Ketu po diskutohet nje emer i pervecem si president. Une i shtova dhe kryeministrin, qe e lidh bashke me te gjenerata e asaj pjese te vecante te shqiptareve, qe persekutuan shqiptaret. Ti vajte 150 vjete me pare tek Naum Veqilharxhi, duke e nxjerre ate qe thashe une nga konteksi, qe kishte te bente me lidhjen midis elites drejtuese- akademike ortodokse- vllehe me diktaturen, si shprehje te antishqiptarizmes. Tani perzien dhe lul e sal, ne kete diskutim, duke futur dhe dy emra te tjere te pervecem pa lidhje, sepse e vetmja gje qe dini te beni eshte retorika politike.
Te thashe qe je i lodhur dhe i merzitur nga vdekja per se gjalli e PD-se de flet kodra mbas bregut, e kerkon te nxjerresh me zor uje ne shkretetire, apo antishqipetare nga njerez qe po i japin Shqiperise. Xixa nuk te drejtohej ty si i “pa breke ne bythe” por ACDC-se. Nese je i njeti person por me 2 nick name te me falesh per sqarimin.
ACDC,
Meqë qenka fjala tek të lexuarit se ç’shkruan njeri apo tjetri - si kriter gjykimi mbi atë se sa vlen ai njeri apo tjetri, mendoj se ti i pari duhet të lexosh ato që unë kam shkruar lidhur me Lubonjën (apo të tjerë syresh) përpara se të më tregosh udhët.
Jo më larg… mjaft të shfletosh arshivin e PPU, ku edhe ke gjetur vendin për t’u shprehur!
Së dyti, meqë po më permend çështjen e origjinës dhe lashtësisë së shqiptarëve si standard matjeje të ndjenjës shqiptardashëse të dikujt…
Besoj, më lejon të të kujtoj apo të përmend se në këto momente, nuk jam duke shkëmbyer me specialistin më të thekur të këtyre çështjeve, apo jo? Në mos, përse ai specialist aq i mirënjohur - (dhe i botënjohur) do të ndjente nevojën të fshihej pas maskës ACDC?
Sidoqoftë - dhe në se është pikërisht rasti - a do të mundesh të ndash me ne ato njohuri aq të thella dhe të sakta lidhur me lashtësinë dhe origjinën e shqiptarëve?
Keshtu, s’do të ketë më asnjë dyshim për t’i vënë gishtin kandidatit të përshtatshëm për President të denjë të Republikës së Shqipërisë.
Nuk jam ne dijeni te brockullave antishqiptare qe mund te kete thene Lubonja po jam i mendimit se nje cike autokritike i duhet shqiptareve. Vetem me patriotizma dhe nacionalizem vendi nuk ndertohet. Duhet moral pune dhe solidariteti, dhe nga vendet e tjera te huaja te mesojme pak me shume. Po jetojme ne nje kohe ku nuk luan me rol se cfare kane qene Iliret. Pyetja eshte cfare jemi sot. Po gjermanet cfare kane qene dikur? “Nje popull i eger qe jetonte maje pemeve” ,- do thonin romaket? Po skandinavet cfare kane qene? Perse nuk perqendrohemi tek e tanishmja dhe tek ardhmja? Lubonja eshte nonkonformist dhe keta te fundit i duhen Shqiperise.
Une, nuk kam ndonje interes tek PD-ja, vdekja politike e se ciles do me trishtonte. Aspak. Une thjesht mendoj, qe PD-ja ka qene dhe eshte ne pozita shume me te mira, se ish partia e diktatures per te drejtuar, midis ketyre dy forcave relevante ne politiken shqiptare. Une nuk e di sa te verteta jane akuzat kunder PDse, por une nuk pranoj te mos shoh, ngjashmerine e pushtetit te socialisteve, me paraardhesit e tyre puniste. Bile une do thosha se gjate diktatures, pushtetaret kishin njefare fytyre, kurse pasardhesi i tyre E.Rama, spunon fare, ben gjithe diten llogje ne facebook, duke akuzuar gjithe diten opoziten, ose gjyqesorin, te cilin pervecse kerkon ta nenshtroje, e ka gjetur si alibi per deshtimin e tij spektakolar.
Për çudi ô Maksmeto, kur e shkruajta atë përgjigje nuk të pata parasysh aspak…
Jo se doja të të injoroja apo të të haroja, por thjesht - përgjigja ime ishte e drejtuar ndaj ACDC (punë tjetër nëse bëhet fjalë për të njejtin person - apo ndryshe, sikundër edhe populli thotê “bjeri pragut të të dëgjojë dera”).
Në këtë mënyre - dhe à priori - s’mund të me akuzosh për sulme personale apo se të kam vënë pullën racist!
Së fundi, besoj se ke arritur të kuptosh që, nëse është rasti për sulm, s’kam përtuar asnjëherë që t’i drejtohem tjetrit ballë-për-ballë, në mes të mejdanit!
Që të jesh nacionalist - dhe të afishohesh si i tillë me plot gojën, kjo mbetet çështja tënde personale, bindja tënde.
Unë vetë, për një varg arsyesh, s’jam i tillë dhe kam bindjen se - si njera apo tjetra, as shtojnë as edhe heqin ndonjë koqe nga kandari me të cilin matet njerëzia!
Ti qofsh ashtu siç je, unë qofsha i tillë… besoj se kjo nuk na pengon aspak të shkëmbejmë mendimet së bashku, apo jo?
Më tej - lidhur me atë lopën për t’u mjelur - sikundër dhe e quan. Nuk ka të bëje aspak ngjyra e qimes apo gjatësia e bishtit që e pengon viçin t’i shterrë gjirin së ëmës lopë - sikundër,nuk është guna apo dhiarja e lopçarit që e pengon t’ja shesë atë të bekuar në treg!
Edhe njëri edhe tjetri e shohin lopën me sy të përgjëruar - njëri si mëmë dhe tjetri si plaçkë!
Ti i drejtohesh acdc-se, por me lejo mua ti pergjigjem kesaj pyetjeje. Nacionalizmi yne nuk duhet te kete si baze primare lavdine e se kaluares, por perspektiven per te ardhmen. Ne jemi te percare, ne parti fe e krahinizem dhe kjo eshte arsyeja kryesore e prapambetjes sone. Bota, e majte apo e djathte, evropianiste, amerikaniste, cifutiste apo muslimane, sllave, gjermaniste apo latine, nuk eshte e lumtur kur ne jemi te lumtur. Dhe nese do kishte perspektive per me shume prosperitet, ai do vinte nepermjet nacionalizmit qe do te thote bashkim. Prandaj bota dhe nepermjet gojes tende, mallkon nacionalizmin, duke i quajtur bartesit e tij maskarenj.
Po cfare Lubonja thoni mor aman…ju sikur jetoni ne hene
Kërcënimi i Gramoz Ruçit ndaj Lsi: Ose Meta President ose Zgjedhje të parakohshme!
Ruçi ka marrë autorizimin të kërcënojë Ilir Metën, për ditën e nesërme. Ose ai duhet të “pranojë” të bëhet President i Republikës, duke çimentuar për herë të dytë Koalicionin Ps-Lsi dhe ti hapë kështu rrugën Ramës drejt mandatit të dytë kryeministror, ose e presin Zgjedhjet e parakohshme. Duket pra, se “pranimi ose mospranimi” i Metës, për rolin e Presidentit, është pjesë e partiturës, që është kthyer nga ofertë politike në një parakusht politik, nga kryetari i Grupit kuvendor socialist, Gramos Ruçi.
Dakord, dakord, por se c’kam pershtypjen qe me Lubonjen do ikte per lesh edhe presidenca. Si do ia bente dhe si do shprehej Lubonja ne perkujtime dhe festa kombetare? Dhe me e rendesishmja, si do te reagonin te tjeret? Kontrovers si analist i ka lezet, si président mund te jete fatal.
Une dhe ti, mund te diskutojme, nuk ka kurrfare problemi, por cilado qofshin arsyet, qe te bejne ty jonacionalist, ato nuk jane fisnike. Ne rastin me te mire, nuk je ne gjendje te kuptosh, qe nuk duhet te te vije turp per identitetin tend shqiptar, nese e ke te tille.
OK, Maksmeto,
i ke vënë vehtes detyrë shumë të vështirë të më bindësh për të mirat dhe avantazhet e nacionalizmës.
Sidoqoftë, jam në gjendje të dëgjoj argumentat dhe t’i vlerësoj.
Disa vjet më parë - dhe jashtë çdo eksitimi politik- por sidoqoftë në vijim të një debati të PPU mbi vllehët, kam botuar një shkrim të tërë lidhur me këto çështje.
Quhet Metafizikë patriotike dhe ka tre pjesë . Në se ke kohë dhe nge, të propozoj ta lexosh fillimisht dhe më tej, i rikthehemi këtij debati.
