Life on Mars (“Licorice Pizza”, film amerikan me regji të Paul Thomas Anderson)

Licorice Pizza Soundtrack

@squarepusher
Nese e ke pare, do doja mendimin tend (ti qe ke qejf filmat e hershem te PTA, me rregull treshi, ka mundesi te mos e pelqesh kete :stuck_out_tongue_winking_eye: - edhe pse, mekujtohet mire qe e pate pelqy shume te parafundit : “Phantom Thread”)

hahah, zakonisht nuk jam shume i ngurte ne pelqime.

Ne fakt pervec filmit te tij te pare dhe Inherent Vice qe nuk ia kam pare (kete te fundit e kam filluar ta shoh se mbaj mend mire nje pjese muzikore te grupit Can qe ai e kish perdorur aty, por nuk arrita ta perfundoj, me shume gjase per arsye mungese perqendrimi asokohe), te gjithe filmat e tjere do t’i rishihja me shume kenaqesi. Licorice pizza e kam ne plan, ndoshta sonte.

Nê fakt, kam lexuar lart e poshte qe fansat klasikë te tij, e kane pritur ftohte… .

Ndersa une do citoja frëngun që do thoshte : “Licorice Pizza” est merveilleux (et ça touche le merveilleux !)

Inherent vice ishte nje lemsh i vertete, intrigues si nje policesk por edhe psikedelik.
Te licorice pizza personazhet jane gjithnje duke vrapuar. Jepet me se miri fryma e kohes…

ka akoma pune per te bere, personazhet duhet te pallohen nderkohe qe vrapojne, ky eshte filmi i frymes se kohes se te ardhmes.

Te licorice pizza personazhet jane gjithnje duke vrapuar.

:+1:
Gjithe filmi në nje fraze

film i mire, nuk te sjell ngazellim ose ndonje nxitje te madhe, pervecse ne fund fare i njeh shume mire personazhet dhe qytetin. Vrapi ketu eshte momentum po pa finalizim, nje tip sorrollatje mes deshires dhe pasigurise, eksplorimit te mundesive te pafundme, potencialit, arratisje nga marrja e vendimeve, gje krejtesisht e natyrshme per moshat e personazheve. Niveli i dramaticitetit eshte ne minimum, ngjashem me shfaqjen ne jeten reale gje qe e largon filmin nga fiksioni dhe idealizimet. Megjithate levizjet e kamerave tipike te PTA i japin filmit nje nuance prej endrrash.

nja dy gjera te tjera qe me bene pershtypje eshte se personazhet trajtohen si individe te rritur e me dinjitet nga regjizori, perpjekjet e te cileve mbeten individuale ne vend qe te nderlidhen me personazhe te tjere (ata qe shkaktojne zakonisht trauma dhe probleme) si dhe mungesa e kontakteve seksuale qe e ben filmin me te thjeshte. Me kujton pak Lost in Translation.

rri rehat, ne kete film nuk ka fare pallim :grin:

:smiley:
atehere nuk bo i lek si film!
square duhet te kete ndodh ndonje ndryshim ne Kozmos qe i vetmi hero admin i mbetur si i fundmi i mohikaneve perdor gjuhe porno; atehere e sigurte qe Donbasi eshte i joni! :laughing:

Ajo qe me ben pershtypje ne kete film, eshte zgjedhja e aktores protagoniste, me origjine hebreje, Alanes sic njifet dhe ne jeten reale, nuk eshte dhe aq sexy sikurse mund te kemi pare ne filmat e tjere, anipse me karakter e camarroke, sikurse mund te zgjidhte nje rregjizor tjeter. Kjo e ben filmin me te vecante, nje gjetje rregjizoriale.

1 Like

Në fakt, jeta reale nuk ka as me pak as me shume dremacitet por ky muhabet ka te beje me mos-sakralizimin e skenarit nga ana e PTA (sakralizimi i skenarit vazhdon te mbetet semundja e foshnjerise se kinematografise, edhe pse ajo u bë tashme 100 vjecare - por si duket, ajo, pra kinemaja do rroje 1000 vjet dhe aktualisht eshte ende në adoleshence ndaj i falen semundje te tilla femijerore si puna e sakralizimit te skenarit).

PTA eshte i talentuar. Dhe qe prej 3-4 filmash, i ka thene vetes : unë (pra ai), nuk do bej qe nuk do bej filma “per biznes” (per tu shitur) keshtu qe, kam qe kam talent (ai e di qe ka talent, sepse eshte nga ata regjizore qe ka pas vdek ta vërë në dukje, ta nënvizojë qellishem talentin), po e vë ate (pra talentin) në funksion te filmave të perkorë. Lekë, nuk do bej se nuk do bej me to”.

E ka sakte. Kaq eshte e gjitha. Financimet ka për ti gjetur (çik më me veshtiresi se më parë por ka për ti gjetur : tashme ai ka signaturen e tij, iku ai muhabet). Keshtu qe, në rastin konkret : çi duheshin star-et ?? Edhe mungesa e star-eve ben pjese tek qasja e re qe ai ka marrë persiper në berjen e filmave te tij. E ka shume mirë. Vazhdofte vetem dhe vetem keshtu

Vrapi ne fakt lidhet me ate punen e epokes-çarniere (kuzhinjete) te mes-viteve 70. Djali faqekuq eshte neo-liberalizmi qe po mberrin. Vajza eshte ‘e vjetra’ qe perpiqet te ndjeke djaloshin.

Shume kritikë e kane parë kete si himn ndaj iniciatives se lirë neo-liberale, por mendoj se e paragjykojne kot filmin : s’ka asnje himnizim në kete mes, thjesht nje realitet i ri post-krize (kriza e famshme e naftes) dhe pasojat qe ajo solli (e te cilat i përjetojme sigurisht edhe sot )

imazh

imazh

Po doren e zotit te Sorrentinos e ke pare? ca mendimi ke?

p.s sonte u ndakan cmimet Oscar

Nje film qe me ka surprizuar muajt e fundit eshte, the lost daughter, rregjia maggie gylenhaal… Frau im Dunkeln (2021) - IMDb

kurse mu me ka surprizuar nje video per nje gazetare qe dinte ukrainçen, dhe hante buke me zanatin e perkthyesit neper gjyqe e gjykata. Ajo thoshte se neqoftese une bej nje gabim ne perkthim gjate nje hetuesie ose gjyqi kam pasoja te renda, ka masa te renda ndeshkimore nese gaboj. Ndersa gazetaret nuk kane, bejne si t’ju teket suma me vepra e lajme fiction, liria e fjales dhe liria e informimit deri ne pamundesine e arritjes se absolutit. Gazetarja tregoi nje video ku intervistohej nje vajze e re ukrainase, te cilen gazetari, i derguari special i luftes, e pyeste: “Çfar po ndodh ketu?”. Vajza pergjigjej: “Nuk e di, nuk marr vesh se ç’ndodh, kam dale ketu per te pire nje cigare”. Ndersa perkthimi i zerit narrativ qe perkthente vajzen ishte: “Nuk e di, kam shume frike, eshte e tmerrshme ajo qe ndodh, po na vrasin”.
:laughing: :laughing: :laughing:

ky eshte film i modh qe meriton Oskar, bile sistemi i Oskar mbahet ne kembe ne saje te ketyre lloj filmash gjeniale
:rofl:

Jo.Nuk shoh më filma te tij (ne në shqip i themi: i kam hequr vizen). Por, POR, degjova qe behet fjale per film autobiografik, so, ka ca shance qe te jete i sinqerte (kur e mendoj mire, ne fund te fundit, vetem filmat e sinqerte më interesojne, te tjeret “i bej vetë” :smiley: ).

Ndofta e shoh !

Të jesh i sinqertë nuk do të thotë të jesh i vërtetë, një kriminel është i sinqertë, por nuk është i vërtetë.