Kur fantastikja flirton me realizmin (Asako I & II – film japonez me regji te

1 Like

e kam kerkuar para 2 javesh dhe s’gjendej

ka shume mundesi qe, per nje kohe jo te shkurter, te jete shume e veshtire me u gjet…

1 Like

pra film qe ka te beje me kohën në sensin e kryeveperes se Marsel Prustit «Në kerkim te kohes se humbur») aq edhe rohmerian

edhe ne Happy Hour mendoj se Hamaguchi demonstron kete aftesi te tij per te shfaqur kohen po jo sepse zgjat 5 ore, por kete qe ke thene ketu

(sa keq qe me bie gongu i punes, review fantastike e deshire per te folur)

rubrika Kinematografi s’lejon me shume se 3 postime radhazi, andaj ketu;
pashe Magnolia e PTA-se,1999, e dyta pune e mrekullueshme e tij qe i kam pare pas asaj te vjetshmes, permes tyre shohim nje PTA mjeshter

Po po, të qan qoshen PTA per mjeshtërí :stuck_out_tongue_winking_eye:

ps: ajo metafora e bretkocave të rena nga qielli, çik e rende (mjeshterore) për shembull…

m’u duk ne prorporcion me rendesen e filmit ne teresi, ose po them, nuk e ndjej as tani qe vure ne dukje - meqe s’me shkoi mendja vete - si disproporcion
filmi mplekset me te pashpjegueshmen dhe rastesine e pamundur… ama mplekset keq, them une

por ben vaki gjithashtu qe kam gjykim jo te sakte

lere se e mora vesh, ok!

Kam vite qe e kam parë. Më kujtohet qe eshte film koral, me shume personazhe kryesore njeheresh.
Kam fol ngapak për ate periudhe të PTA, sidomos kur kemi evoku ketu “There Will be blood”. Nuk eshte tasi im i kafese ajo lloj të beri kinematografi po nejse.

Pashe nje film të ri të mirë amerikan mbreme: larg të qenit perfect (aq më mirë xhanem!! Cili eshte perfect ne kete botë, qe të na qenkan filmat?) por shume ngazellyes (joyfull) dhe kolektiv: “Sorry to bother you”
:heart_eyes:

image

1 Like

ja ta shohim - dmth gjendet kollaj

e paski marre me zell kinemane afro-amerikane andej nga cahiers du cinema

ps. levizja me e fuqishme sot ne usa eshte ajo pseudo e majte mbi ‘structural racism’, qe shkurt perkthehet ne tezen e lul bashes ik ti se e kam radhen une

e megjithate e kam nje pyetje per punen e bretkosave

duke te kuptuar lidhur me metaforen si pika qendrore ne film - meqe si film koral te gjitha ngjarjet konvergojne tek ‘bretkosat’ - si do ta dallonim nese ajo eshte e egzagjeruar ne ndryshim per shembull nga nje metafore qendrore e ngjajshme te ‘Stillet licht’ e Reygadas, ta zeme - e cila edhe evokon Ordet

Magnolia eshte film i ‘rende’, peshon nje kuintal. Gati-gati edhe vizualisht :

ndersa Silent light eshte plote ajer, eshte ‘i lehte’:

1 Like

Filmi në fjale ka dale me pikatore në France (25-30 kopje gjithesej, nderkohe qe mesatarja e filmave indipendente eshte, të pakten, 80-90).
E ke të kote fiksimin me ‘kinemane afro-amerikane’ (e cila esht thjesht nje gadget sikurse eshte Sundance, Oscar, Cannes etj, por kaq).

1 Like

epo shume mire, ne nje film te rende si Magnolia edhe mrekullia vjen e rende si shpagim i natyres.
Tek Stillet licht film i lehte plot ajer sic thua ti me te drejte, edhe mrekullia vjen si diell :slight_smile:
ne te dyja rastet me duket funksionon.
vecse nese PTA e ka ndertuar filmin qellimisht per ate skene me bretkosat.
nejse … :crazy_face:

kete filmin amerikan m’u be se e pashe diku ne rrjet javes qe shkoi

si spo komenton me Manjola, gjysma e lezetit te Peshkut ishte Manjola.