Noi efekt?

ne dum noçke, vetem noçke! Neqoftese Neroni na jep noçke, ne dum Neron!

(dhe mrena jemi, se noçke dhe neron jan e njejta gje, eros dhe thanatos)

italjon hesapi. Te dobet ne fushe, te dobet ne jete :slight_smile:
Njisoj si ne futboll, rrezohen vete gjith filma qi te qisin kundershtarin me te kuqe :smiley:
z.Trump e paska pas komen e mbare.

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

ciaone rrenco

A post was merged into an existing topic: Pas zgjedhjeve në USA

meqe kemi shume mase gri ketu ne peshk, per ne qe se kemi ndjekur nga afer, per cfare ishe referendumi? Per cfare ishte po-ja, e per cfare ishe jo-ja?

1 Like

e kena thone, shumica nuk kane gjithmone te drejte, referendumi eshte prova.
demokracia jo gjithnje jep vendime te drejta; angela merkel megjths kish gjithe gjermanet dhe evropianet kunder morri nje veprim politik te drejte kur pranoi 1 milion refugjate.

Tash me kete valen anti-establishment, vota popullore kryesisht s’po ka lidhje me parimet.
“Lideri (benjamini i brukselit) na e ka me te futur”. Pike.
Tash ky edhe nese propozon ne referendum ndryshimet me te dobishme te mundshme, s’i besojne. Ne stilin “mos i beso grekut kur te sjell dhurata”.

pikerisht kjo eshte tragji komedia qe me reformat e thata te brukselit u dogj dhe kjo e njoma, per te cilen italia e mykur dhe jashte realitetit global kish aq shume nevoje.

e ke gabim. natyrisht qe ne Gjermani kishte zera kunder pranimit te refugjateve, por keta nuk ishin ndonje shumice sinjifikative qe do te mund te pengonin vendimin e qeverise Merkel… edhe Evropa, me katastrofen humanitare qe u krijua ne ishujt e Greqise, nuk ishte kunder planit Merkel, por bashkpuanuan… well, kategorikisht kunder ishin vendet evropiane te ish bllokut lindor si ; Hungaria, Polonia, Cekia etj.

ndersa cdo veprimi politik i Merkel, mire apo keq, eshte legjitim, eshte demokratik sepse ka tager, ka mandat, ajo per ate pune.

https://www.youtube.com/watch?v=xQCaWLF2gfs&t=202s

Angela Merkel do zhduket vitin tjeter…ashtu si e ndertoi BE- ashtu dhe shkaterroi Europen…nuk mund te kete Europe pa kufij te jashtem …globazimi dhe multikulturalizmi shkaterruan endrren e bashkimit Europian …tani do mbaje pasojat…Ky gjermani tjeter i jep drejtim …

Italia miraton ligjin për Call Center, mijëra shqiptarë mbeten pa punë

Me 166 vota pro, 70 kundër dhe 1 abstenim Senati italian miratoi sot pas dreke ndryshimet në ligjin për Buxhetin 2017, pjesë e të cilit është edhe ai për ndryshimet në shërbimin për call center. Senati e miratoi Buxhetin pa ndryshime, ashtu sikundër i kishte mbërritur në datë 28 nëntor nga Dhoma. Kriza e qeverisë, e ndjekur nga referendumi Kushtetues ka përjashtuar çdo tentativë për modifikime nga ana e Senatit. Qëllimi ishte që ky projektligj të kalonte sa më shpejt për t’i hapur rrugë çështjeve politike.