Ku ti kerkoj rrenjet e tua demokraci?

Katalonia gjeneron rreth 25% te GDP te krejt Spanjes dhe ka taksat me te larta ne vend plus ne Barcelone gjendet nje nga Portet me te medhaja ne Evrope (Porti me i madh ne Mesdhe). Dy prej universiteteve me te njohura te tregetise ne bote si IESE dhe ESEI

Shqip shkruajta.
Votues totale 5.3 milion
Votuan 2.2 milion
Pro 2
Llogarite e tjera beji vet. Ama ta dishe se ate qe ishin per pro votuan te gjithe e su tremben nga policia.

Po te tjeret nuk paten mundesi te hidhnin voten se policia kishte mbyllur qendrat e votimit…

Ta thashe dhe pak me siper kush donte votoi. Jane 3.3 milion qe as ju drejtuan qendra. Sado te jene trembur nuk dalin llogarite. Gjithmone ate qe deshen pavarsine asnjehere nuk e kane kaluar 50%.

Edhe ata qe nuk e deshen pavaresine nuk shkuan te votojne kunder.
Ti nuk e di voten e atyre qe nuk votuan.

Pyeta sot ne mengjez nje punonjese me origjine spanjolle, se ç’popull jane katalanjasit, ç’gjuhe flasin, dhe me tha se flasin nje gjuhe tjeter, ose me sakte nje dialekt tjeter dhe se gjuha e tyre ka plot fjale spanjolle, Nga pyetjet/hulumtimet qe bera, doli se basket ishin komplet tjeter popull, me gjuhe dhe tradita krejt ndryshe nga spanjollet, ndersa katalonjasit, ishin si disa zona te Shqiperise, ku flasin nje shqipe qe as ne te Shqiperise se mesme nuk i marrim vesh, si psh, kur isha ushtar ne Domje, rul, kishim ca daja nga ca fshatra nga Burreli, ku ne tironcit nuk i kuptonim kur ata flisnin dhe duhej nderhyrja e ca librazhdesve apo nga domja per ta perkthyer se çfar ata thonin. Keshtu dhe katalanasit me spanjollet.

Nga e nxorre kete. Serbet ishin kolone ne Kosove, ndersa shqiptaret e Kosoves jane autoktone aty, dhe si te tille iu takonte pavarsia.
Ndersa katalanasit, thjeshte kerkojne pavarsi, per shkak te lekeve/parave, jo se jane te shtypur.

Gjuha katalane eshte e ndryshme nga spanjahtja.
Sa ngjet spanjoshtja me ferngjishten,aq afersi ka edhe gjuha e Katalonies.

Katalonia ka qene e shtypur dhe keto 20-30 vjetet e fundit ka patur autonomi(sic kishte edhe Kosova nen Serbi),por kjo autonomi ju eshte cenuar shume keto vitet e fundit( sic i ndodhi edhe Kosoves) dhe tani do tja heqin fare.

Une nuk cuditem qe nje enverist si puna jote te jete kunder deshires se popujve per vetvendosje.

spanjahtje apo spanjoshte se u bone lomsh. Shkruj ngadale se nuk iken peshku.

Po te ishte kaq e shtypur, nuk do kishte gjith kete zhvillim, gjith ate turizem, u bone mbi 30 vjet qe Catalonja ka patur nje zhvillim shum me te madh se krahinat e tjera.
Te lutem shume mos hiq paralele me Kosoven dhe popullin e saj te dhunuar nga ushtria dhe çetniket sllave.

Nga e nxorre kete enverist, kur une kam qene nje nga kundershtaret me te urryer te tij dhe rregjimit te tij, shume me teper se ty dhe soji jot qe e shani sot. Une kam mbaruar pune me Enverin qysh kurre, e vdiqa, e ngordha, e demaskova, por tani po shoh se kam bere gabim, ai duhet ardhur perseri, per sojin tend, per sojin e Buall Mavrise, per sojin e Palloshit, per sojin er Sozise, e gjithfar lloj sojesh qe geluan, abuzuan dhe e rrenuan Shqiperine dhe shpirtin e saj.

Mund ta shtjellosh pak me shume idene e providences evropiane- te krishterimit?

Buall Mavria,Palloshi etj jane produkte te Enver Hoxhes.
Keshtu qe po te vije prape Enveri,produkte te tilla do te vazhdojne te prodhohen me shumice.

un e shtjelloj pa problem, eshte shum e thjeshte per ta shpjeguar, si gjithmone e verteta eshte e thjeshte. Problemi eshte pranimi i disa koncepteve te reja, ose aksiomave, si gjithnje ne histori ne çdo disipline te kultures, edhe ne histori te shkences. Qe Toka eshte e rrumbullaket dhe jo e sheshte duket me e komplikuar per nje qe beson qe eshte e sheshte, por eshte vetem dukje, sepse ne fakt eshte me e thjeshte, perveç se me produktive, sepse shpjegon shume thjesht dukuri qe perpara shpjegoheshin me salto mortale kot me kot hidhu dridhu perdridhu.

