Kinema-botox: tegelat e trashë të psikologjisë erotike të “Zonjushës” koreane

Titulli origjinal i filmit ne gjuhen koreane eshte “Ahgassi”. Që do te thote Zonjusha. Ne anglisht filmi mban ttitullin “The Handmaiden”. Në frengjisht ka dale si “Mademoiselle”. Në Turqi si ”Hizmetçi“
Ne shqip mund te titullohet “SHERBETORJA” (ose “Hyzmeqarja”). Regjizor eshte Park Chan-wook, ai i “Old Boy”-t (film qe nuk e kam hiç qef), por edhe i “I’m a cyborg” (qe me ka pas pelqyer shume!!), si dhe i grotesko-vampirikut “Thirst” apo fllucko-sapunit “Stoker”

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/11/30/kinema-botox-tegelat-e-trashe-te-psikologjise-erotike-te-zonjushes-koreane/

Trailer:

Rashomon gjithashtu bazohet ne tregimin e historise sipas personazheve te saj.

Rashomon eshte ‘nona’ (siç i thone ne Shqiperi). Eshte filmi i pare qe ka shpik ate koncept

1 Like

Kurse pellazgjishtja eshte nena e te gjitha gjuheve.

Ja shprehja qe e verteton, qe eshte edhe shprehja e filmit korean:

i kputa i tegel!

kam pas qejf ta shoh cyborg-un pas review-se por edhe s’para te del perpara emri i autorit.

Japonia i bie te jete ngapak e perbashket tjeter e Hyzmeqares / Zonjushes me Rashomon, kshu ne teori…
Interesant perdorimi i nje romani anglez per rrethana te Korese, po kushedi…

po edhe Walter Salles, “Prillin e thyer” te shqiptarit Ismail Kadare ka adaptuar per filmin e tij brazilian
:wink:

(dua te them: kjo eshte tashme praktike e njohur)

thank you stalker

po perdor te njejten hapersire postimi:
ne lidhje me librin & filmin, se fundmi kam menduar se eshte e dobishme (nga pikepamja e marrje-dhenies me kinemane) qe te kesh nje bagazh leximi veprash letrare cilesore.
Per te konceptuar me ne total kinemane qe sheh, desha te them.
Letersia, duke sherbyer si nje gjymtyre me shume ne kete punen e artit, pervec gjymtyres se kinemase. Pata nje rast tani afer, dhe, edhe pse vepra nuk lidhej me nje film ne vecanti, mendoj se me ndihmoi shume sa i takon konceptit te mizanskenes ne pergjithesi.

Muhabet i ngaterruar ky i raportit kinema/literature, e kemi evokuar disa here me pare edhe ketu. Ne nje pjese te mire, literaturofilet kane, ne rastin me te keq, gusto te keqia per kinemane (kujto per shembull shikimin TERESISHT te gabuar te Kadarese per “Lamerica” te Amelios) dhe ne rastin me te mire, e injorojne ate. Me kujtohet nje here nje lexuese e papare qe me thosh se preferonte 1000 here te lexonte “Luften dhe Paqen”, ndersa si film e shikonte pa me te voglen ekzigjence artistike (“e pelqeva pergjate dy oreve dhe e harrova po aq shpejt”). Une them se nje raport i tille eshte me i sinqerte sesa shtirja (te hequrit sikur). Sepse, sikur te marrim vetem rastin e filmit “Lamerica” dhe Kadarese, ky i fundit, duke qene autoritet artistik (e jo vetem), i ben dem jo vetem vete filmit. (ne sensin kinofilik te fjales) por mbi te gjitha nxjerr konkluzione TERESISHT te gabuara!
Pra: muhabet vertet i ngaterruar raporti letersi/kinema…

te te them qe rasti im eshte tjeter …?:hushed:
sepse personalisht edhe ne e paca hapur njecike me kembe deren e letersise ajo ka qene nje dere e pasme…

kjo vepra pati avantazhin edukues mbi konceptin e mizanskenes, sepse krahasimisht me filmin, ecuria e procesit narrativ eshte e ngadalte, dhe leximi mundeson rikthimin pas ne faqe, nje rewind te themi. Thjesht ne funksion te edukimit mbi konceptin e mizanskenes ne kinema.
Merr vesh cfare si qysh tek eshte perdorur gjeja. Merr vesh kete pjesen “inxhinierike”, s’bejme fjale per vete krijesen artistike
kete desha te thoja. Besoj ndryshon ca nga debati tjeter, apo jo…

Sigurisht! Pra ti ke lexuar nje roman (ose novele) pasi kishe pare se pari nje film te ngritur mbi te.
Sikur kemi folur per nje te tille para pak muajsh, ja ta vrasim pak mendjen

Jam gabim se me lart paske shkruar se vepra letrare nuk lidhet me ndonje film ne vecanti
Nejse…

jo nuk lidhej.
struktura ishte e tille stalker si ato filma qe publikut nuk i pelqejne, si filma te merzitshem.
Deshte ca kohe derisa te ngjizej e gjitha ne nje pike qe i dha shkelqim edhe merzise qe ish lexuar deri atehere.
Dhe ne fund pyetet si e beri ky kete… Dhe i kthehesh me mendje librit c’kishe lexuar dhe si e kishe lexuar. Njelloj sic ndodh me filmat e mire.

bathbathponjikokerr