P.S: pa dashur aspak të të fyej, ti arrin të marrësh zjarr në një debat të tillë dy-leksh dhe të shtjellosh argumentat e tua me katër rreshta të mjera si ato më sipër. Ndërkohë - dhe pa modesti aspak, unë kam shkruar dhe botuar me qindra faqe lidhur me këto tema që të vijnë kaq për zemër (përveç atyre që të propozova më sipër, shih: p.sh - këtu)
Nuk kam kohe ta lexoj ate tani dhe do e lexoj me vone, por nga nje veshtrim i shpejte qe i dhashe, mu duk pak filozofik dhe jo praktik, duke pasur parasysh qe nen identitetin shqiptar na bashkon cfare na bashkon dhe skemi nevoje ta sterhollojme, per te kuptuar nese te gjithe ne, “fit” ne te. Interesi yne, eshte te bashkohemi, gjithe gjerat e tjera jane te dores se dyte dhe humbje energjie kombetare. Prandaj autokratet si Rama jane te rrezikshem. Nuk shpresoj qe keto fjalimet e mia ketu, do rrisin nacionalizmin, por shpresoj qe disa prej jush, kundershtare politike te mij( me ide), te jeni me te arsyeshem, perkrah kujt e vendosni energjine tuaj intelktuale, te cilen une e vleredoj.
C’osht me ky propozim nga qytetaret!!! Nga kush qytetare me? Nga ata qe dalin per protesta per 5000lek?
Nese Rama do me vu nje te perndjekur qe ti mbylli gojen pallavrave antikomuniste te Sules&Co, pse jo Visarin?
Meqe ra fjala, acdc eshte person tjeter, por eshte e vertete qe nje postimi tendit ju pergjigja se mendova qe me ishtw drejtuar mua.
Me falni por cfare uniteti kombetar do te sjelle Fatosi si president,kur ka quajtur Rramush Haradinajn si kriminel lufte,ndonese ky I fundit doli I pafajashem nga Gjykata e Hages?
Fatosi ka perseritur tezat e serbeve ndaj aspiratave te shqiptareve.
Vendosni kedo president, vec Lubonjat,Nanot apo Bazet jo…
e ku je Maks ku je - e leshon fjalen si lopa bajgen - jo se me behet vone per vllehet por te flasim drejt jane nder minoritetet qe njihen si punetore dhe qe jane integruar 99.999% me popullsine shqiptare nder shekuj. Nuk eshte e ndershme te shprehesh keshtu si druvar tu thon se gjithe vllehet bashke urrejne shqiptaret sepse i la historia pa atdhe. Mos harro se kur Rumania (ne fakt atdheu i tyre) kerkoi qe vllehet te njiheshin si minoritet ne Shqiperi vete shoqata e vlleheve nuk pranoi pasi ndihen komplet te integruar dhe kjo vetem do i marxhinalizonte.
Se fundmi kush i perhap keto llafe kaq te sigurta se Rama e Lubonja na qenka vlleh? Tamam alla-komunista i beni llafet.
Jps lexo cfare kam thene disa postime me poshte asaj qe lexove ti.
Kjo nisme duhet pergezuar por realiteti eshte i atille qe i pershtatet endrres se bukur te nje nate vere. Nuk ka per te ndodhur. Shoqeria civile ne Shqiperi sot per sot ka aq fuqi sa te bej nje proteste per te dal ne tv por nuk e degjon kush. Kaq. Rama dhe Likja e kane ndare punen e presidentit. PDja (opozita qe i duhet nje vendi normal) me e pakta po te ishte serioze sot duhet te ishte ne parlament dhe te denonconte keto lloj pazaresh dhe qokash, por partia e PDse eshte marre peng nga Berishet.
Nderkohe qe diskutojme dhe hamendesojme Tosin president, jo Tosin e Nanove por Tos Lubonjen, (ore kot nga bohet pijaneci?), PS-ja ja ka fut LSI-se te dyja kembet ne nje kepuce. Me konkretisht, i kerkon LSI qe te propozoje per president maksimumi deri neser zotin Ilir Meta. Nese nuk pranohet nga LSI-ja atehere vendi kalon ne zgjedhje te parakoheshme dhe qe koncidojne po me 18 Qershorin, por me gjona te reja.
O SHQIPTARE pse more pse humbisni nga qellimi, si ka mundesi qe su beme nje here bashke?!
Qellimi i vetem (qofte edhe i ketij postimi) eshte te japim nje pelqim per nje figure e cila duhet te jete sa me asnjanese nga kjo politike e korruptuar dhe e poshter.
Na duhet nje president qe te jete mbi palet. Kaq.
Po si ka mundesi qe ju kenaqeni me shume me ata figura qe do na imponohen, sepse nese nuk vjen nga ne populli propozimi do perfundojme me nje presidente qe do ta vendosin ata. Flitet ne keto momento per njerin nga ata te tre.
Si su lodhem me keta?! I bie qe president te vendosin njerin nga vetja, i cili do jett ne krye te te gjithe sistemit te drejtesise se sapo miratuar, gje qe do sjelle, me shume gjasa, paralizimin dhe mosfunksionimin e asaj te bekuar reforme.
Ku jemi? ne krye perseri!
Nuk jemi vecse nje republike bananesh!