Kinematografi dhe TV - 2018

Nje pyetje kisha (pa rendesi), ngaqe vertitesha ne video arkiva (qe edhe i rekomandon utube), si shpjegohet shperfytyrimi i Anna Karines mevone, pas epokes Godard te saj. Madje ne moshe te trete as mund ta njohesh cila mund te kete qene. Pyes sepse nuk besoj ndonje nderhyrje plastike ne fytyre, por e kuptoj qe Godard ka qene ai qe pa dhe ngriti me te miren tek ajo, sidomos estetikisht.

Sigurisht qe pyetje pa rendesi (sepse keto jane pyetje per ‘gossip magazine’ :stuck_out_tongue_winking_eye: ) :

Anna Karina eshte ndare qe ne fund te viteve '60 nga Godard, ndersa karrieren si aktore e ka nderprere nga mesi i viteve '70. Por dhe po ta kish vazhduar, realizimi i disa filmave me Godard (apo me cilindo tjeter regjizor te talentuar!) nuk perben asnje garanci per ‘karriere te suksesshme’ te nje aktori/eje. Biles ky eshte nje rast sh i mire qe konformon se karriera e aktoreve eshte me se shumti muhabet biznesi ndersa ajo e regjizoreve-autorë, kryesisht pune talenti. Psh, ajo ka luajtur që në kohen kur ishte gruaja e tij në një peplum si “Sheherezadja” (per ta ilustruar me nje shembull).

Thene ndryshe: Godard ka “perfituar” nga Anna Karina (pra nga fakti qe ajo ishte bashkeshortja e tij) dhe ka marre nga ajo “ate qe i interesonte” (kinematografikisht, kuptohet). Biles eshte e famshme shprehja e Godard ne nje bisedë para disa vitesh me studentet e nje Shkolle kinematografie: pyetjes së nje studenti se si ai mund te bente nje film të parë te mirë, Godard ju pergjigj "Filmez votre copine d’abord! " (pra: filmoni te dashuren tuaj, fillojeni me të, sepse ate njihni me mire nga te gjithe!).

kaq ‘e thjeshte’ eshte e gjitha
:wink:

ps: dhe une do shtoja: eshte tjeter pune pastaj nese e dashura e juaj ka nevoje per leke dhe luan edhe ne filma-peplum si Sheherezadja (edhe pse duhet theksuar se ka dhe filma me Sheherezanden, dhe qe jane kryevepra, por ky eshte krejt tjeter muhabet)

1 Like

Figura e saj (tamam ne kuptimin “figure”, “fotografi”) eshte reference ne fazen e 1re te Godard, dhe padashur ka kultivuar nje mit mbi te, saqe kur i referohesh pjeses se mevonshme te jetes se Karines, eshte e pabesueshme diferenca.
Dhe duhet qe ajo te merret ne teresi, si total ne veprimtarine dhe jeten e saj. Prandaj pikepyetja.
Dakord, Godard ka perfituar.

Por siç e thosha me lart, edhe sikur mos ta marresh “ne teresi, ne total” por thjesht vetem per periudhen kur ishte gruaja e Godard-it, fakti qe ajo ka luajtur edhe ne filma te nje natyre krejt tjeter nga ato te te shoqit, konfirmon qe karriera e nje aktori eshte tjeter gje nga ajo e nje kineasti.

Biles ne imazh, kjo do jepte:

C’tjeter kane te perbashket keto dy “Anna Karina”, pervec se faktit se eshte e njejta aktore? Asgje tjeter!

"Vivre sa vie" - My Life to Live - (1962) :

dhe

Sheherezade (1962) :

1 Like

E qarte tani.

Ps. Nje rast i ngjajshem sa per shembull, dhe vertetim i asaj qe thua se aktori eshte ceshtje biznesi, do ish James Stuart, figure simbol i peridhes me te mire te kinemase amerikane.
Si personalitet, sidomos pjesa e vone e jetes se tij eshte e neveritshme.

po lexoja para ca ditesh nje liberth nga Finkielkraut dhe e hapte me Vivre sa Vie. film tamam.

square, megjithse nuk ta mora vesh tamom se per ke simpatizon, ti japesh rendesi mendimit, eshte nje dyfishmeri false marksiste, nganjera ane nxjerr filozofine si superiore qe do ndryshoje boten (pra medimi do ndryshoje boten), e nga ana tjeter teza marksiste praksis (praktika) do ndryshoje boten. Kjo eshte gafe e Godard dhe e Stalker, meqe me Stalker kam mundesi me e diskutu, ja kam thene dikur kur mendohej se diskutohej ne Peshk. Me shum rezultat. Ja shife kur t’ja fusi pordhes pa kuptim.

James Stuart ka qene interesant per menyren se si fliste (sikur i merrej goja), gje qe e bente lojen e tij autentike (e largonte nga teatraliteti), pra e bente te sinqerte.

ps: pse mi, çere ka bo James Stuart nga fundi ?

Nje konservator tipik republikan me toka, investime e pasurira. Edhe plakja e shperfytyroi, kshu me duket mua :stuck_out_tongue:

shumica dermuese e hollywoodit te arte ('50-'60) keshtu kane qene

Po
Por ky sikur me shume i takon periudhes para Hollywoodit te Arte.
Gje qe s’ka te beje prapseprape
Apo jam gabim

square, e nigjove fenen e dy kulturave? (megjithse fena nuk degjohet, Godard eshte shum i degjuar)

Inkuizitor, duke te kerkuar paraprakisht mirekuptim, squarepusher - te lutem mos me perdor per spond - is replying… :wink:

je admin, po mos u bej lule mos me prek.

thuj ndonje gje ti te pakten per citimin qe ke sjelle.

E ngaterron me “The new Hollywood” (vitet 70), por dhe une ja futa katundit me “Moshen e Arte” (e cila eshte ne vitet ‘30).
Por në fakt, J. Stewart i ka jetuar te gjitha periudhat : edhe vitet ‘30, edhe ‘40, plus vitet 50-60.
4 dekada e me shume!! (nje nga 3 aktoret-monument te Hollywoodit, bashke me Humphrey Bogart dhe Cary Grant)

https://fr.m.wikipedia.org/wiki/AFI%27s_100_Years…_100_Stars

Sigurisht qe e ngaterroj :smile: