Kafenete dhe Shqiptaret

arsyeja qe shqiptaret shkojne shpesh ne kafene eshte sepse i kane poshte pallatit, 1 minute rruge. ne vendet e tjera duhet te vishen e te marrin rrugen per te pire nje kafe, prandaj e pine neper makineri automatike dhe para kompjutereve. Ne e pime me qenie njerezore. Kaq. Dhe i kemi shume me lire si cmim, me te perballueshme.

Une psh kam ekspres te shtepia, por prapeseprape do te me kushtoje 300-400 leke me e pakta qe ta bej nje kafe, dhe kurren e kurres nuk e bej dot aq te mire sa nje banakier i stervitur qe ka ekspres profesional, i cili eshte vetem dy kate me poshte, per 300 leke te vjetra me shume. Plus rehatia. E njejta gje dhte te puna, lokali eshte 1 minute larg. Me mire zbres poshte 10 minuta dhe pi nje kafe te vertete, se sa te pi lengun e geshtenjave te makinetes.

Pervec kesaj, eshte biznes shume i lehte per t’u hapur, sepse ekspresin ta sjell falas kompania e kafese, dhe ajo eshte pjesa me e shtrenjte. Cadrat, karriget e frigoriferet t’i sjellin falas kompanite e birrave apo te pijeve, me logon e tyre. Edhe pijet qe te sjellin, te lejojne t’ua paguash pasi t’i kesh shitur. Vijne te mbushin frigoriferin me duart e veta dhe ikin, vijne pas disa ditesh per te marre leket. Dhe ja ku u krye, u hap nje lokal pa shume kosto. Te gjitha aludimet e tjera vijne nga injoranca, inferioriteti dhe mania e vjeter tashme per te share shqiptaret.

Shkabe superiori ne nje pergjigje te tipit veza pulen apo pula vezen. Domethene, shqiptaret pine kafe se i kane poshte pallatit, nuk eshte e anasjella, kafenete jane poshte pallatit ngaqe shqiptareve u pelqen te rrine ne kafene. Eh kjo mania e refugjateve inferiore per te hedhur balte mbi Shkabat superiore nuk ka per te rreshtur kurre.

Po Lumo Skendo qe u bote merak pe rinine neper kafene ne 1930 ishte anti-shqiptar valle? Prandaj nuk behet ai vend sepse ne vend qe te pormovohen te mirat e te mbajne nen kontroll dukurite negative, te keqen e mbron si shkemb grantiti buze adriatikut me cdo cmim.

Te ndenjurit kot i rinise nuk ka asnje lidhje me numrin e kafeneve.
Po te mos rrinin kot ne kafene, do rrinin kot neper shkalle lagjesh e neper bordura.
Kafenete dhe papunesia e rinise jane dy gjera pa asnje lloj lidhjeje.

Keshtu thua ti po mua nuk me duket se njerezit shkojne ne kafene per te ulur stresin e punesimit te tejskajshem.

Ate qe ti atje je i detyruar ta besh ne internet, njerezit ne Shqiperi e bejne ne kafene, gje qe me duket me mire se ajo qe ben ti. Pervec motit te favorshem, qytetet shqiptare jane ndertuar me popullsi te dendur dhe me qendra banimi qe ne katet e para kane qendra biznesi. Pra, nuk eshte se bizneset dhe banesat jane te ndara, larg e larg, sic jane ne Amerike, ku njerezit te detyrohen te marrin rrugen per te pire nje kafe. Dhe ne Europe s’kane dendesine tone. Atje ku kane dendesine tone, motin tone, si ne Itali, Spanje e Turqi, kane kafene me shumice si ne. Kafenete ne Shqiperi nuk kane as edhe nje gje negative. Perkundrazi. Qytetet e tjera neper bote po i shtojne. Neper broshura turizmi te qyteteve me mot te ngrohte neper bote, numri i larte i kafeneve shenohet si reklame pozitive.

Sigurisht qe edhe une i shof kafenete si atraksion turistik shume i dobishem, por kur ato nuk mbushen me turiste por shqiptare eshte shenje jo-pozitive e sidomos kur ky numer shkon i pari ne Europe apo edhe ne bote sipas ndonje burimi tjeter. Nejse une pres qe emigracioni ne vazhdim i shqiptareve do frenoje numrin e kafeneve e do krijoje ndryshim te natyres se biznesit te lokaleve.

Sic thashe me lart, nuk ulet numri sepse eshte biznesi me i lehte per te hapur.
Ekspresi, frigoriferet e pijeve, birrat, limonatat, tavolinat, cadrat, zbukurimet e madje edhe uniformat e kameriereve te vijne falas, nese ben marreveshje me kompanite. Mjafton te kesh deshire te hapesh nje kafene dhe nuk kushton. Kush ka para dhe do te beje dicka te vecante, investon nga xhepi. Te gjitha pallatet e reja po behen me dyqane poshte, keshtu qe kafene do te kete gjithnje me shumice.

Zakonisht kur nje biznes behet shume i perhapur atehere krijohet ajo qe quhet FLLUCKE e per ta plasur kete fllucke ndihmojne faktore nga me te ndryshmit. Nje mund te jete vazhdimi i emigrimit ne vitet e ardhshme e sidomos me futjen ne BE. Pallatet e reja mund te kene nje kafene por a do arrijne te mbushin aparatamentet me kfaxhinj eshte pyetja.

Kafja dhe cigarja duke bere nje dore muhabet me miq jane institucion. Nuk i shoh si gje e keqe, perkundrazi, jane ushqim per shpirtin mesdhetar :slight_smile:

Si nuk I ka rene ndermend Starbucks se shqipot jane terjaqinj kafeje :blush:

Kush e blen kafen e strbcs te ne, ku kafja me e shtrenjte eshte 150 leke.

1 Like

s’ka nevoje per starbucks. Mulliri i Vjeter, Sophie dhe Mon Cheri kane hapur kafenete e tyre gjithandej, secila me stilin e vet, me kafen 90 leke, qe minimalja 10 leke t’ia lesh kamerierit.

Si tha haxhi qamili :sa Te kem shijakun me vete nuk me duhet as parisi as londra :blush:

ne duhet ta eksportojme kulturen e kafese, jo ta importojme. ne vende me mot te bute, eshte gjithnje e ne rritje.

Shiko se Starbucks i merr te keqen kafes ne Shqiperi…espresson me te keqe ne Starbucks e kam pire :smiley: