Ku e ka shtëpinë Abas Kiarostami? (“3 faces” – film iranian me regji të Jafar Panahit)

4 Likes

Gjendet Taksi Teheran ne net (normal pas 2 vjetesh), s’u cua dot der ne fund
Eshte nje paqe sa here sheh film te Kiarostamit por edhe te Panahi e kam vene re, si me Balloon, si me ‘This is not a film’ apo ‘Taksine e Teheranit’ … rrofsh.

filmat e kiarostamit me jane dukur filma veror, ne kuptimin qe jane rrugetime e kane mjaft drite.
Ndersa panahi ka qene mjaft me i fokusuar te portretet. Kane mjaft ngjashmeri mes tyre.
Irani mbetet nje nga kulturat me interesante.

1 Like

Duket se edhe kete rradhe Panahi ndjek stilin e tij te portreteve, sic thua

Taksi Teheran s’e cova dot me shume se gjysma por ishte kenaqesi dhe aq sa arrita.

Filmi mund të shihet edhe si homazh për azerbajxhanasit e Iranit (“minoritet” 10 miljonesh). Irani eshte vend i madh (80 miljon fryme) por mozaik interesant popujsh dhe gjuhesh. Turqit (ose me sakte, turkofonet, pasi shumica e ish-republikave sovjetike të Azise qendrore janë të tilla) kane marre e dhene shume më teper se sa kujtojme ne me perset, indianet (sidomos ata te Raxhasitanit) etj etj.

Por filmi mund të shihet edhe si homazh për personalitetet e harruar të kultures iraniane të para revolucionit të 1979 (duhet patur parasysh se Panahi eshte, në nje fare menyre, produkt i atij revolucioni, duke qene se ka lindur në 1960-n dhe pikerisht origjina e tij i përket asaj shtrese të popullsise qe zbriti nga fshatrat drejt qytetit, pikerisht në fillim të viteve 80). Por për kete duhet parë filmi, se vertet qe zbulohet jo pak skenari i tij.

ps: edhe “Ku eshte shtepia e shokut tim”, “Mes permes ullinjve” apo “Dhe jeta vazhdon” të Kiarostamit kanë qene të gjithe xhiruar në Veri-perendim të Iranit, pra në zonen turkofone (azere)

1 Like

Dy aktoret e filmit, në mungese të regjizorit, prezantojne filmin në Kanë

Irani eshte vend i madh (80 miljon fryme) por mozaik interesant popujsh dhe gjuhesh. Turqit (ose me sakte, turkofonet, pasi shumica e ish-republikave sovjetike të Azise qendrore janë të tilla) kane marre e dhene shume më teper se sa kujtojme ne me perset, indianet (sidomos ata te Raxhasitanit) etj etj.

Ne fakt ne (shqiptaret dmth) shume pak dime mbi ate ane te botes dhe shumica s’besoj te kemi ndonje opinion mbi marrdheniet mes popullatave te ‘Azise qendrore’.
Personalisht edhe si gjeografi ajo zone me eshte e veshtire, ndersa historikisht kulturalisht etj, me eshte edhe me ‘obscure’/e erret.

U be për të thene “epo sepse ashtu ka qene nje pune” (Rilindja, Zogu, Enveri - si vazhdimesi për të njejtin qellim: shteti-komb). Por sikur vetem skenen e vizites se Panahit tek prinderit e vajzes fshatare të shikosh, thua: pervec gjuhes (biles dhe ajo ka plote fjale të perbashketa me tonen), é gjithe atmosfera e filmit, gjestet etj etj, zere se eshte xhiruar në nje fshat shqiptar

Nje muhabet i treguar, kur nje nga ne i thote nje gjeorgjiani se jemi njelloj: mire mire, ia kthen ky, po ju te pakten e keni evropen te dera. Po per ne ne fund te botes s’i bie ne mend njeriu.
Ndoshta jo rastesisht Donald Lu eshte emeruar ne nje nga keto vende pas mbarimit te misionit ne Shqiperi

Kur vdiq ky burri, Godard tha: “Kinemaja ishte nje art ikryesisht i shek XX qe filloi me David Wark Griffith-in dhe mbaroi me Abbas Kiarostamin”.
Dhe kete e thote dikush per te cilin mendohet se ikja e te cilit, nje dite, do te shenoje dhe fundin e kinemase.

1 Like

Stalker, Fundi i Sinemase, e çfar lloj fundi eshte ky mbetet per tu diskutuar, ka ndodh per arsye te tjera se iku njeri burre apo erdhi tjetri grua. Nuk ma ha menja qe Sinemaja eshte hapsira ku shfaqet Antikrishti dhe Krishti.
E vetmja hapsire ku ndodh kjo me duket se eshte vetem Sinemaja e Peshkut, keshtu ti je ne rregull formalisht.

Fundi, dhe jo fundi

:slight_smile:

Aha e paske pas fjalen per fund ose fustan te sanskyloteve. :smiley: Hiç une!

Meqe i bashkove te dy, po mendoja nisur edhe nga intervista - mbase s’eshte dhe e sakte kjo qe them - se, per Kiarostamin te berit kinema eshte clirim kreativiteti, ndersa per Godard eshte mjet per reflektim ‘back’…
Por thashe, mund te jene amatorizma pohime te tilla

1 Like

Sakte, lumsi amatoret.
Edhe un si amator shtoj se fundi i filmit Godard eshte fund i nje qyteterimi te korruptuar qe ka marre fund dhe nuk meriton te jetoje me perveçse duke reflektuar back, atehere kur dikur ishin diçka qe ja vlente (nje lesh).
Ndersa Kirostami eshte nje shprese e re, por vetem kaq, pra vetem shprese e nje dava katunari qe nuk ka pike referimi qytetare perveç te ngordhures godardiane. Godard terheqte kemben back to the future!