Kapen 3 tonë kanabis, arrestohen 15 vetë në Rrëshen

Rrësheni nuk përmendet më aq shpesh në media sa kur ndërtohej një hekurudhë, por ia doli dje të dilte nga harresa me kapjen e një sasie të madhe kanabisi. 3 tonë. 15 vetë kanë rënë në pranga, më poshtë një deklaratë e Policisë:

“Në një magazinë në pronësi të shtetasit K.R., tek ish- Grumbullimi në dalje të Rrëshenit – Mirditë, gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi, ku vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj. Në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazines duke punuar shtetasit e mëposhtëm. Veprat penale në ngarkim të këtyre shtetasve janë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

1 Like

fillestartet flasim me grame, odineret flasin me kile, mjeshtrat flasin me ton

wtf

mire ua bojne. Orjentimi i partise ka qene qe te mbillnin nga pak te gjithe, por jo te kalohejj ne prodhim industrial. Mesatarisht nga 1 bime kanabis sigurohet 1 kg lende e thate. Pra 3 ton lende e thate do te thote 3 mije bime te mbjella e te rritura. Shume jane per te mos u ndeshkuar.

Me shume hashash ,me shume lumturi per popullin-tha like floriri.:smile:

Prandaj kishte kohe qe @Pjetermustakuqi i thurrte levdata qeverise dhe EKR-se, kishte hallin e magazines se tij :joy:. EKR-ja nuk ka nevoje vetem per levdata, ndonjehere ne te shpeshte e do dhe ndonje klluf (ne mungese te thesit) jastiku me euro.

2 Likes

300mije vende pune. Edhe ky premtin u mbajt. Ket magazen e kam shume afer nga puna ime dhe s’dija gje per te. (cdo gje eshte afer gjanem. Sa vend eshte ketu !) . Nga bisedat per kete rast,mesova qe familje te tera punokekan me page 20mije leke ne dite per person. Nuk jane pak,jo? Qeveri e mencme,xhirohen leket deri ne stacionin fundor,punetorin me meditje dhe ne fund kapet sasia e gjitha e grumbulluar. Paret,pra,te themi jo dhe aq te pastra,i thith tregu dhe sherbejne si serum per ekonomine per nje periudh kohe te limituar,pastaj goditen boset e mdhenj ne financat e tyre, duke ju cuar dem gjithe investimin qe perllogaritet ne qindramijra euro.
Bravo Edvin Kristaqi,edhe ky premtim u mbajt. Perpara per triumfin ne zgjedhjet e ardhshme!

1 Like

@bsalaj duhet të korigjoni titullin, droga e peshuar në ato magazina sipas policise ishte 4.4 ton

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Zbulohet një kapanon I IMPROVIZUAR kanabisi në pyjet e Lunxhërisë…

Moj parti o ta lumsha synin,
mbillni, korrni se kem Edvinin…


Bravo @Pjetermustakuqi, jo 300 por 1 milion vende pune keni hapur