Per tipin tend eshte me e veshtire nga te gjithe per te kuptuar, sepse kuptimi eshte i interesuar, lidhet me komportamentin, dhe ty nuk te intereson nje vizion i ri qe kundeshton komportamentin tend. Pastaj jane ca te tjera te dores se dyte: ti nuk pranon ekzistencen e nje Providence, si mund te pranosh providencialitetin e krishterimit evropian? Per ty feja eshte nje gje kulturore qe e kane disa qe i eshte mbushur mendja per ca besime e marrina rreth Krishtit dhe Muhametit, dhe ne duhet te respektojme besimin e tyre. Pra vetem çeshtje tolerance, dhe jo qe feja eshte çeshtje jete dhe vdekjeje dhe qe ka funksion real ne bote, pavarsisht se sot nuk para vihet re se ashtu e do moda e kohes.

Tani besoj se te pakten e kupton se çfardo te sqaroj dhe sado theshte te sqaroj, si psh qe 1+1 = 2, ty do te duket si cibernetike. Dhe fatkeqsisht jo vetem ty, por shumices se njerzve. Nje pakice e ka çuar boten perpara, shumica eshte mish per top, ose mish per tope dhe per ate qetren pa tope shesh besh :stuck_out_tongue:

Po të kesh femi në Katalonje dhe don qe ata te studjojne në spanjisht, duhet ti cosh në shkolle private, perndryshe, 95% é shkollave janë në gjuhen é katallanit. Qeverise autonome të Katalonjes do ja kish zili dhe ajo é Miloshevicit.

Nje kjo. É dyta: kontigjenti kryesor i indipendentisteve eshte vete PPE, partia e djathte spanjolle në pushtet. Vete levizja indipendentiste eshte borgjeze, s’ka asgje prej populloreje. Koken hengert borgjezia mes vetit. Nuk eshte rastesi qe kryetarja e Bashkise se Barcelones, progresiste e majte, e ka abstenuar referendumin.

Dhe e fundit: baskët kanë djersitur e mbi të gjitha kanë derdhur gjak, e askush nuk u merakos për shkeljen e te drejtave sovrane të tyre. Ku ishin katallanët asokohe?? Loder për koke tani

Katalonja, ose: historia e nje borgjezie lokale qe i kundervihet asaj nacionale: The Sprinkler Sprinkled!

1 Like

kto te reja qe ke prure Stalker, une nuk i dija se nuk me intereson me politika e kohes, vetem absurditete ndesh. Di nga historia e rev. spanjoll qe katalonjasit kane qene me te zjarrtet revolucionare te majte radikale anarkiste kunder Frankos, ndersa basket pak me pak, edhe ata te majte (Franko me pas jua poqi byrekun te dy popujve). Pra benin internacionalistin komunist per interes te nacionalizmit fashist. A ka gje me absurde? Sot bekan te djathtin sipas teje, pra absurdi shkon ne stratosfere.

Habitem se si ndiqni me pasion politiken, e cila ka ngordhur perfundimish ne vitin 1989-te.

1 Like

Epo do ta varrosim! :joy:

Mu m’duket se ti do me e ringjall, prandaj e varros!

Muhabet taksash .si Te ngrihet Korca psh si krahine e pasur e Te kerkoje pavaresi meqe taksat e saj shkojne per nje krahine Te varfer si Dukagjini .

po pra, i bi te paguje ACDC antikomunisti nga Devolli rakine e mirditorit komunist Pjetermusteqekuq!

Zona baske dhe zona e Katalonjes jane dy krahinat me te pasura te Spanjes me GDP me te larte. Po njesoj si zona e Lombardise dhe Venetos e Leges Nord ne Itali. Ankesa kryesore eshte: “Pse te paguajme ne per te tjeret?”

Taksat duken si kot, gje e dores dyte, por ne fakt sistemi fiskal eshte konkretizimi i fenomenit providencial, te cilin kerkon te kuptoje zhardina e lyer me parfum. Kusht per kuptim zhardin: Nje vit pa u lyer me parfum freg, jipe nje te dhjeten e rroges per bamirsi, pastaj hajde ta sqaroj une se si vepron Providenca ne histori, dhe si pengohet vepra e Saj nga Satani i lyer me parfum qe propogandon egoizmi te drejtave te njeriut te degraduara ne kapriçot e majmunit gjej brim e fut ne çdo referendum.

Kom taku i her nje psikopat te Lega Nord qe me tha:

Ne nuk kemi gje me ju (me ekstrakomunitaret), gjithe inotin e kemi me “terronet” e jugut qe na kane pushtu gjithe administraten dhe ne pijne gjakun me taksa. Ne dum t’i shofin te gjithe te vdek!

Ky eshte thelbi emocional i ketij muhabeti qe po diskutojme.

Po te besh muhabet me terronet, degjon ankesa qe piemontezet na kan pushtu qe ne kohe te krijimit te Italise dhe na kane varferuar e na kane pire gjakun per me teper se nje shekull. Ate kohe ne ishim me te pasur se ata. Dmth po njesoj trumpeta nga ana tjeter.

Vazhdo lyje me parfum katalonjas zhardin! Jepi edhe i çike Belulit r’ja hedhi rrenjeve te demokracise!

Nuk shkojne fare ne Dukagjin. Korca eshte bere shume bukur thone.