jo vetem kaq, sepse komunizmi nuk eshte vetem aspekti enderrimtar utopik i nje shoqerie te drejte, te lumtur, te ngopur etj. Utopia eshte shume i gjere si nocion, permbledh ne vete shume gjendje shpirterore te ndryshme, ose me sakte eshte ne hava, pra nuk perfaqson asnje gjendje emocionale te caktuar. Eshte diçka abstrakte, pa efekt te drejtperdrejte me realitetin, sidomos per njerzit e zakonshem qe nuk kane shume te ndezur ne shpirt zonen e utopise.
Ndersa komunizmi eshte nje gjendje emocionale e caktuar.
Çfar du me thene e ka thene me mire Stendali ne nje roman te tij, pak a shume keshtu (tregoj me kujtese):
Nje oficer i ri i ushtrise napoleonike, i sapo dashuruar, ishte i ftuar ne nje sallon damash pasanike aristokratike ku ishte e pranishme edhe dama e zemres se tij. Nderkohe qe po llustronte çizmet e tij me karaboje, vuri re qe çizmet e vjetruara nga perdorimi kishin vrime ne tabanin prej sholle. Atehere e kuptoi se per tu bere jakobin mjafton nje çast i tille.