Kur kete e thote The Guardian, (nje gazete e keqe persa i perket kinemase), i bie qe te jete e kunderta : “Titane” te kete qene vertet ndofta filmi më i mire i festivalit (ose nder më te miret).
Ose thene ndryshe : çeshte nje film i mire? Nje film qe ka guts (këllqe)
kush eshte me i mire titani apo ari? realiteti apo filmi?
nga traileri s’u kuptoka gje e madhe perkundrazi ma largoi por e kuptueshme dakord. Aty aty me Anete si vleresim qe mori cmim regjisori.
sh rralle kam pare ndonje gje kohet e fundit dhe s’besoj do e shoh.
nga guardian lexova nje review jo te mire per filmin e Moretit, tre piani
U prit keq në Kanë, sidomos nga homologët e Guardian. Gje qe, në princip, i ben nder filmit te Morettit.
Megjithate, te shohim kur ta shohim. Sepse gjithmone i njejti refren ne kinematografi : mund ta pelqesh te njejtin film per arsye diametralisht te kunderta. Ose mos e pelqesh po ashtu per arsye diametralisht te kunderta. Gjë qe nuk te ben homolog me kritiken alla-Guardian
kshu ndodh kur je i sugjestjonuar ne menyre diametralisht te kundert nga 2 bolet e Marlonit
Filmi vetem i merzitshem nuk mund te quhet. Film qe filmon dhimbjen ne gjithe aspektet.
film alkimist ne kerkim te gurit filosofal qe sipas prrallave te alkimisteve do i ktheje te gjithe metalet ne ar. Pra film mesjetar, obskurantist, injorance fetare, alkimia eshte mesjetare, ndersa kimia moderne. Tabela e Mendelejevit nuk e pranon alkimine, te gjithe elemente e tabeles jane veç e veç, nuk konvertohen ne njeri tjetrin.
Në thelb (po ta mendosh mire), eshte film tarantinian, sidomos gjysma e parë.
Gjysma e dyte (“hyrja” në skenë e Vincent, shefit te zjarrfiksave), eshte më e mire (më personale), padyshim falë personazhit te Vincent:
ps: kur ti thua qe nuk eshte film i merzitshem, per mendimin tim, ti don te thuash qe eshte film qe më së shumti shokon (surprizon) se sa emocionon (dhe nuk e thua ‘i merzitshem’ siç do thoshte nje spektator lambda per nje film, per shembull, te Michelangelo Antonionit), apo jo ?
Insistoja tek influlenca Tarantiniane si regji (besoj se eshte më e forta, më prezentja, në kinematografine e 20-25 vitet e fundit, sidomos tek ajo qe desheron te konsiderohet si autoriale, personale) sepse, perndryshe, “Titane” ka që ç’ke me të referencat (citimet) e tij kinematografike:
-
“Christine” - te John Carpenter (1983)
-
“Crash” te David Cronenberg (1996)
-
“2001: A Space Odyssey” te Kubrick, 1968 (per lindjen e nje Njerezimi te Ri në fund te filmit)
-
e mbi te gjitha, saga e Alienëve :
“Alien” (Ridley Scott, 1979)
+
“Aliens” (James Camerun, 1986)
+
“Alein 3” (David Fincher, 1992)
Dhe mendoj se, Saga e Alien-ëve, eshte ajo qe regjizorja franceze citon (i referohet), mbi te gjitha
Emocionon ne pjesen e fundit, metaforikisht, jepet lindja e femijes pasi eshte arrit nje ritransformim i heroines kryesore, pas nje pakti emocional mes dy protagonisteve. pjesa tjeter eshte me teper provokuese, shokuese.
per nga mizanskena eshte pa dyshim tarantinian.
tema kryesore eshte per mua marredhenia e munguar ate-bije, filmi hapet me ate skebe.nje klishe ne filma.
perveç protezës se pensionistit dhe biberonit te kalamonit, ekziston edhe nje tjeter objekt interesant prej kauçuku: prezervativa e adoleshentit.