“Pa parë Valbonën nuk keni parë Shqipërinë” janë shprehur me qindra mijëra turistë të huaj që kanë vizituar këtë mrekulli të natyrës, këtë pasuri të paçmuar të vendit tonë. Por një trinom: qeveritë shqiptare, gjykatat dhe ca biznese, kanë vendosur t’ua marrin këtë pasuri shqiptarëve dhe ta shkatërrojnë këtë lumë.
Prandaj, më 2 dhjetor, ditë e shtunë, ora 12 (mesditë), të gjithë shqiptarët e dashamirësit e parqeve kombëtare e natyrës sonë, të mblidhemi te Parku Rinia, Monumenti i Pavarësisë, e nga aty të marshojmë deri te Kryeministria që t’i themi
JO SHKATËRRIMIT TË ATDHEUT TONË!
JO SHKELJES SË LIGJIT!
JO GRABITJES SË TOKËS E PASURISË SONË!
JO PËR PARTINË, POR PËR KOMBIN E SHQIPËRINË!
Rreth 7-10 milionë euro në vit i vijnë si të ardhura Republikës së Shqipërisë vetëm nga turizmi në Valbonë (50 000 turistë në vit) dhe me ato para mbahen në punë me mijëra shtetas të Republikës së Shqipërisë. Vetëm 50 000-70 000 euro në vit fiton një apo dy persona që po shkatërrojnë Valbonën me anë të HEC-eve. Pra, kur të prishet Valbona, ne si vend humbasim 10 milionë euro dhe nxjerrim mbi 5000 vetë të papunë. Prandaj duhet ta ndalim me çdo kusht këtë marrëzi që po bëhet në Valbonë.
Së bashku me Valbonën, kjo marrëzi shkatërrimi ka vendosur të shkatërrojë dhe Parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, Lumin e Shalës, dhe Parkun e Nartës e Vjosën, në shkelje të plotë të ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
Kemi vetëm një Valbonë, një Vjosë, një park Divjake, një lumë Shale e një Nartë! Nëse na i shkatërrojnë këto, nuk do të ndalen para asgjëje!
Kush i thotë vetes shqiptar, të vijë të shtunën më 2 dhjetor, ora 12, e ta ndalim këtë mynxyrë, këtë kob që po i kanoset kombit shqiptar!
Shqiptar mos rri, por duku shqiptar!
3 Likes