Leximi – efektet anësore

Nuk di ç’të them për fushatën në nxitje të librit dhe të leximit, të ndërmarrë gjatë vitit që shkoi nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me organizma, shoqata dhe institucione të ndryshme; edhe pse nuk dua të mjaftohem me skepticizmin tim të natyrshëm për gjakime të tilla të zhurmshme. Por më se një herë kam pyetur veten nëse kjo fushatë kish për objektiv librin, leximin, autorin apo lexuesin ; sepse të tre bashkë këta objektiva nuk i mban dot. Një fushatë e fokusuar vetëm te libri, dhe aq më keq te libri i ri, gjithnjë rrezikohet të përfundojë në sevape marketingu për shtëpitë botuese, të cilat janë në të drejtën e tyre të kërkojnë të shesin sa më shumë libra; nga ana tjetër, statistikat e shitjes së librave në libraritë ose në Panair dhe evente të tjera tregtare nuk thonë shumë për leximin, meqë libri nuk është mall i konsumueshëm dhe mund të kalojë dorë më dorë dhe të lexohet nga shumë sy; pa folur pastaj që shumë libra, përfshi këtu edhe ata që përdoren për dhurata, blihen por nuk lexohen. Pa përmendur pastaj që, shumë prej nesh që lexojnë, nuk mjaftohen vetëm me librin: Interneti na shërben si një bibliotekë pa fund, me kusht që të dimë të zgjedhim. Por leximi mbetet lexim pavarësisht nga mediumi; dhe vështirësia për ta kuantifikuar leximin online nuk do të thotë se ky duhet lënë jashtë të dhënave për leximin.

1 Like

" … Dhe në këtë pikë, sërish pa humbur shumë kohë me teori, do të thoja se shkolla shqipe ka dështuar rëndshëm, sidomos në atë masë që edukimin estetik (letrar por jo vetëm) vijon ta shohë si të nënvendosur ndaj edukimit patriotik…"

gje qe do te thote qe ne kete pike, shkolla shqipe ka nevoje per nje reform(im) .

Kurse une z. Pjer, jam me idene gjeniale dhe me vizione te qarta te Albes me zamete, qe shkolla shqipe ka nevoje per shkrirje, jo reformim, dhe shqiptaret ta bejne shkollen jashte. Mbase i nderuar mund te thuash, po ja dhe Alba, qe ka studiuar jashte vendit, ne Harvard, ka dale e ftohur ngambrapa. Tjeter muhabet ai.

pak dekor:
https://shirt.woot.com/offers/paradise?ref=w_cnt_gw_dly_img

https://shirt.woot.com/offers/do-you-even-read-bro?ref=w_cnt_wp_1_14

Nese teknologjia moderne eshte ne faza te hereshme, Shqiperia eshte akoma me vegla guri. Vendet e zhvilluara kane investuar me qellim qe te perfitojne ne te ardhmen, Ndersa ktu eshte perfito vetem per sot, dhe nje pjese te kapitalit e zoterojne dhe shtepite botuese qe kane shoqerite dhe njofjet e tyre. Per dike eshte e pazevendesueshme ajo ndjesia kur prek faqet e librit apo aroma kur hap nje liber te vjeter. Por ka aplikacione me bollek ku shkarkon libra ne cdo gjuhe(pervec gjuhes shqipe natyrisht) per vetem 1MB. Nqs do ndodhte nje gje e tille dhe ketu, shtepite botuese do falimentonin pasi perfitimin do e merrte vetem autori dhe krijuesi i aplikacionit. As qeveria me taksat e saj, as ai qe shet fletet e librave e as ai qe ben kopertinen. Me mire te fitosh 10mije lek nga vetem nje kopje e nje libri te punuar keq apo te humbasesh komplet te arrdhurat? Prandaj dhe Ministria e Kultures e promovon leximin ne kete menyre qe thua ti.

1 Like